Blerja e një makine të përdorur mund të jetë një opsion i mirë nëse po kërkoni një makinë cilësore pa një çmim shumë të lartë. Ndonëse një makinë e përdorur mund të jetë një opsion i arsyeshëm, ju si blerës duhet të bëni zgjedhje të zgjuara. Përpara se të blini një makinë të përdorur ka shumë gjëra që duhet të shikoni, por ka disa mënyra të cilat mund t’ju ndihmojnë që të zgjidhni makinën e duhur për ju.
Inspektoni makinën nga brenda dhe nga jashtë
Përpara se ta blini makinën inspektojeni atë nga brenda dhe nga jashtë. Shikojeni makinën nga jashtë, kontrolloni nëse ka gërvishtje, dëmtime apo zona të ndryshkura. Mos u shqetësoni për dëmtimet e vogla, por nëse ka zona me dëmtime më të mëdha atëherë mund të shqetësoheni. Gjithashtu rekomandohet që të kontrolloni nëse panelet e skeletit të makinës janë në nivel të barabartë, pasi nëse nuk janë, mund të jetë tregues që makina është përfshirë më parë në një aksident, por është riparuar mirë. Një ide tjetër e mirë, është që t’i hapni dhe mbyllni dyert, kofanon dhe bagazhin për të parë nëse ato lëvizin me lehtësi.
Inspektoni makinën nga brenda duke u ulur tek të gjitha ndenjëset dhe shikoni për veshjen apo grisje të pazakonta në tapicerinë e makinës. Nëse veshja e brendshme e makinës mban aromë myku, kontrolloni tapicerinë dhe tapetët e këmbëve për rrjedhje apo dëmtime uji.
Bëni një xhiro për ta testuar makinën
Testimi i makinës do t’ju ndihmojë që të përcaktoni gjendjen e makinës dhe nëse është e përshtatshme për ju. Gjithashtu kontrolloni panelin e aparaturave për të parë nëse ndizen të gjitha dritat.
Kur të ndizni motorrin e makinës, rekomandohet që të dëgjoni me kujdes për zhurma, të cilat mund të jenë tregues të ndonjë problemi potencial. Kur të bëni xhiron e testimit mbajini “sytë dhe veshët katër”. Drejtimi i makinës në lloje të ndryshme rrugësh dhe me shpejtësi të ndryshme për të parë nëse sistemi i transmisionit funksionon pa probleme. Kini kujdes që të vini re ndonjë zhurmë të pazakontë të motorrit apo të frenave, dhe nëse i gjithë sistemi elektronik në makinë funksionon siç duhet. Gjithashtu, sigurohuni që frenat të funksionojnë siç duhet.
Kontrolloni sa milje ka bërë makina
Ndonëse ju duhet të merrni në konsideratë se sa milje ka bërë makina, miljet e larta nuk janë domosdoshmërisht diçka e keqe dhe pak mije nuk do të thotë që makina është në formë shumë të mirë.
Sa milje duhet që një makinë të konsiderohet e mirë?
Nuk ka përgjigje të thjeshtë lidhur me këtë, sepse mënyra se si është mirëmbajtur makina mund të jetë më e rëndësishme sesa sa milje ka kryer makina, sepse disa komponentë dhe pjesë të motorrit thjeshtë nuk zgjasin përgjithmonë. Megjithatë, nëse pronari i makinës e ka mirëmbajtur makinën dhe është kujdesur në kohë për çdo çëshjte, makina ka ende shumë jetë përpara. Një makinë me 100,000 milje të kryera më së shumti në autostradë mund të jetë në formë më të mirë sesa një makinë me shumë milje të përdorur në rrugë qyteti të cilat mund të kenë qenë më të rënda për makinën.
A janë më pak milje diçka më e mirë tek një makinë e përdorur?
Sigurisht që, një makinë që ka kryer pak milje mund të duket diçka më tërheqëse, por kjo nuk do të thotë domosdoshmërisht që ajo makinë të jetë zgjedhja më e mirë. Më pak milje do të thotë një jetë më e gjatë për makinën. Megjithatë, nëse një makinë përdoret më pak kjo do të thotë që pjesët plastike dhe të gomëzuara mund të thahen dhe të thyhen. Gjithashtu është më mirë që makina të jetë përdorur në mënyrë të vazhdueshme.
Kontrolloni nëse ka rrjedhje
Çdo makinë që ka rrjedhje është tregues që makina ka nevojë për riparime. Kontrollojeni makinën poshtë për të parë nëse ka rrjedhje të lëngjeve të makinës. Lëngjet e zeza janë tregues i rrjedhjes së vajit, ndërsa ato të gjelbra, të verdha dhe rozë janë tregues të rrjedhjes së lëngjeve të transmisionit apo të karburantit të makinës.
Inspektojeni makinën me një mekanik
Një mekanik mund ta zbulojë menjëherë çështje të cilat ju mund të mos i keni zbuluar më parë vet, kështu që mendoni që ta inspektoni makinën që do të blini me një teknik profesional. Shumica e stacioneve të autoserviseve kryejnë inspektime para blerjes me një pagesë modeste që do t’ia vlejë në mënyrë që ju të mos blini një makinë që mund të ketë probleme serioze.
Përcaktoni një çmim të drejtë blerjeje
Për t’u siguruar që ju kanë dhënë çmimin e duhur, sigurohuni që të krahasoni çmimet, modelet dhe vitin në treg nga burime të ndryshme. Ky kontroll lidhur me çmimet mund të bëhet shumë lehtësisht online.
Kontrolloni Numrin e Identifikimit të Automjetit
Numri i Identifikimit të Automjetit, mund të tregojë shumë për një makinë. Kontrollimi i këtij numri është një mënyrë e shpejtë për të parë nëse informacioni i Numrit të Identifikimit të një Automjeti të përdorur përputhet me titullin dhe të dhënat.
Rishikoni Raportin e Historisë së Automjetit
Raporti i Historisë së Automjetit mund t’ju ndihmojë të shikoni problemet lidhur me titullin e makinës, historinë e pronësisë, pikat e shërbimit dhe aksidentet e mëparshme.
Mos nxitoni!
Në mënyrë që të siguroheni që po bëni blerjen e duhur, rekomandohet që të mos nxitoheni gjatë blerjes së makinës. Merrni kohën e mjaftueshme për të kryer kërkimet e duhura, si edhe për të negociiuar për çmimin e shitjes.
Ndjekja e këtyre këshillave mund t’ju ndihmojë që të zgjidhni një makinë të përdorur që përmbush nevojat dhe kërkesat e buxhetit tuaj. Të dish se çfarë duhet të kërkosh dhe të konsiderosh mund t’ju ndihmojë që të merrni një vendim të bazuar në evidenca.
Kerko ne SIGAL
Të Fundit
- VIDEO/ Blini online çdo siguracion që ju duhet, si Fjoralba
- Festa të bukura, në një shtëpi të siguruar
- “Karton Jeshil + Asistencë Rrugore”/ Shëtit botën pa shqetësime me SIGAL
- Si të përgatiteni për festat e fundvitit: Këshilla praktike për një sezon magjik
- Sigurimi i Shëndetit në sezonin e festave, “Babagjyshi” për kostot e papritura mjekësore
Arkivat
SIGAL UNIQA ju ofron paketa të ndryshme sigurimi për ...
Individe
Dëshironi të siguroni shëndetin, makinen apo pronën tuaj. Tani ju mund te blini siguracionin tuaj online.
Biznes Micro / SME
Të kesh një biznes të vogël apo të mesëm ka sfidat e veta ndaj në SIGAL UNIQA kemi ndërtuar paketa sigurimi për ju.
Korporate
Cdo biznes i cili ka xhiro vjetore mbi 250 milione lek te reja konsiderohet biznes V.I.P ose Biznes Korporate.