Blog

Fakte & kuriozitete nga industria e sigurimeve nëpër botë

Sigurimi i marinës është forma më e vjetër e mbrojtjes nga dëmet dhe fillesa e sigurimit të marinës.

Megjithëse besohet se Grekët dhe Fenikasit ishin të parët që janë siguruar ndaj dëmeve detare, dokumenti i parë i sigurimit të marinës duket se është Romak, në vitin 533, në Perandorinë e Justinianit.

Polica më e vjetër konsiderohet e datës 24 prill 1384 dhe mbulonte 4 dengje me tekstile, që do të transportoheshin nga Piza për Savona.

  • 1688: Shtëpia e Kafesë e Edward Lloyd’s përmendet fillimisht në Gazetën e Londrës.
  • Ajo frekuentohet nga pronarët e anijeve dhe tregtarët, të cilët ishin në kërkim të lajmeve për lundrimet dhe si e tillë tërhoqi siguruesit.
  • 1760: Specialistët e sigurimit në Lloyd’s formuan shoqërinë e pavarur, e cila më pas u kthye në Regjistrin e Lundrimit të Lloyd’s.
  • 1871: Sipas Aktit të miratuar të Lloyd’s, askush që nuk ishte një sigurues i regjistruar pranë Lloyd’s nuk mund të lëshonte polica në emër të Lloyd’s. Në këtë kuadër, që prej vitit 1873 të gjitha policat e Lloyd’s kanë një vulë sigurie.
  • 1877: Cuthbert Heath, një prej siguruesve më të mirë të Lloyd’s nënshkroi marrëveshjen e parë të risigurimit për një kompani sigurimi nga zjarri.
  • 1885: Cuthbert Heath lëshoi policën e pare në SHBA për sigurimin nga tërmeti.
  • 1912: Lloyd’s lëshon policën e sigurimit për anijet Titanik dhe Olimpik. Pas fundosjes së Titanikut në 14 prill 1912, të gjitha dëmet u paguan brenda 30 ditëve.
  • 2001: Dy avionë përplasen me Kullat Binjake ne New York. Dëmi i llogaritur është rreth 40 miliardë $. Lloyd’s ishte siguruesi më i madh i të dyja kullave.
  • 2005: Tufanet Katrina, Rita dhe Wilma goditën Gjirin e Meksikës. Dëmshpërblimi I Lloyd’s arriti në 17 miliardë $.
  • 2011: Ishte viti i dytë kur ndodhën katastrofat më të mëdha bregdetare, si pasojë e përmbytjeve në Tajlandë dhe Australi; Tërmeteve në Zelandën e Re dhe tsunamit në Japoni. Dëmi i paguar nga Lloyd’s ishte 13 miliardë $.

Arkivat

SIGAL UNIQA ju ofron paketa të ndryshme sigurimi për ...

Individe

Dëshironi të siguroni shëndetin, makinen apo pronën tuaj. Tani ju mund te blini siguracionin tuaj online.

Lexo më shumë

pr_interpr_s213_t1067_i1632

Biznes Micro / SME

Të kesh një biznes të vogël apo të mesëm ka sfidat e veta ndaj në SIGAL UNIQA kemi ndërtuar paketa sigurimi për ju.

Lexo më shumë

despre-cariere-small_s44_t494_i491_s213_t1065_i1618

Korporate

Cdo biznes i cili ka xhiro vjetore mbi 250 milione lek te reja konsiderohet biznes V.I.P ose Biznes Korporate.

Lexo më shumë