“Si jam këtë mëngjes?” pyet pasqyrën në tualetin tënd. Është dita e parë e muajit shkurt 2040. “Çdo gjë në rregull, Maria,” i përgjigjet asistenti yt zanor Mark veshit tënd.
Por ju tashmë e dinit këtë. Sistemet e diagnostikimit dhe sensorët e vendosur në tualetin dhe në dhomën tuaj të gjumit tashmë ju kanë monitoruar dhe kanë kryer kontrolle të padukshme dhe të heshtura ndërsa ju ishit në gjumë, kur po dilnit nga krevati, kur përdorët tualetin, kur bëtë dushin dhe kur filluat që të përgatiteshit për ditën përpara jush.
Tashmë do t’jua kishin thënë nëse ato do të kishin vërejtur diçka të pazakontë gjatë gjumit tuaj, në ecjen tuaj, nëse sistemi i analizave dhe i diagnostikimit në tualetin tuaj të do të kishte gjetur diçka të pazakontë, nëse furça juaj e dhëmbëve do të kishte gjurmuar ethe në trupin tuaj, ose nëse do të dyshonin për diçka në frymëmarrjen tuaj, nëse pasqyra do kishte vërejtur shenja të lidhura me problemet kardiovaskulare ose nëse sistemi i menaxhimit të ajrit të shtëpisë do të kishte vënë re bakterie ose viruse të papritura. Dhe, sigurisht, vet rrjeti i trupit tuaj ka skanuar dhe regjistruar në mënyrë të vazhdueshme të gjitha shenjat tuaja jetësore dhe më pas ia ka komunikuar këtë informacion qendrës së rrjetit të shtëpisë tuaj.
Por ju gjithsesi ia bëni këtë pyetje Markut (asistentit tuaj zanor). Sepse ju ndjeheni mirë kur dëgjoni një zë miqësor në mëngjes.
“Faleminderit Mark,” thoni ju teksa po ecni drejt kuzhinës. Kafja tashmë është gati dhe krahu robotik tashmë është duke mbajtur filxhanin tuaj të kafesë me qumësht të përgatitur ashtu siç ju pëlqen juve.
Ju merrni filxhanin dhe krahu tërhiqet pas në cep butësisht dhe pa zhurmë.
Ju i tundni kokën murit dhe ai mbushet me transmetimin e lajmeve në TV. Me një tundje tjetër të kokës ju ndryshoni ekranin në një seri lajmesh të printuara ose në video siç e kërkoni ju.
“Një lëng me fruta apo diçka tjetër? pyet sërish Marku në veshin tuaj.
“Të zakonshmen,” i përgjigjesh ti, dhe krahu tjetër robotik shtrihet për të marrë nga dollapi një gotë xhami dhe fillon të përzgjedhë frutat dhe manaferrat nga tasi i frutave.
Ja dhe një ditë tjetër me asistencën e robotit ka filluar në shtëpinë tuaj të zgjuar?