Bordi i “Albanian Excellence” ka nderuar me çmimin “Grand Excellence 2023” themeluesin dhe Drejtorin e Përgjithshëm tëSIGAL UNIQA Group Austria, z.Avni Ponari.
Çmimi iu dorëzua z.Ponari gjatë një darke gala në Tiranë si njëshenjë mirënjohje për të gjithë kontributin e vyer që ka dhënëgjatë gjithë aktivitetit të tij në krye të Grupit më të madh tësigurimeve në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut.
“Ju, si Drejtor i Përgjithshëm SIGAL UNIQA Group Austria qëprej 22 shkurt 1999, keni bërë që ajo të jetë kompania lider dhemë e suksesshme e tregut të sigurimeve në Shqipëri dhe nëRajon.
Ju jeni një ndër sipërmarrësit më të suksesshëm në vend, duke u shndërruar jo vetëm në një lider në fushën e biznesit, por dhe me ndikim pozitiv në zhvillimet e jetës ekonomike, sociale, sportive dhe kulturore të vendit”, thuhet ndër të tjera në motivacionin e“Albanian Excellence”.
https://www.youtube.com/shorts/5XIH4KAubf4
Z. Avni Ponari është një ndër sipërmarrësit më të suksesshëm nëvend, sipërmarrjet e të cilit e kanë kthyer atë, jo vetëm në njëlider në fushën e biznesit.
Ai është një nga investitorët më të rëndësishëm me impakt tëkonsiderueshëm në ekonomi dhe drejtues i suksesshëm i një sërësipërmarrjesh të tjera në fushën e turzimit dhesipërmarrjeve/bizneseve financiare.
Prej vitit 2009 Z. Ponari është Konsull i Përgjithshëm Nderi iJaponisë në Shqipëri, Kryetar Bordi dhe President i Dhomës sëTregtisë dhe Industrisë Shqipëri – Japoni; Anëtar i disa prejDhomave më të rëndësishme të Tregtisë dhe Industrisë ndërmjetShqipërisë dhe vendeve të tjera dhe President i FederatësShqiptare të Basketbollit.
Ai është diplomuar në Marinë në Universitetin e Vlorës dhe nëFakultetin e Drejtësisë në Universitetin e Tiranës, ndërsa ka marrë një sërë kualifikimesh dhe trajnimesh të ndryshme ngakompanitë më të njohura të sigurimeve dhe risigurimeve nëbotë.
Z. Ponari është fitues i shumë çmimeve dhe vlerësimevekombëtare dhe ndërkombëtare: