Lajme, Lajme Top

CEO i “SIGAL UNIQA Group Austria”, Avni Ponari nderohet me çmimin “Grand Excellence 2023”

Bordi i “Albanian Excellence”  ka nderuar me çmimin  “Grand Excellence 2023”  themeluesin dhe Drejtorin e Përgjithshëm tëSIGAL UNIQA Group Austria, z.Avni Ponari.

Çmimi iu dorëzua z.Ponari gjatë një darke gala në Tiranë si njëshenjë mirënjohje për të gjithë kontributin e  vyer që ka dhënëgjatë gjithë aktivitetit të tij në krye të Grupit më të madh tësigurimeve në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut.

“Ju, si Drejtor i Përgjithshëm  SIGAL UNIQA Group Austria qëprej 22 shkurt 1999, keni bërë që ajo të jetë  kompania lider dhemë e suksesshme e tregut të sigurimeve në Shqipëri dhe nëRajon.

Ju jeni një ndër sipërmarrësit më të suksesshëm në vend, duke u shndërruar jo vetëm në një lider në fushën e biznesit, por dhe me ndikim pozitiv në zhvillimet e jetës ekonomike, sociale, sportive dhe kulturore të vendit”, thuhet ndër të tjera në motivacionin e“Albanian Excellence”.

https://www.youtube.com/shorts/5XIH4KAubf4

 

Z. Avni Ponari është një ndër sipërmarrësit më të suksesshëm nëvend, sipërmarrjet e të cilit e kanë kthyer atë, jo vetëm në njëlider në fushën e biznesit.

Ai është një nga investitorët më të rëndësishëm me impakt tëkonsiderueshëm në ekonomi dhe drejtues i suksesshëm i një sërësipërmarrjesh të tjera në fushën e turzimit dhesipërmarrjeve/bizneseve financiare.

Prej vitit 2009 Z. Ponari është Konsull i Përgjithshëm Nderi iJaponisë në Shqipëri, Kryetar Bordi dhe President i Dhomës sëTregtisë dhe Industrisë Shqipëri – Japoni; Anëtar i disa prejDhomave më të rëndësishme të Tregtisë dhe Industrisë ndërmjetShqipërisë dhe vendeve të tjera dhe President i FederatësShqiptare të Basketbollit.

 

Ai është diplomuar në Marinë në Universitetin e Vlorës dhe nëFakultetin e Drejtësisë në Universitetin e Tiranës, ndërsa ka marrë një sërë kualifikimesh dhe trajnimesh të ndryshme ngakompanitë më të njohura të sigurimeve dhe risigurimeve nëbotë.

 

Z. Ponari është fitues i shumë çmimeve dhe vlerësimevekombëtare dhe ndërkombëtare:

 

– “The Order of the Rising Sun, Gold Rays with Neck Ribbon” nga Perandori Japonez për kontributet e tij tëjashtëzakonshme për promovimin e shkëmbimeve dheforcimin e mëtejshëm të marrëdhënieve miqësore ndërmjetShqipërisë dhe Japonisë, dhe më herët ‘Certifikatën e Mirënjohjes’ nga qeveria japoneze, në cilësinë e tij si‘Konsull i Përgjithshëm Nderi i Japonisë’.
– ‘Dekorata e Lartë e Nderit” nga Presidenti i AustrisëAlexander Van der Bellen (Një nga Dekoratat më të larta e akorduar nga Republika e Austrisë) me rastin e 20-vjetorit të SIGAL UNIQA Group Austria.
– “Drejtuesi më i mirë i kompanisë së sigurimeve nëShqipëri dhe në Evropën Juglindore për vitin 2021/22”, nga “Finance Central Europe”:
– “20 CEO me Performancën më të Mirë në vitin 2020” nga “Insight Success Media Tech”
– ‘Njeriu i Vitit’ nga ‘Instituti Amerikan Biografik’;
– ‘Menaxher i Vitit’ nga ‘Komiteti i Sokratit të Oxfordit’, në Mbretërinë e Bashkuar;
– ‘Kavalier i Paqes’ nga ‘Qendra Ndërkombëtare përPaqen mes Njerëzve’
– ‘Qytetar Nderi’ i Bajram Currit, Durrësit e Elbasanit, dhe“Personaliteti i Vitit” nga disa gazeta.