Kush do ta kishte menduar? 20 gjëra që nuk i dinit rreth spinaqit.
A e dinit se…
- Bima e spinaqit me shumë mundësi vjen nga Azia Jugperëndimore dhe rritet në të gjithë botën, me përjashtim të vendeve tropikale.
- Spinaqin siç e njohim ne atë sot kultivohej në Persi, ku quhej “ispanag”.
- Ai erdhi në Spanjë nëpërmjet Morsëve (banorë të Maghreb-it në Gadishullin Iberik) dhe emri i tij ndryshoi në “espinaca”.
- Ka rreth 50 kultivues të ndryshëm dhe Kina është prodhuesi më i madh me 25.6 milionë ton në vit.
- Spinaqi mund të korret dy herë në vit.
- Ai është përmendur për herë të parë në zonat tona në shekullin e 13-të nga peshkopi katolik Albertus Magnus.
- Ai duhet gatuar ose zier dhe vetëm spinaqi i vogël ‘bebe’ (p.sh, gjethet e reja) mund të hanen të gjalla.
- Konsumi i spinaqit në Austri, për shembull, arriti pikun e tij vjetor të martën ku raportohet se më shumë sesa gjysma e austriakëve ende e hajnë spinaqin në atë ditë.
- Më shumë se sa një e treta e ngrënësve të spinaqit varen nga kremi klasik i spinaqit me patate dhe vezë të skuqura.
- Ai është burimi i fuqisë sekrete të filamave vizatimor “Braco Di Ferro”, për shkak të përmbajtjes së lartë me nitrat që promovon rritjen e muskujve.
- Ju nuk duhet kurrë ta ngrohni spinaqin e gatuar për foshnjat apo fëmijët e vegjël. Nëse sipnaqi i gatuar ruhet për një kohë të gjatë ose lihet jashtë frigoriferit, nitrati mund të konvertohet në nitrat potasiumi, që mund të çojë në kërcënimin e jetës si pasojë e mungesës së oksigjenit në trup kur ai konsumohet.
- Fatkeqësisht spinaqi nuk është një furnizues edhe aq i madh me hekur saç është deklaruar më parë. Në tabelat e vjetra ushqyese, shënimi me 30 mg hekur për 100 gramë spinaq ka qenë i gabuar. Kjo aplikohet ndaj spinaqit të tharë. Ndërsa spinaqi i freskët përmban vetëm një të dhjetën e kësaj. Megjithatë, ai ende mbetet një nga perimet tona kryesore.
- Një proverb thotë: “Spinaqi zëvendëson gjysmën e farmacisë.” Sepse ai gjithashtu përmban një sërë mineralesh jetësore të tilla si fosfor, potasium, kalçium, magnez, kopër dhe jod.”
- Spinaqi i ngrirë zakonisht është më i lartë në vitamina sesa kur është i freskët. Gjatë ruajtjes, spinaqi humbet rreth 10% të vitaminave çdo ditë.
- Në Francë ai quhet gjithashtu “fshesa e stomakut” sepse është shumë i mirë për tretjen.
- Spinaqi përmban shumë acid folik. Trupi ka nevojë për këtë vitaminë B për proceset e rritjes, për formimin e gjakut dhe metabolizmin e qelizave. 100 gramë spinaq mbulojnë gjysmën e kërkesave ditore për ushqim.
- Spinaqi i freskët është veçanërisht i ulët në kalori sepse ai përmban rreth 90% ujë.
- A mund të hiqen kërcinjtë e drunjtë të gjetheve të spinaqit me ndonjë marifet? Për ta bërë këtë, paloseni gjethen e spinaqit për së gjati dhe filloni ta pastroni atë që nga maja e gjethes.
- Një recetë e shpejtë me spinaq të freskët është që ta vendosni spinaqin e njomë në vaj ulliri të ngrohtë me hudhra, pastaj shtojini kripë, piper dhe arrëmyshk.
- Citati “Spinaqi shijon më mirë nëse e zëvendësoni me një biftek të madh pak përpara ngrënies” nuk vjen nga një vegjetarian.
Kerko ne SIGAL
Të Fundit
- Si të mbani makinën në gjendje të përkryer para një udhëtimi jashtë Shqipërisë
- Zjarret përfshijnë disa biznese në Gramsh, Librazhd dhe Brezovicë. Sigurimi i Biznesit, rëndësia, mbulimet dhe kostot
- Keni plane të udhëtoni jashtë Shqipërisë? Pse nuk duhet harruar Sigurimi “Shëndet në Udhëtim”
- Mjetet e ngrohjes dhe gatimit, rrezik gjatë dimrit/ A janë banesat tona të siguruara nga zjarri?
- Si ta përballojmë shëndetshëm të ftohtin?
Arkivat
SIGAL UNIQA ju ofron paketa të ndryshme sigurimi për ...

Individe
Dëshironi të siguroni shëndetin, makinen apo pronën tuaj. Tani ju mund te blini siguracionin tuaj online.

Biznes Micro / SME
Të kesh një biznes të vogël apo të mesëm ka sfidat e veta ndaj në SIGAL UNIQA kemi ndërtuar paketa sigurimi për ju.

Korporate
Cdo biznes i cili ka xhiro vjetore mbi 250 milione lek te reja konsiderohet biznes V.I.P ose Biznes Korporate.