Ju mund të mbani dietë në shumë mënyra, duke përfshirë edhe dietën mendore.
Hapi i parë është kontrolli aktiv i komunikimeve tuaja elektronike dhe përcaktimi se kur duhet ta marrin vëmendjen tuaj e-mail-et dhe njoftimet e tjera elektronike. Përfundimisht jo përpara mëngjesit dhe pas gjumit. Kriza në familjen mbertërore angleze dhe çdo fotografi e ndarë në grupet e WhatsApp-it mund të presin. E thënë shkurt: çarmatosni smartfonin tuaj. Në fund të fundit, ato u krijuan për njerëzit dhe jo njerëzit për smartfonët.
Ngjyra e mendimeve tuaja
Hapi tjetër është të shikoni se me çfarë e ushqeni mendjen tuaj çdo ditë. A i ndihmojnë më shumë dijet e mia kjo historia rreth 5G në Facebook ose ai artikulli në atë revistën shkencore? Ne duhet ta pranojmë se ndoshta ne e mbushim trurin tonë me shumë materiale të panevojshme dhe se cilësia dhe jo sasia duhet të na mundësojnë marrjen e vendimeve më të mira.
Tani dhe këtu
Në vend që të bëni shumë gjëra në të njëjtën kohë, bëni vetëm një gjë në një kohë. Nëse bëni disa gjëra në të njëjtën kohë, ju nuk i kryeni ato në mënyrë të përqëndruar. Kur ne shikojmë lajmet në TV ndërsa hamë, ne e shijojmë ushqimin shumë më pak dhe e kemi gjithashtu më të vështirë për të kuptuar se kur kemi ngrënë mjaftueshëm. Në anën tjetër, nëse ju i përkushtoni vëmendjen tuaj të plotë vetëm tek ajo që po bëni në atë moment, ju do të jeni në atë që quhet si këtu dhe tani. Gjithashtu është provuar se diçka e tillë ul edhe nivelet e stresit që ju mund të jeni duke përjetuar.
Përdorni natyrën si orë
Në rrugën tuaj drejt qetësisë dhe dietës mendore, kafshët dhe lulet mund të kthehen në shoqëruesit dhe modelet tuaja. Macja ime nuk e di se çfarë është të bësh disa gjëra në të njëjtën kohë. Pemëve u duhen dekada për t’u rritur në madhësinë e tyre të plotë dhe ato nuk kërkojnë për rrugë të tjera për ta shkurtuar këtë proces. Ato gjithashtu nuk duan t’ia dinë se çfarë është në modë dhe ‘trendy’ tani. Qetësia e tyre është ngjitëse, kështu që pas çdo ecje në pyll ju do të ndjeheni: “Ajo që më duhet në të vërtetë është shumë më pak.”

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj në faqen tonë të internetit. Duke shfletuar këtë faqe interneti, ju pranoni përdorimin tonë të cookies.