KU E KA ORIGJINËN DITA NDËRKOMBËTARE E MËSUESIT DHE PËRSE E FESTOJMË NE ATË?
Mësuesi është një edukator, një udhëheqës, një mik, një filozof, i cili hap mendjet tona dhe na ndihmon për të kuptuar më mirë botën rreth nesh. Si i tillë kontributi i mësuesve në shoqëri nuk mund të anashkalohet. Dita e Mësuesit, gjithashtu e njohur si “Dita Ndërkombëtare e Mësuesit”, është një festim i përvitshëm përgjatë gjithë globit për të njohur, vlerësuar, fuqizuar dhe çmuar punën e mësuesve.
Sipas Organizatës së Kombeve të Bashkuara për Arsimin, Shkencën dhe Kulturën (UNESCO), festimet e Ditës së Mësuesit janë që të gjitha për të na kujtuar si shoqëri se “E drejta e arsimit do të thotë e drejta për një mësues të kualifikuar”. Për të shënjaur këtë ditë, UNESCO dhe Edukimi Ndërkombëtar organizojnë fushata të përvitshme në të gjithë botën për të ndihmuar njerëzit që të kuptojnë më mirë dhe të fuqizojnë më tej rolin integral të mësuesve dhe të edukatorëve të tjerë profesionistë që ata luajnë në institucionet arsimore, në veçanti dhe, në shoqërinë si një të tërë, në përgjithësi.
Dita e Mësuesit është vendosur në vitin 1994 për të nderuar adoptimin e Rekomandimeve të UNESCO-s dhe të Organizatës Ndërkombëtare të Punës (ILO) mbi Statusin e Mësuesve. Këto Rekomandime ofruan bazën themelore të standardeve arsimore, rekrutimin dhe trajnimin fillestar, politikat e personelit, duke përfshirë vazhdimin e arsimimit të mësuesve, punësimin dhe kushtet e tyre të punës.
Sipas UNESCO, çdo njeri mund t’a arrijë misionin e Ditës së Mësuesit, duke e festuar këtë profesion, duke krijuar dhe rritur ndërgjegjësimin rreth çështjeve të lidhura me mësuesit dhe të sigurohet që respekti për të gjithë mësuesit të jetë një normë. Gjatë festimeve të Ditës së Mësuesit, shkollat, nxënësit dhe studentët përgatisin evente me mësuesit e tyre, përgatisin karta urimi, ushqime të veçanta, duke luajtur muzikë dhe koncerte dhe shumë më shumë.
Në Shqipëri, Dita Ndërkombëtare e Mësuesit është më 7 mars për të festuar hapjen e shkollës së parë që jipte mësim në gjuhën shqipe në vitin 1887.

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj në faqen tonë të internetit. Duke shfletuar këtë faqe interneti, ju pranoni përdorimin tonë të cookies.