Forca mendore nxit aftësi të cilat na ndihmojnë të rritemi përtej problemeve dhe sfidave tona. Dhe forca mendore është po aq e rëndësishme në jetën tonë të përditshme dhe jo vetëm për sportet e klasit të parë. Këto do të gjeni disa këshilla nga kampionët e sportit dhe psikologët.
Sportistët e dinë më mirë sesa kushdo tjetër se çfarë do të thotë që të arrish në krye. Dhe ata e dinë se, për të arritur këtë duhet shumë më shumë sesa thjesht përgatitje fizike. Për sportistët, rëndësia e trajnimit mendor është gjithmonë e padiskutueshme. Ata na rekomandojnë që të qëndrojmë gjithmonë të hapur me vetveten, si edhe për të menduar në mënyrë racionale. Nga këtu buron edhe forca mendore. Por, çfarë është forca mendore?
Të drejtosh veten
Forca mendore është një ‘koleksion’ aftësish për të drejtuar vetveten në mënyrë të tillë ku mund të triumfojmë përballë problemeve dhe sfidave. Një shembull i thjeshtë: Proceset, vetëdija dhe pavetëdija psikologjike mund të formësohen në një mënyrë të tillë saqë, për shembull, ju do të fokusoheni vetëm aty ku nevojitet vëmendja dhe forca juaj në një moment të dhënë. Apo që papritur kur të nevojitet, ju të bëheni krijues dhe kompetent. Kjo aftësi për të mbrojtur veten sa më shumë që të jetë e mundur dhe jo për ta dëmtuar atë, është një aftësi e lindur tek të gjithë njerëzit. Madje edhe foshnjet mund të përballojnë stimujt e pakëndshëm në mënyra të ndryshme. Pra çdo njeri mund të zhvillohet mendërisht dhe ky është një proces që zgjat gjithë jetën.
Të trajnohesh vazhdimisht
Në fakt, ne e trajnojmë forcën tonë mendore ditë pas dite. Diçka e tillë nuk ndodh gjithmonë qëllimisht, dhe ndonjëherë majde as me vetëdije, por çdo situatë me të cilën ne përballemi janë trajnime për psiqikën tonë. Në çdo situatë me të cilën ne përballemi përfshihen proceset mendore. Vizualizimi është gjithashtu një pjesë shumë e rëndësishme e përgatitjes ditore. Nëse ju mund ta vizualizoni pasazhin e një gare me përsosmëri për veten, kështu ju do të përftoni një ndjesi të mirë për rezultatet, dhe diçka e tillë do t’ju japë vetbesim gjatë garës.
Jo vetëm në garë
Situatat me të cilat mund të përballemi gjatë ushtrimit të sporteve na ofrojnë mësime të cilat na ndihmojnë në jetën tonë të përditshme. Nëpërmjet ushtrimit në sporte ne mund të reflektojmë në mënyra të cilat mund të rezultojnë të favorshme për ne. Ne mund të bëhemi njësh me fokusin tonë. Ne mund të përballemi me vetveten në një mënyrë që na forcon më shumë. Forca mendore e bën jetën më të lehtë për të përjetuar se sa thjesht për të mbijetuar.
Tre hapat për të arritur më shumë forcë mendore
Tre ushtrime klasike që rekomandohen janë:
- Flisni me veten në mënyrë pozitive: Flisni me vetveten ashtu siç do të dëshironit që miku/mikja juaj më e mirë do të bënte me ju, duke ju inkurajuar dhe ngushëlluar atëherë kur ju nevojitet.
- Vizualizimi: Parashikoni suksesin e ngjarjeve dhe kapërcimin e pengesave të mundshme të tilla se si do ta përballoni tensionin me qëllim arritjen e objektivave.
- Hiqni dorë me vetëdije. Të mësoni të relaksoheni me vetbesim, nëpërmjet çlirimit të muskujve, ushtrimeve të frymëmarrjes etj.
Por, siç thotë edhe ajo shprehja:
“Një mendje e shëndoshë, në një trup të shëndoshë!”
➡Mësoni më shumë për sigurimin e shëndetit me SIGAL UNIQA dhe blini online siguracionin në ?: https://sigal.com.al/shendet-dhe-aksidente/paketat-e-shendetit/
✅MERRNI NJË OFERTË TANI NË?:
WhatsApp: 068 60 62 829
#sigal #sigaluniqa #SigurimiShëndetit
Kerko ne SIGAL
Të Fundit
- “Sigurimet ndihmojnë në krijimin e një qytetari të pavarur, të lirë e të qetë”
- Në Shqipëri për festat e fundvitit? Kombinimi “Polica Kufitare + Autosos”, zgjidhja më e mirë për pushime të qeta
- VIDEO/ Blini online çdo siguracion që ju duhet, si Fjoralba
- Festa të bukura, në një shtëpi të siguruar
- “Karton Jeshil + Asistencë Rrugore”/ Shëtit botën pa shqetësime me SIGAL
Arkivat
SIGAL UNIQA ju ofron paketa të ndryshme sigurimi për ...
Individe
Dëshironi të siguroni shëndetin, makinen apo pronën tuaj. Tani ju mund te blini siguracionin tuaj online.
Biznes Micro / SME
Të kesh një biznes të vogël apo të mesëm ka sfidat e veta ndaj në SIGAL UNIQA kemi ndërtuar paketa sigurimi për ju.
Korporate
Cdo biznes i cili ka xhiro vjetore mbi 250 milione lek te reja konsiderohet biznes V.I.P ose Biznes Korporate.