Lajme

DËGJESË PUBLIKE: “ZBATIMI PRAKTIK I OBJEKTIVAVE TË ZHVILLIMIT TË QËNDRUESHËM TË KOMBEVE TË BASHKUARA”

Avni PONARI, Drejtor i Përgjithshëm i SIGAL UNIQA Group AUSTRIA prezantoi temën: “Pjesëmarrja e SIGAL UNIQA GROUP AUSTRIA në realizimin e programeve rajonale të kujdesit shëndetësor dhe mbështetjen e spitaleve, klinikave dhe qendrave mjekësore” në DËGJESËN PUBLIKE “ZBATIMI PRAKTIK I OBJEKTIVAVE TË ZHVILLIMIT TË QËNDRUESHËM TË KOMBEVE TË BASHKUARA”, më 20 shkurt 2020, në Pallatin e Kombeve në Gjenevë, e organizuar nga Asambleja Evropiane e Biznesit.

Nga mbyllja me sukses e pjesëmarrjes së Z. Avni PONARI, Drejtor i Përgjithshëm i SIGAL UNIQA Group AUSTRIA në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut, në DËGJESËN PUBLIKE: “ZBATIMI PRAKTIK I OBJEKTIVAVE TË ZHVILLIMIT TË QËNDRUESHËM TË KOMBEVE TË BASHKUARA”, mbajtur më 20 shkurt 2020, në zemër të Kombeve të Bashkuara, në Pallatin e Kombeve, në Gjenevë, organizuar nga Asambleja Evropiane e Biznesit ku u diskutua mbi përvojën e kompanive rajonale në udhëheqjen e Parimeve të OzhQ.