Lajme

Fermeri shqiptar nën presionin e ndryshimeve klimatike, Ponari: Sigurimi bujqësor zgjidhja e duhur

Sipas studimeve zyrtare, Shqipëria radhitet ndër vendet me risk të lartë për pasoja nga ndryshimet klimatike. Sektori që preket në mënyrë direkte nga këto ndryshime është bujqësia.

Breshëri, zjarret dhe sëmundjet e ndryshme të kulturave bujqësore kanë shkaktuar shpesh kosto të mëdha për fermerët shqiptarë.

Zjarret kanë shkrumbuar jo pak hektarë me ullinj në zonat bregdetare; sëmundjet dhe ngricat kanë dëmtuar frutikulturën në Juglindje; ndërsa vreshtat në Veri kanë qenë shpesh pre e rreziqeve të motit.

Fermerët shqiptarë i kanë mbuluar vetë kostot e larta të këtyre të papriturave, përkundër thirrjeve të pasuksesshme për zhdëmtim e ndihmë shtetërore.

Sigurimet bujqësore, sipas traditës perëndimore, ofrojnë mbrojtje financiare të shumëfishtë për fermerët.

 

CEO i SIGAL, z. Avni Ponari, për Top News sqaron se: “Shoqëritë e sigurimeve e kryejnë këtë mision që është një nga misionet më të rëndësishme dhe që i japin mundësinë çdo fermeri të ketë të mbuluar rreziqet dhe të jetë i kompensuar financiarisht për dëme të cilat mund të ndodhin dhe kjo fillon që nga lulëzimi i produkteve deri te prodhimi i tij.”

Në Shqipëri, SIGAL është kompania kryesore dhe e vetme që mbulon të gjithë ciklin bujqësor – nga lulëzimi i hershëm i farërave deri te prodhimi – duke garantuar kompensimin për humbjet e shkaktuara nga kushtet klimatike, për sa kohë fermeri ka marrë masat e nevojshme të dakordësuara në kontratë sigurimi gjatë kultivimit. SIGAL ofron mbrojtje për të gjitha kulturat, përfshirë grurin dhe misrin.

Ponari: “SIGAL ka vite që mbulon me shumë sukses dhe ka me dhjetra klientë të cilët ofrohen dhe kanë marrë sigurimin e duhur duke u krijuar mundësinë atyre që të kompensohen financiarisht … Çdo gjë që krijojmë me duart tona në fushën e bujqësisë është e mbuluar, dhe në çdo zyrë kudo në territorin e Shqipërisë, Kosovës e Maqedonisë së Veriut SIGAL është prezent – mund të afroheni aty dhe të merrni shërbimin e duhur. Vlera e sigurimit nuk është e lartë; ajo përbën vetëm 3–6% të investimit të fermerit, një shpenzim i papërfillshëm krahasuar me atë që do të përfitohet në fund të sezonit.”

 

SIGAL ka vite që mbulon me sukses dhjetëra fermerë në të gjithë Shqipërinë dhe shembujt e suksesit janë të shumtë.  Siguria financiare e fermerëve mbron të ardhurat e tyre dhe njëherësh siguron stabilitetin e furnizimit me ushqime, si edhe rrit besimin për investime të tjera. Në nivel makro, një bujqësi e mbrojtur mirë ul varfërinë rurale, krijon vende pune, rrit prodhimin dhe forcon ekonominë e vendit.