Trajto veten, fëmijët apo të tjerë ndaj dëmtimeve të vogla ose problemeve shëndetësore të thjeshta shpejt
Duke marrë me vete një set ndihme të shpejtë të mirëorganizuar, ju mund të trajtoni veten, fëmijët ose familjarë të tjerë tuaj për dëmtime të vogla apo për kushte shëndetësore të thjeshta. Përbërja e paketës tuaj me kremra, medikamente dhe me fasho varet nga desitancioni i udhëtimit tuaj dhe nga nevojat tuaja personale. Gratë shtatëzëna kanë nevoja të ndryshme nga ato të fëmijëve, të moshuarve apo personave të tjerë me sëmundje klinike. Por mos harroni për të marrë me vete në farmacinë tuaj të udhëtimit:
- Medikamente kundër dhimbjeve dhe për ethet
- Medikamente për kollën dhe gripin
- Sprai për hundët që t’ju ndihmojë në ekuilibrimin e presionit nga udhëtimet në ajër
- Medikamente kundër infeksioneve të gojës dhe të grykëve
- Medikamente kundër diarresë dhe dhimbjeve të barkut
- Medikamente për tretjen të tilla si kapsllëkun apo urthin
- Medikamente kundër sëmundjeve në udhëtim
- Medikamente për alergjitë
- Pika për sytë për sy të thatë apo kundër enjtjeve syve
- Ilaçe kundër mushkonjave dhe nga pickimi i insekteve
- Krem dezifektues për plagët dhe për kurim
- Medikamente për dëmtimet sportive
- Locion kundër diellit
- Termometër
- Fasho nape dhe plastike elastike për plagë apo dëmtime të vogla
- Gërshërë, piskatore dhe doreza njëpërdorimshe
- Dokumente mjekësore të tilla si çertifikatë vaksinimi, kartën diabetike, pasaportën e alegjive etj.
Këshilla të rëndësishme!
- Merrni me vete të gjithë artikujt e nevojsëm sipas medikamenteve individuale që janë të nevojshme për ju, si p.sh., kontraceptivë, apo medikamente të tjera me të cilat trajtoheni në mënyrë të vazhdueshme etj.
- Kontrolloni statusin tuaj të vaksinimit të paktën katër javë përpara nisjes dhe bëni kërkime në internet mbi vaksinimet e nevojshme që mund t’ju duhet të bëni përpara udhëtimit tuaj.
- Veçanërisht për pushime më të gjata apo në distanca të largëta, sigurohu që përpara nisjes tuaj të këshilloheni me një doktor apo farmacist tek i/e cili/a keni besim.
Çfarë kujdesi duhet të bëni lidhur me medikamentet tuaja?
- Në parim, ju mund të merrni me vete atë sasi medikamentesh për të cilat keni nevojë për përdorim edhe në kohën kur do të jeni me pushime.
- Mos merrni me vete shumë medikamente sepse shumica e ilaçeve ka afat të kufizuar ruajtjeje.
- Disa medikamente duhet të ruhen në kushte specifike apo të bëhen të papërdorshme për shkak të nxehtësisë.
- Kur të udhëtoni jashtë BE-së, mund të ketë rregulla të ndryshme për marrjen e medikamenteve tuaja me vete. Disa vende kërkojnë një deklaratë për një ilaç specifik gjatë hyrjes në atë vend ose një çertifikatë mjekësore përdorimi.
- Mbajini ilaçet tuaja në valixhen e dorës nëse do të udhëtoni nga ajri. Kështu, ato do të jenë të mirëmbrojtura kundër humbjes apo dëmtimit gjatë transportit.
Mos harroni Sigurimin e Shëndetit në Udhëtim
- Çdo njeri që udhëton në vendet e BE-së, apo edhe në vendet e e tjera kudo në botë duhet të ketë me vete sigurimin e shëndetit në udhëtim. Ky sigurimin ju mbulon shpenzimet mjekësore në rast emergjence në vendin e huaj. Blije online në: https://sales.sigal.com.al/OnLineInsurancePolicy/SelfService/Shu/ShendetiNeUdhetimOnline.aspx
OSE,
✅TELESHËNDET – MERRE MJEKUN ME VETE
✅Këshilloni simptomat me mjek të liçensuar 24/7
✅Vetëm një telefonatë larg
➡Mësoni më shumë për këtë shërbim, duke klikuar në?:
https://sigal.com.al/teleshendet/
#sigal #sigaluniqa #BliOnline #SigurimiShëndetit #TeleShëndet
Kerko ne SIGAL
Të Fundit
- VIDEO/ Blini online çdo siguracion që ju duhet, si Fjoralba
- Festa të bukura, në një shtëpi të siguruar
- “Karton Jeshil + Asistencë Rrugore”/ Shëtit botën pa shqetësime me SIGAL
- Si të përgatiteni për festat e fundvitit: Këshilla praktike për një sezon magjik
- Sigurimi i Shëndetit në sezonin e festave, “Babagjyshi” për kostot e papritura mjekësore
Arkivat
SIGAL UNIQA ju ofron paketa të ndryshme sigurimi për ...
Individe
Dëshironi të siguroni shëndetin, makinen apo pronën tuaj. Tani ju mund te blini siguracionin tuaj online.
Biznes Micro / SME
Të kesh një biznes të vogël apo të mesëm ka sfidat e veta ndaj në SIGAL UNIQA kemi ndërtuar paketa sigurimi për ju.
Korporate
Cdo biznes i cili ka xhiro vjetore mbi 250 milione lek te reja konsiderohet biznes V.I.P ose Biznes Korporate.