Termi “plakje vitale” do të thotë një jetë ngazëllyese, me trupin, mendjen dhe shpirtin në ekuilibër. Dhe ajo çka është më e rëndësishme: jetoni gjithmonë një jetë të gëzuar, të ekuilibruar, mësoni gjëra të reja, stimuloni mendjen dhe trupin, dhe kështu, do të qëndroni të rinj dhe të shëndetshëm.
Por si? Sigurisht, që kjo është një zgjedhje tërësisht individuale. Për shembull, mendoni se çfarë ju pëlqente të bënit kur ishit fëmijë apo adoleshentë dhe që mund t’i keni neglizhaur më vonë. Mund të merreni me to tani. ose mësoni një gjuhë të re, regjistrohuni në një kurs vallëzimi, lexoni gazetat apo autorët që deri tani kanë qenë të panjohur për ju.
Mund të jeni të ngadaltë
Megjithatë, është e rëndësishme që në të gjitha këto aktivitete, të ulni paksa kërkesat mbi veten tuaj. Me rritjen e moshës, ju duhet të rizbuloni shpejtësinë e jetës, ju nuk jeni më aq të shpejtë saç keni qenë dikur. Pranojeni këtë gjë dhe shijoni ato gjëra që ju gëzojnë dhe që do t’ju ndihmojnë të plakeni në mënyrë sa më të shëndetshme.
Në çastin që do të keni rizbuluar se cilat aktivitete ju lumturojnë më shumë pa e ekzagjeruar, mendja merr gjatë rrugës me vete edhe trupin. Vetëm kur gjërat janë me të vërtetë argëtuese ju do t’i bëni ato më shpesh. Në këtë mënyrë, hap pas hapi, ju mund të integroni aktivitetet që promovojnë shëndetin e mendjes dhe të trupit tuaj në jetën tuaj të përditshme.
Dhe: nuk ka përse të përkushtoni kohë shtesë, gjithëçka që ju nevojiten janë idetë e duhura. Për shembull, ato rrugë që më parë i keni bërë me makinë, mund të provoni që tani t’i bëni me biçikletë ose në këmbë.
Dhe qershia mbi tortë
Çdokush që dëshiron të plaket në mënyrë të shëndetshme duhet të rimendojnë dietën. Rekomandohet testi i ADN-së dhe në bazë të rezultateve të testit, ju mund ta pasuroni dietën me ushqime edhe më të shëndetshme.