Këshilla sigurie për shkolla të sigurta
Fundi i pushimeve të verës shënon fillimin e vitit të ri shkollor dhe fillim shtatori është koha kur shkollat nevojitet që të përgatiten për të mirëpritur nxënësit e tyre për fillimin e sezonit të ri shkollor. Këto përgatitje mund të fillojnë përpara fillimit të vitit të ri shkollor, gjatë së cilës, menaxhimi i rreziqeve dhe sigurisë së shkollave duhet të rishikohen e kontrollohen me vigjilencë dhe kujdes. Për t’i ardhur në ndihmë shkollave që t’a fillojnë vitin e ri shkollor me vetbesim, Ekspertët e Sigurimit të Shkollave të SIGAL UNIQA kanë përgatitur disa këshilla të shpejta mbi kthimin në shkolla të sigurta për të këshilluar dhe ndihmuar mësuesit, anëtarët e stafit, vizitorët dhe nxënësit në shkolla që ata do të jenë të sigurt gjatë gjithë kohës së tyre në mjediset shkollore si edhe jashtë tyre.
KËSHILLA PËR SIGURINË E SHKOLLAVE
Kthimi në shkollë, veçanërisht pas një shkëputje të gjatë është një kohë interesante dhe ngazëllyese ku nxënësit dëshirojnë që të ndajnë përvojat e tyre të verës me miqtë dhe mësuesit e tyre. Megjithatë, ashtu sikurse me çdo gjë në jetë, ka gjithmonë mundësi fatkeqësish dhe të papriturash që mund të ndodhin gjatë kohës së shkollës duke rrezikuar mësuesit, nxënësit, prindërit dhe rreziqe të tjera. Më poshtë do të gjeni disa këshilla mbi sigurinë në shkollat publike dhe ato private, të të gjitha niveleve, për t’i përfshirë në parapërgatitjen nga ana e tyre të vitit të ri shkollor, në mënyrë që, mësuesit, prindërit, dhe nxënësit të kenë garancinë mbi sigurinë e shkollave përgjatë gjithë vitit shkollor.
Sot teknologjia luan një rol kryesor për t’u siguruar që njoftime të ndryshme të kalojnë shpejt dhe direkt tek të gjithë. Instrumentet e komunikimit në dispozicion për këto qëllime normalisht variojnë nga njoftimet zanore në portalet e shkollave online, dhe në platformat e ndryshme të medias sociale të disponueshme në celular. Për rritjen e sigurisë, shkollat mund të kryejnë njoftimet e tyre përgjatë gjithë vitit shkollor lidhur me projektet dhe aktivitetet e ardhshme apo për punimet rinovuese në mjediset dhe infrastrukurën shkollore.
Pritja e nxënësve në mëngjes dhe përcjellja e tyre jashtë dyerve të shkollës nga mësuesit është një përvojë mjaft e këndshme dhe që të fal siguri. Për më tepër, mësuesit ka edhe më shumë të ngjarë që të vënë re çdo lloj parregullsie të mundshme, duke qenë se, janë ata që e kalojnë pjesën më të madhe të ditës me nxënësit e tyre në shkolla.
KOMISIONI I SHËNDETIT, SIGURISË, MIRËMBAJTJES DHE MJEDISIT TË SHKOLLËS[1]
Të gjitha shkollat në sistemin arsimor parauniversitar në Republikën e Shqipërisë kanë detyrimin ligjor për ngritjen e ‘Komisionit të shëndetit, sigurisë, mirëmbajtjes dhe mjedisit të shkollës’, i cili përbëhet nga mësues, prindër dhe nxënës të zgjedhur nga ‘Këshilli i Mësuesve’, ‘Këshilli i Prindërve’ dhe ‘Qeveria e Nxënësve’ të shkollës dhe që mbikëqyr të gjitha kushtet e ruajtjes së shëndetit, të higjienës, të pastërtisë, mjedisit, të sigurisë së nxënësve dhe punonjësve dhe ruajtjen e mirëmbajtjen e mjediseve dhe të pajisjeve.
RUAJTJA E SHËNDETIT[2]
Stafi drejtues i shkollës(ave) është përgjegjës për të njoftuar urgjencën shëndetësore, organizimin e transportit për nxënësin ose punonjësin mësimorore e porosit të veprojë kështu, si edhe njoftimin e prindërve. Një (1) mësues për 400 nxënës duhet të jetë trajnuar dhe të zotërojë ‘Çertifikatën për Administrimin e Ndihmës së Parë’.
KOMPONENTI I SIGURISË (NENI 117)[3]
Rishikimi periodik i sistemit të sigurisë dhe të planeve të evakuimit nga zjarret, përmbytjet ose tërmetet dhe koordinimi me Shërbimin e Zjarrëfikësve, të Urgjencës, dhe Policisë në qyetin përkatës ku ndodhet shkolla juaj janë masa konkrete mbi funksionimin e duhur të shkollës(ave) ku gjithsecii prej jush është i informuar mbi të gjitha masat dhe hapat që duhet të ndiqen në raste urgjencash. Për këtë arsye të gjitha shkollat duhet të kenë: a) të afishuara numrat e emergjencës për – policinë, zjarrfikësit, urgjencën; b) mësuesit dhe nxënësit janë udhëzuar dhe stërvitur për hapat e veprimeve në shkolla për ngjarje të jashtëzakonshme – rënie zjarri, përmbytje, tërmete etj.
PRODUKTET E SIGURIMIT TË SIGAL UNIQA
- Sigurimi nga aksidentet i nxënësve
- Polica e sigurimit nga aksidentet e nxënësve, synon të ofrojë mbrojtje financiare për nxënësin nëse ky i fundit, gjatë aktivitetit shkollor pëson një aksident që i sjell familjes shpenzime mjekësore.
- Ky opsion ofron: a) Mbrojtje financiare deri ne 100,000 leke / vit për çdo nxënës të siguruar i cili për shkak të aksidentit apo sëmundjes, merr shërbime mjekësore në një spital privat, të shoqëruara me një faturë; b) Dëmshpërblim deri në 500,000 lekë nëse prindi i fëmijës gjatë periudhës së sigurimit pëson aksident që shkakton humbje jete apo paaftesi për të punuar.
- Primi vjetor nëse sigurohen: a) Te gjithe nxënesist e institucionit tuaj arsimor për 700Leke/vit; b) Një pjesë e nxënëseve/studentëve të institucionit tuaj arsimor për 1,500Lekë/vit (për skuadrat sportive apo nxenesit qe ndjekin aktivitete te caktuara jashtë shkollore).
- Për më shumë detaje klikoni në dhe informohuni në detaje:
https://sigal.com.al/shendet-dhe-aksidente/sigurimi-nga-aksidentet/
- Sigurimi i stafit pedagogjik
- Polica e sigurimit për stafin pedagogjik, synon të ofrojë mbrojtje financiare për personin e siguruar nëse ky i fundit sëmuret, aksidentohet, dëshiron të kryejë një check up vjetor si edhe kërkon të ketë një pension më të lartë në moshën e pensionit.
- Mbulimi 1: Sigurim nga sëmundjet, nëse stafi ka nevojë për shtrim në spital sepse sëmuret apo aksidentohet SIGAL UNIQA do të përballojë të gjitha kostot dhe faturat deri në 50,000 Euro, gjithashtu stafi do të ketë një mbulim që ofron 1 check up (analiza që synojnë parandalimin e sëmundjeve malinje) në klinikën Intermedica.
- Mbulimi 2: Sigurim nga aksidentet, nëse stafi ka nevojë ekzaminime pa shtrim në spital si Skaner apo Rezonance magentike sepse aksidentohet SIGAL UNIQA do të përballojë të gjitha kostot dhe faturat deri në 2,000 Euro, gjithashtu stafi do të ketë një mbulim që ofron demshpërblim për familjen në masën e shumës siguruar nëse stafi juaj humbet jetën.
- Mbulimi 3: Pension shtesë në moshën e pleqërisë.
- Formula për të pasur këto mbulime është 2,000 lekë në muaj për mbulimet 1+2.
- Për më shumë detaje për FONDIN E PENSIONEVE PRIVATE SIGAL UNIQA klikoni në: fppsigal.com.al dhe do të informoheni në detaje për të gjitha llogaritjet tuaja.
- Sigurimi i përgjejësisë
- Ky sigurim ofrohet për të mbuluar të siguruarin nga dëmtimet trupore dhe pasurore që u shkakton personave të tretë përmes veprimtarisë në ambjentet e tij (këtu përfshihen të tretë që janë vizitorë të përhershëm të shkollës por edhe vizitorët rastësorë).
- Përveç dëmshpërblimit, kompania e sigurimit merr përsipër edhe shpenzimet e përfaqësimit dhe asistencës ligjore.
- Limiti maksimal i dëmshpërblimit: 10,000,000 Lekë për një ngjarje ku i Siguruari (Institucioni juaj arsimor) del përgjegjës ligjërisht dhe për të gjitha ngjarjet brenda periudhes së sigurimit.
- Primi Vjetor i sigurimit: 30,000 Lekë / vit.
- Për më shumë detaje klikoni në dhe informohuni në detaje:
https://sigal.com.al/pasuri-dhe-garanci/sigurimi-i-pergjegjesive/
- Sigurimi i godinës
- Me këtë produkt SIGAL UNIQA Group AUSTRIA Sh.a ju dëmshperblen për humbjen, dëmtimin ose shkatërrimin e pasurisë së siguruar në mënyrë të papritur, të paparashikuar dhe aksidentale si pasojë e zjarrit dhe rreziqeve shtesë të tij (Zjarri, Rrufeja, Eksplozioni, renie avionesh apo pjesë të tij, mbulimi i shpenzimeve për pastrimin e mbeturinave, Tërmeti, Përmbytja, Rrjedhje tubacionesh, Stuhia).
- Shuma e Siguruar: Vlera e investimit (Ndërtesa + Paisjet).
- Primi vjetor i sigurimit: 2% e shumes se siguruar.
- Për më shumë detaje klikoni në dhe informohuni në detaje:
https://sigal.com.al/pasuri-dhe-garanci/sigurimi-i-pergjegjesive/
- Sigurimi i automjeteve në pronësi të institucionit apo në pronësi të stafit pedagogjik
5.1 TPL (për Përgjegjësitë ndaj Palëve të Treta):
- Ky sigurim është i vlefshëm për territorin e Republikës së Shqipërisë dhe në territorin e Republikës së Kosovës.
- Nuk është i vlefshëm në vendet e tjera.
- Për më shumë detaje klikoni në dhe informohuni në detaje:
https://sales.sigal.com.al/OnLineInsurancePolicy/SelfService/TPL/TPLOnLine.aspx
5.2 KASKO (sigurimi i vetë mjetit motorrik) për rreziqet:
- Dëmtime aksidentale
- Thyerje xhamash
- Zjarr, Rrufe, Eksplozion
- Katastrofa natyrore
- Vjedhje totale e mjetit
- Dëmtimi në parkim nga një mjet tjetër
- Dëmtime dhe akte keqdashëse
- Për më shumë detaje klikoni në dhe informohuni në detaje:
https://sigal.com.al/sigurimet-e-automjetit/sigurimi-kasko/
Na ndiqni në:
Website: https://sigal.com.al/
Facebook: https://www.facebook.com/sigaluniqagr
Instagram: https://www.instagram.com/sigal_uniqa/
Linkedin: https://www.linkedin.com/company/sigal-uniqa-group-austria
Twitter: https://twitter.com/SIGALUNIQAGROUP
[1] Dispozitat Normative për Sistemin Arsimor Parauniversitar nga Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë (2013), neni 115. https://arsimi.gov.al/wp-content/uploads/2018/08/dispozitat-normative.pdf
[2] Dispozitat Normative për Sistemin Arsimor Parauniversitar nga Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë (2013), neni 116. https://arsimi.gov.al/wp-content/uploads/2018/08/dispozitat-normative.pdf
[3] Dispozitat Normative për Sistemin Arsimor Parauniversitar nga Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë (2013), neni 117. https://arsimi.gov.al/wp-content/uploads/2018/08/dispozitat-normative.pdf
Kerko ne SIGAL
Të Fundit
- Siguracionet që na nevojiten për tu mbrojtur financiarisht nga fatkeqësitë natyrore
- Si të mbrohemi nga ndryshimet e papritura të motit: Udhëzues për një qasje të sigurt
- “Nëntori Blu”, muaji dedikuar shëndetit të meshkujve/ 4 mundësi të arta nga SIGAL UNIQA
- Sigurimi i Pronës nga fatkeqësitë natyrore, të përballosh çdo sfidë me qetësi
- SIGAL UNIQA, pjesë e edicionit të 30-të të “Klik Ekspo Group”
Arkivat
SIGAL UNIQA ju ofron paketa të ndryshme sigurimi për ...
Individe
Dëshironi të siguroni shëndetin, makinen apo pronën tuaj. Tani ju mund te blini siguracionin tuaj online.
Biznes Micro / SME
Të kesh një biznes të vogël apo të mesëm ka sfidat e veta ndaj në SIGAL UNIQA kemi ndërtuar paketa sigurimi për ju.
Korporate
Cdo biznes i cili ka xhiro vjetore mbi 250 milione lek te reja konsiderohet biznes V.I.P ose Biznes Korporate.