Ejani të mësojmë së bashku mbi përvojën e Universitetit të Mjekësisë së Çikagos
Husam Balkhy, MD, drejton programin robotik të kirurgjisë kardiake të Universitetit të Mjekësisë së Çikagos, një nga më të fuqishmit dhe më gjithëpërfshirësit në vend. Këtu ai diskuton se çfarë ka të re në kirurgjinë kardiake, duke përfshirë se si këto procedura robotike janë duke i rikthyer njerëzit në jetën e tyre të mëparshme më shpejt sesa kurrë më parë.
Çfarë zhvillimesh keni parë në kujdesin kardiak gjatë pesë viteve të fundit?
Ne kemi parë avancime të shumëfishta ngazëllyese në kujdesin e kirurgjisë kardiake. Inovacionet robotike janë veçanërisht emocionuese, dhe këto avancime na lejonë që të ofrojmë një kujdes më kompleks nëpërmjet prerjeve më të vogla dhe që ti kthejmë pacientët tanë në jetët e tyre aktive sa më shpejt se sa kurrë më parë. Avancimet shtesë përfshijnë zëvendësimin nën lëkurë të valvulave të aortës, që është zëvendësimi i valvulave të aortës së zemrës nëpërmjet enëve të gjakut, përkundër kirurgjisë së hapjes së zemrës, dhe përmirësimeve në pajisjet asistuese ventrikulare, që janë pompa të implantueshme për njerëzit që kanë një zemër të dobësuar ose që pësojnë infarkt në zemër.
Çfarë e dallon programin e kirurgjisë kardiake të Universitetit të Mjekësisë së Çikagos në përqasjen e tij ndaj kujdesit kardiak?
Asnjë insitucion tjetër në vend nuk ofron procedura kaq të avancuara robotike të kirurgjisë kardiake. Nëpërmjet programit tonë, ne operojmë mbi pacientë nga e gjithë bota që kërkojnë ekspertizën tonë duke përdorur ndërhyrje shumë të vogël dhe duke shmangur prerjet e mëdha të lëkurës. Rezultati është më pak komplikime, më pak dhimbje, një periudhë më e shkurtër rikuperimi dhe një rikthim më i shpejtë në aktivitetin normal të pacientëve tanë. Universiteti i Mjekësisë së Çikagos ofron gjithashtu një bashkëpunim të ngushtë midis specialistëve kardiak në mënyrë që të mund të përshtasim një kujdes kardiak ndaj çdo personi dhe gjendjeje mjekësore që ata kanë. Ne luftojmë gjithmonë që të ofrojmë më pak ndërhyrje dhe terapi më efektive për pacientët tanë. Ekipi ynë i kujdesit kardiak ofron opsionet më të fundit të trajtimit, qoftë kirurgjikale apo jo kirurgjikale, për të gjithë spektrin e kushteve kardiake. Ne performojmë në vit me qindra ndërhyrje robotike sa më minimale, duke përfshirë ndërhyrjen kirurgjikale koronare ‘bypass’ një procedurë pabesueshmërisht inovative e cila nuk është e disponueshme ende gjerësisht.
Çfarë roli luan teknologjia në kujdesin kardiak?
Ndonëse asgjë nuk mund t’i zëvendësojë të aftët, për mjekët e kujdesshëm të cilët punojnë për të ofruar trajtime të personalizuara sipas nevojave specifike të individëve, teknologjia luan një rol thelbësor në shërbimin tonë të jashtëzakonshëm të kujdesit kardiak. Teknologjitë tona novatore përfshijnë pajisjet koronare anastomotike, të cilat përdoren për të thjeshtësuar ndërhyrjet kirurgjikale të ‘bypass-it’; ndërhyje kirurgjikale me asistimin robotik për prerje të vogla dhe një kohë më të shpejtë shërimi; pajisje pompash të reja intra-aortë për të ndihmuar pacientët tanë që kanë pësuar infarkt në zemër; teknologjinë më të fundit në teknikat e amputimit për çrregullimet e ritmit të zemrës; dhe përdorimin e gjeneratave të fundit të zgjidhjes nëpërmjet zëvendësimit të valvulave nën lëkurë pa një ndërhyrje me hapjen e plotë të zemrës. Ne jemi pararojë e teknologjisë së kujdesit kirurgjikal kardiak që na lejon të sigurojmë rezultate të cilat më parë kanë qenë të paarritshme madje edhe për pacientët më të sëmurë.
Çfarë zhvillimesh prisni që të shikoni në kujdesin kardiak në pesë vitet e ardhshme?
Unë pres që të shikoj më shumë avancime teknologjike në kujdesin kardiak, duke përfshirë valvulat që vendosen në lëkurë, që janë më të mira dhe më rezistente për zëvendësimin e valvulave dhe riparimin, si edhe të sistemeve më të reja të gjeneratave robotike që adresojnë disa nga plagët më komplekse kardiake. Terapia e infarkteve kardiake do të vazhdojë që të avancojë, po ashtu, ku do të kemi pajisje asistimi ventrikulare më të mira dhe më të vogla të cilat potencialisht do të mund të implantohen duke përdorur sa më pak ndërhyrje kirurgjikale.
Kerko ne SIGAL
Të Fundit
- “Sigurimet ndihmojnë në krijimin e një qytetari të pavarur, të lirë e të qetë”
- Në Shqipëri për festat e fundvitit? Kombinimi “Polica Kufitare + Autosos”, zgjidhja më e mirë për pushime të qeta
- VIDEO/ Blini online çdo siguracion që ju duhet, si Fjoralba
- Festa të bukura, në një shtëpi të siguruar
- “Karton Jeshil + Asistencë Rrugore”/ Shëtit botën pa shqetësime me SIGAL
Arkivat
SIGAL UNIQA ju ofron paketa të ndryshme sigurimi për ...
Individe
Dëshironi të siguroni shëndetin, makinen apo pronën tuaj. Tani ju mund te blini siguracionin tuaj online.
Biznes Micro / SME
Të kesh një biznes të vogël apo të mesëm ka sfidat e veta ndaj në SIGAL UNIQA kemi ndërtuar paketa sigurimi për ju.
Korporate
Cdo biznes i cili ka xhiro vjetore mbi 250 milione lek te reja konsiderohet biznes V.I.P ose Biznes Korporate.