Kërkimi i një shtëpie të re është diçka mjaft emocionuese. Të dish se cilat janë gjërat kyçe për të kontrolluar në mënyrë që të jeni në gjendje të vlerësoni cilësinë e shtëpisë përpara blerjes, mund t’ju ndihmojnë që të keni më shumë vetbesim gjatë kërkimit për një shtëpi.
Këto këshilla praktike profesionale do t’ju ndihmojnë që të vlerësoni pjesë të ndryshme të një shtëpie, duke filluar nga themelet deri tek çatia në këtë mënyrë, ju do të jeni në gjendje që të mërrni një vendim të informuar përpara blerjes. Me këto njohuri, ju madje mund ta kryeni vet një inspektim të vogël paraprak të shtëpisë përpara se të këshilloheni me një profesionist të fushës.
Shikoni çatinë
Zakonisht një shtëpi mendohet si, “të kesh një çati mbi kokë”, kështu që çatia është dukshëm një komponent kryesor që duhet ta shikoni nëse po mendoni që të blini një shtëpi. Si blerës i një shtëpie për herë të parë, ju duhet të kontrolloni nëse çatia është në gjendje të mirë apo nëse duhet zëvendësuar së shpejti.
Shikoni themelet e shtëpisë
Çdo gjë mbështetet tek themelet e shtëpisë. Kur po kërkoni për të blerë një shtëpi, duhet të siguroheni që çdo gjë me themelet e shtëpisë të jenë të qëndryeshme dhe siç duhet brenda të gjitha kushteve teknike.
Kontrolloni ulluqet, sistemin e kullimit
‘Gjuetarët’ e shtëpive duhet të ekzaminojnë shumë gjëra në një shtëpi të re potenciale, së bashku brenda dhe jashtë, për t’u siguruar që të merret vendimi më i mirë. Një nga gjërat që ndoshta mund t’ju shpëtojë, por që janë shumë të rëndësishme janë ulluqet e shtëpisë dhe tubacionet e kullimit. Ulluqet janë shumë të rëndësishme, pasi ato ndihmojë me kullimin e ujit larg themeleve të shtëpisë për të evituar dëmtimin e themeleve me kalimin e kohës.
Ekzaminoni sistemin e ajrit të kondicionuar
Ajri i kondicinuar mund të mos jetë tek priortitet kryesore të listës suaj kur po kërkoni një shtëpi të re gjatë muajve të ftohtë, por me afrimin e verës sërisht, ajri i kondicionuar mund të kthehet në diçka shumë të rëndësishme. Kështu që, si një blerës potencial, ju duhet të kontrolloni sistemin e ajrit të kondicinuar të shtëpisë që po shikoni konsideroni për ta blerë.
Shikoni panelet elektrike
Kur po shikoni një shtëpi që mund ta blini, ju mund të jeni duke konsideruar shumë gjëra të tjera si: vendndodhja e shtëpisë, madhësia, pamja e përgjithshme, dhe çmimi të cilët janë që të gjithë faktorë shumë të rëndësishëm. Shumica e këtyre gjërave mund të jenë lehtësisht të dukshme nga ju dhe agjenti juaj, por disa të tjera mund të jenë më të vështira për t’u vënë re me sy të parë. Një nga këto gjëra është sistemi i elektrifikimt të shtëpisë. A është ai relativisht i ri, apo më shumë mundësi mund të ketë nevojë që të ndërrohet së shpejti?
Shikoni pompat e shkarkimit të ujrave të zeza
Nëse nuk keni zotëruar më parë një shtëpi, ju mund të mos jeni të njohur me sistemet e pompimit dhe të shkarkimit të ujrave të zeza. Disa shtëpi kanë pompa thithjeje për t’ju ndihmuar me grumbullimet e ujrave nga shirat dhe në terren nga jashtë themeleve të shtëpisë. Në anën tjetër, pompat e shkarkimit të ujrave të zeza, instalohen në disa shtëpi me tualetet poshtë linjave publike ose private. Ato ndihmojnë me heqjen e ujrave të zeza. Kështu që, do të ishte mirë që të informoheni se çfarë sistemesh ka të instaluara shtëpia që po interesoheni për ta blerë.
Shikoni ngrohësin e ujit
Asgjë nuk mund të krahasohet me ecjen në një shtëpi të ngrohtë në një dimër të ftohtë. Kur të jeni duke kërkuar për një shtëpi, një nga gjërat që duhet të shikoni me kujdes po ashtu është sistemi i ngrohjes së shtëpisë.
Shikoni çështjet e lidhura me sistemin dhe pajisjet hidraulike
Tjetër gjë e rëndësishme që duhet të bëni kujdes është sistemi dhe pajisjet hidraulike.
Kontrolloni dyert dhe dritaret
Dhe, së fundmi, kontrolloni dyert dhe dritaret për të parë nëse ka probleme strukturore potenciale.
Në çdo rast, mbani në mendje se, çdo shtëpi është e ndryshme, dhe do të ishte në interesin tuaj që ta inspektoni shtëpinë me një ekspert për të marrë vendimin përfundimtar të blerjes së shtëpisë. Gjithshtu mos harroni këshillimin me një profesionist të pasurive të paluajtshme të cilët mund të shërbejnë si një burim i madh për t’iu përgjigjur pyetjeve tuaja dhe për t’ju ndihmuar që të gjeni shtëpinë e duhur për ju dhe familjen tuaj.
Në çastin që do të keni blerë shtëpinë tuaj, mos harroni që po aq e rëndësishme se blerja është sigurimi dhe mbrojtja e asetit tuaj më të rëndësishëm.
A jeni gati për të blerë?
➡ZGJIDH një nga PAKETAT E SIGURIMIT që ju ofron SIGAL UNIQA:
✅Standarde
✅E argjendtë
✅E artë
➡️BLI ONLINE? SIGURIMIN E SHTËPISË?
https://sigal.com.al/pasuri-dhe-garanci/sigurimi-i-prones-dhe-pergjegjesise/sigurimi-i-shtepise/
#sigal #sigaluniqa #BuyOnline #safe #fast #24/7 #HomeInsurance #BliOnline #Esigurt
Kerko ne SIGAL
Të Fundit
- Në Shqipëri për festat e fundvitit? Kombinimi “Polica Kufitare + Autosos”, zgjidhja më e mirë për pushime të qeta
- VIDEO/ Blini online çdo siguracion që ju duhet, si Fjoralba
- Festa të bukura, në një shtëpi të siguruar
- “Karton Jeshil + Asistencë Rrugore”/ Shëtit botën pa shqetësime me SIGAL
- Si të përgatiteni për festat e fundvitit: Këshilla praktike për një sezon magjik
Arkivat
SIGAL UNIQA ju ofron paketa të ndryshme sigurimi për ...
Individe
Dëshironi të siguroni shëndetin, makinen apo pronën tuaj. Tani ju mund te blini siguracionin tuaj online.
Biznes Micro / SME
Të kesh një biznes të vogël apo të mesëm ka sfidat e veta ndaj në SIGAL UNIQA kemi ndërtuar paketa sigurimi për ju.
Korporate
Cdo biznes i cili ka xhiro vjetore mbi 250 milione lek te reja konsiderohet biznes V.I.P ose Biznes Korporate.