Gjatë pandemisë COVID-19, fëmijët dhe adoleshentët janë stresuar shumë. Sipas gjetjeve nga kërkimet më të fundit, në veçanti masat e – mbylljeve, zhvillimi i mësimeve online nga shtëpia, maskat – kanë lënë një shenjë të thellë, duke shkaktuar stres, ankth, trishtim dhe mërzitje. Si mund t’i fuqizojmë dhe mbështesim fëmijët tani.
Pas më shumë sesa një viti në gjendje emergjence, tani çdo fëmijë është prekur nga kjo gjendje. Një vit në jetën e një fëmije përbën një interval shumë më të gjatë kohor sesa në jetën e një të rrituri. Sipas studimeve të kryera rezulton se, rreth 15 për qind e fëmijëve ndërmjet moshës tre dhe dymbëdhjetë vjeç kanë shfaqur simptoma të rëndësishme klinike; në pranverë të vitit 2020, ky numër ishte ende tre për qind, referuar të dhënave nga një studim i kryer nga Universiteti Mjekësor Innsbruck. Vajzat në veçanti, kanë raportuar ankth dhe simptoma fizike të tilla si dhimbje barku dhe çrregullime të gjumit. Djemtë kanë rapotuar, çrregulime përqëndrimi dhe probleme lidhur me vëmendjen.
Të zemëruar, të trishtuar dhe të mërzitur
Sipas studimeve, një në tre fëmijë ndjehen të zemëruar dhe të zemëruar më shpesh, dhe një në pesë prej tyre ndjehen të trishtuar apo të vetmuar. Një një dy fëmijë vuajnë nga ankthi për shkak të situatës aktuale, dhe një në tre prej tyre vuajnë nga çrregullimet e gjumit. Dhe kjo është diçka shumë e pazakontë për moshat shumë të reja, është ajo çka theksojnë psikologët.
Përhapja e depresionit dhe ankthit
Edhe të rinjtë gjithashtu vuajnë: Më shumë sesa gjysma e nxënësve të moshës 14 vjeçare dhe lart kanë shfaqur simptoma depresive, rreth gjysma tregojnë simptoma antkhi dhe rreth 16 për qind e të rinjve kanë mendime vetvrasëse. Këto janë rezultatet alarmuese të një studimi të kryer nga Universiteti Krems. Sjellje të ndryshme që krijojnë vartësi (loja, konsumimi i ëmbëlsirave dhe alkooli) dhe çrregullimet e lidhura me të ushqyerin janë në rritje.
Mungesa masive e kontakteve sociale
Çfarë po u mungon fëmijëve? Atyre u mungon më shumë normaliteti i jetës së përditshme. Ata shprehen se, dëshirojnë që të shoqërohen më shumë fizikisht me fëmijët e tjerë, të mos mbajnë maskë, të jenë në gjendje që të shikojnë fytyrat e njerëzve dhe të jenë në gjendje që të takohen me miqtë e tyre pa kufizime. Ajo që u mungon fëmijëve është lëvizja dhe takimet, të cilat fatkeqësisht janë ato që kanë munguar për shkak të kufizimit të lëvizjeve.
Që prej fillimit, njerëzit janë qenie sociale. Për një foshenje është e pamundur që të mbijetojnë pa kontaktin me të tjerët. Diçka e tillë na shoqëron gjatë gjithë jetës sonë. Për t’u zhvilluar të shëndetshëm nga pikëpamja mendore, ata kanë nevojë për mjedisin social jashtë familjes së tyre gjatë të gjitha fazave të zhvillimit nga mosha 3 deri në 18 vjeç. Rrjedhimisht, shkollat, klubet sportive, pushimet duhet të rifillojnë plotësisht sa më shpejt që të jetë e mundur.
Humbja e strukturës ditore
Me jetën e përditshme në shkollë, jo vetëm kontaktet e rëndësishme sociale, por gjithashtu edhe struktura e rregullt e jetës së përditshme ka humbur. Në vend të kësaj, fëmijët mund të kalojnë më shumë orë në shtëpi online – mesatarisht, ata harxhojnë të paktën pesë orë në ditë në celularët e tyre. Me rritjen e përdorimit të celularëve, jo vetëm që rritet rreziku ndaj zhvillimit të problemeve të shëndetit medor, por me mungesën e aktivitetit humbet gjithashtu edhe një valvul e rëndësishme e stresit që janë ushtrimet fizike në mjedise të hapura. Ushtrimi i sporteve dhe ushtrimeve fizike në mjedise të hapura krijojnë një ekuilibër fizik që na bën shumë mirë për gjumin dhe problemet e përqëndrimit.
Informacionet miqësore ndaj fëmijëve
Në terma konkretë, fëmijët mbështeten duke iu ofruar atyre informacione rreth këtyre kushteve në një mënyrë që është sa më miqësore ndaj fëmijëve. Kjo do të thotë gjithashtu, mbrojtjen e fëmijëve sa më shumë që të jetë e mundur edhe nga dhënia më shumë informacion se sa duhet. Prindërit duhet t’i mësojnë fëmijët se ajo që ne po përjetojmë në këtë moment nuk është norma, thonë psikologët. Të jesh kritik nuk do të thotë që të jesh kundër, por që ta shikosh problemin nga një kënd i ndryshëm.
Fokusimi tek mirëqenia e fëmijëve
Në përgjithësi, fokusi në krizë duhet të jetë më shumë mbi mirëqenien e fëmijëve dhe të të rinjve. Gjatë ndërmarrjes së masave të shtrëngimit duhet realizuar edhe një vlerësim i hollësishëm mbi peshën psikologjike që ato do të kenë tek fëmijët dhe adoleshentët.
5 këshilla: Çfarë i fuqizon dhe mbështet fëmijët
- Këshilla 1: Rutina, strukturat dhe rregullat ofrojnë siguri. Një rutinë e rregullt ditore është e mirë për fëmijët dhe prindërit, po ashtu. Veçanërisht adoleshentët, duhet bërë kujdes për të mbajtur një ritëm ditë-natë dhe për të siguruar një gjumë të mjaftueshëm.
- Këshilla 2: Të jenë në kontakt me njerëzit e tyre të dashur. Marrëdhëniet sociale të qëndrueshmne janë thelbësore në të gjitha kohët. Fëmijët mund të qëndrojnë në kontakt me njerëzit që nuk i shikojnë gjatë krizës nëpërmjet telefonit apo Skype. Kurdoherë kur është e mundur, duhet kërkuar kontakti personal.
- Këshilla 3: Të shprehin lirshëm ndjenjat në familjet e tyre. Zëmërimi, irritimi apo trishtimi janë aktualisht shoqërueset e shumë fëmijëve. Prindërit mund t’i ndihmojnë ata që të identifikojnë ndjenjat dhe përballimin e tyre në mënyrë konstruktive. Prindërit duhet të mirëpresin të gjitha pyetjet dhe të marrin kohën e nevojshme për t’iu përgjigjur me qetësi atyre dhe për të larguar frikërat irracionale.
- Këshilla 4: T’i japin vetbesim. Nëse fëmijët janë të trishtuar apo të mërzitur, prindërit duhet të mendojmë me kujdes se çfarë i shqetëson ata saktësisht. Së bashku, ata duhet të diskutojnë se si ta menaxhojnë më mirë situatën dhe se çfarë duhet të presin në të ardhmen.
- Këshilla 5: Shpërqëndrimi është diçka e mirë. Lojrat dhe filmat komik, një shëtitje apo një piknik i sjellin më shumë varietet dhe gëzim jetës sonë të përditshme. Ritualët (p.sh., leximi i një historie përpara gjumit) i ndihmojnë fëmijët që të bien në gjumë qetësisht dhe të relaksuar.
Kerko ne SIGAL
Të Fundit
- “Sigurimet ndihmojnë në krijimin e një qytetari të pavarur, të lirë e të qetë”
- Në Shqipëri për festat e fundvitit? Kombinimi “Polica Kufitare + Autosos”, zgjidhja më e mirë për pushime të qeta
- VIDEO/ Blini online çdo siguracion që ju duhet, si Fjoralba
- Festa të bukura, në një shtëpi të siguruar
- “Karton Jeshil + Asistencë Rrugore”/ Shëtit botën pa shqetësime me SIGAL
Arkivat
SIGAL UNIQA ju ofron paketa të ndryshme sigurimi për ...
Individe
Dëshironi të siguroni shëndetin, makinen apo pronën tuaj. Tani ju mund te blini siguracionin tuaj online.
Biznes Micro / SME
Të kesh një biznes të vogël apo të mesëm ka sfidat e veta ndaj në SIGAL UNIQA kemi ndërtuar paketa sigurimi për ju.
Korporate
Cdo biznes i cili ka xhiro vjetore mbi 250 milione lek te reja konsiderohet biznes V.I.P ose Biznes Korporate.