DISA KËSHILLA TË SHPEJTA
Çfarë duhet të bëni PËRPARA një tërmeti
- Sigurohuni që të keni në shtëpinë tuaj nga një: shuarës zjarri, kuti të ndihmës së shpejtë, radio me bateri, elektrik dore dhe bateri të ekstra.
- Fikni tubacionet e gazit, rrubinetat e ujit dhe hiqni prizat që furnizohen me energji elektrike.
- Bëni një plan se ku të takoheni me familjen tuaj pas tërmetit.
- Mos lini objekte të rënda në rafte sepse ato do të bien gjatë lëkundjeve të tërmetit.
- Mbështetini mobiliet si dollapë apo rafte të rënda dhe pajisje të tjera që mund të lëvizin, afër murit ose nëse i keni të vendosura në lartësi zbritini në dysheme.
- Mësoni planin e emergjencave mbi se cilat hapa duhet të ndiqni në rast se bie tërmet në shkollë ose në punën tuaj.
Çfarë duhet të bëni GJATË termetit
- Ruani qetësinë! Nëse jeni brenda shtëpisë, qëndroni brenda! Nëse jeni jashtë shtëpisë, qëndroni jashtë.
- Nëse jeni brenda, qëndroni përkundrejt një faqeje muri afër qendrës së ndërtesës, qëndroni në pragje dyersh, ose futuni poshtë mobilieve të rënda si p.sh., poshtë një tavoline.
- Qëndroni larg dritareve dhe jashtë dyerve.
- Nëse jeni jashtë, qëndroni larg linjave të energjisë elektrike ose larg çdo gjëje që mund të bie dhe t’ju zërë poshtë.
- Qëndroni larg ndërtesave të tjera sepse prej andej mund të bien gjëra nga ndërtesa ose vet ndërtesa mund të bie mbi ju.
- Mos përdorni shkrepse, qirinj, apo ndonjë metodë tjetër për ndezje zjarri sepse ato mund të përzihen tubacionet e prishura të gazit.
- Nëse jeni në një makinë, ndaloni makinën dhe qëndroni brenda makinës deri sa tërmeti të ndalojë.
- Mos përdorni ashënsorët (sepse ato mund të ngecin dhe/ose do të ndalen automatikisht).
Çfarë të bëni PAS tërmetit
- Kontrolloni veten dhe të tjerët afër jush nëse janë plagosur. Jipini ndihmën e parë atyre që kanë nevojë për të.
- Kontrolloni rrubinetat e ujit, tubacionet e gazit dhe linjat e furnizimit me energji elektrike për ndonjë dëmtim të mundshëm.
- Kontrolloni nëse ndjeni aromë gazi. Nëse ndjeni aromë gazi, hapini të gjitha dritaret dhe dyert menjëherë dhe lërini ato të hapura. Gjithashtu njoftoni edhe autoritetet përkatëse.
- Ndizni TV/Radio-n. Mos e përdorni telefonin vetëm në rast se do të keni një urgjencë.
- Qëndroni jashtë dhe larg godinave të dëmtuara.
- Kini kujdes nga xhamat ose copëzat e thyera të xhamave. Vishni çizme ose këpucë të forta që të mos çani këmbët.
- Kini kujdes nga oxhaqet sepse nëse do të keni të tillë afër jush ato mund të bien mbi ju.
- Qëndroni larg plazheve sepse p.sh., në rast tsunami, dallgët e mëdha që krijohen si pasojë e tërmetit në det godasin pasi toka ka ndaluar së lëkunduri.
- Qëndroni larg zonave të dëmtuara.
- Nëse jeni në shkollë ose në punë, ndiqni udhëzimet e planit të emergjencave dhe këshillat e personelit të sigurisë.
- Jini të vetëdijshëm dhe prisni që të ketë edhe pasgoditje pas tërmetit të parë.
Kerko ne SIGAL
Të Fundit
- Si të detektojmë në kohë kancerin e gjirit
- Kompani e standarteve evropiane/ SIGAL UNIQA mbetet më e madhja dhe më e besuara në tregun shqiptar të sigurimeve
- VIDEO/ ‘Tetori Rozë’ në SIGAL UNIQA! Paketat më të mira të sigurimit dhe oferta që nuk duhet humbur
- SIGAL UNIQA, mes Top 100 kompanive në Shqipëri/ E para në sigurime
- Sa e rëndësishme është të keni makinën e siguruar?
Arkivat
SIGAL UNIQA ju ofron paketa të ndryshme sigurimi për ...
Individe
Dëshironi të siguroni shëndetin, makinen apo pronën tuaj. Tani ju mund te blini siguracionin tuaj online.
Biznes Micro / SME
Të kesh një biznes të vogël apo të mesëm ka sfidat e veta ndaj në SIGAL UNIQA kemi ndërtuar paketa sigurimi për ju.
Korporate
Cdo biznes i cili ka xhiro vjetore mbi 250 milione lek te reja konsiderohet biznes V.I.P ose Biznes Korporate.