Blog

Fishekzjarret e entuziazmit

Për ata që janë të apasionuar dhe xheloz, që shkëlqejnë dhe digjen për atë që bëjnë, ata jetojnë një jetë më të lumtur. Në kërkim të entuziazmit…

Ne jemi qenie me entuziazëm të lindur. Kur ne krijojmë apo arrijmë diçka, kur kemi një përvojë pozitive, mesazherët neurobiologjikë çlirohen dhe ne ndjehemi mirë. Këto fishekzjarre neurotransmetuesish, të tillë si dopamina, adrenalina, noradrenalina dhe endorfina, në fakt i bëjnë rrjetet tona nervore që të rriten, duke na bërë euforik, në rastet më të mira, që të zhytemi në të ashtuquajturën rrjedhë, gjendja në të cilën ju mund të harroni tërësisht se çfarë është duke ndodhur rreth jush: ju zhyteni në atë që po bëni. Idealisht, çdo njeri i di aktivitetet që i bëjnë entuziastë. Entuziazmi i vërtetë vjen nga motivimi i brendshëm. Më pas, ne bëjmë atë që duam që të bëjmë vullnetarisht, diçka që ne e duam me të vërtetë.

Krijoni entuziazëm

Në mënyrë që jo vetëm të jeni të kënaqur dhe të lumtur në një periudhë atagjatë, por gjithashtu që të jeni të shëndetshëm mendërisht, është e nevojshme që të ruajmë aftësinë për të qenë entuziastë dhe se duhet të përpiqemi që të krijojmë hapësira për entuziazëm çdo ditë.

Në ‘ZEN’ ju ndiqni mençurinë. Gjëja më e rëndësishme në jetë është të pyesni vetveten se cila është gjëja më e rëndësishme për ju. Rritja personale dhe zgjerimi i aftësive personale është motori qëndror i entuziazmit. Kështu: një gjuhë e huaj, një instrument, të mësosh të vallëzosh, siç e shikoni ka një sërë mënyrash që ju mund të zhvilloni.

Zëvendësoni drogat Facebook dhe Netflix

Hileja është se ju mund të entuziazmoheni dhe pastaj gjërat marrin rrugën e tyre. Pëlqimet në Facebook, ose ‘videogames’ ju japin euforinë e dëshiruar. Neurobiologjikisht, e njëjta gjë ndodh, pavarësisht nëse ju jeni duke bërë diçka që ka një vlerë të vërtetë për ju apo sepse jeni të lumtur nga 340 pëlqimet që keni marrë në instragramin tuaj. Tani arti është gjetja e ekuilibrit të duhur në jetë dhe atë formë entuziazmi që kanalizohet gjithashtu në aktivitete personalisht kuptimplota.

Arkivat

SIGAL UNIQA ju ofron paketa të ndryshme sigurimi për ...

Individe

Dëshironi të siguroni shëndetin, makinen apo pronën tuaj. Tani ju mund te blini siguracionin tuaj online.

Lexo më shumë

pr_interpr_s213_t1067_i1632

Biznes Micro / SME

Të kesh një biznes të vogël apo të mesëm ka sfidat e veta ndaj në SIGAL UNIQA kemi ndërtuar paketa sigurimi për ju.

Lexo më shumë

despre-cariere-small_s44_t494_i491_s213_t1065_i1618

Korporate

Cdo biznes i cili ka xhiro vjetore mbi 250 milione lek te reja konsiderohet biznes V.I.P ose Biznes Korporate.

Lexo më shumë