Fizioterapia është një degë e mjekësisë që merret me parandalimin, diagnozën, trajtimin dhe rehabilitimin e pacientëve të prekur nga patologji, disfunksione kongenitale apo të fituara në fushën neuro-muskulo-skeletike e viscerale, përmes ndërhyrjeve të shumta terapeutike si terapia fizike, terapia manuale, terapia posturale, kinezioterapia, terapia okupacionale, etj.
Fizioterapia është shkenca e rehabilitimit dhe kurimit nëpërmjet metodave fizike, e cila mbështetet në baza shkencore për t’i sjellë pacientit një trajtim të përshtatshëm dhe efikas. Qëllimi i fizioterapisë është rivendosja e lëvizjeve funksionale dhe rritja e cilësisë së jetës për personat me dëmtime fizike ose me aftësi të kufizuara.
Çfarë problemesh trajton fizioterapisti?
Fizioterapisti fokusohet tek parandalimi dhe rehabilitimi i pacientëve në specialitete të
Fizioterapia në traumatologji, e cila trajton traumat e bacinit, gjurit, këmbës, shpatullës,etj.
Fizioterapia në ortopedi, e cila trajton të gjitha problemet muskulo-skeletike, duke perfshire frakturat, torsionet, rehabilitimin pre dhe post-kirurgjikal.
Fizioterapia në pediatri, e cila trajton të gjitha patologjitë kongenitale apo të fituara neuromuskulare apo skeletore si paraliza të pleksusit brakial, spina bifida, sindroma hiperkinetike, distrofia muskulare progresive, astma bronkiale, pareza cerebrale infantile, hemipareza spastike, tortikolis.
Fizioterapia në neurologji, e cila trajton pacientët me patologji të SNQ si ataxi, apraxi, afazi, parkinson, skleroza multiple, hemiplegji, paraplegji; patologji të SNP si paraliza faciale, sindromi Guillain-Barre; patologjitë e radikseve nervore si cervikalgjite, dorsalgjite, lumbalgjite, sakralgjite.
Fizioterapia në reumatologji, e cila trajton patologjitë kockori si osteoporoza; patologjitë artikulare si artroza, artriti reumatoid; patologjitë ekstraartikulare si tendinite, sinovite, bursite, fibromialgji.
Fizioterapia në patologjitë kardio-pulmonare, e cila përfshin terapinë respiratore në patologjitë pulmonare si SPOK, astma bronkiale, etj. Gjithashtu edhe rehabilitimin e pacientit post-infarkt.
Çfarë duhet të pres nga fizioterapia?
Seancat tuaja të fizioterapisë do të jenë individuale, sepse mbi të gjitha fizioterapia ka të bëjë me ju dhe me nevojat tuaja të veçanta. Në përgjithësi, ja se çfarë ndodh:
Fizioterapisti mëson rreth historisë suaj mjekësore (anamneze);
Fizioterapisti vlerëson dhe diagnostikon kushtet tuaja;
Ju do të merrni një plan trajtimi të përcaktuar për ju;
Juve do t’ju rekomandohet një plan ushtrimesh dhe çdo pajisje tjetër shtesë që mund t’ju nevojitet

Ne përdorim cookies për të përmirësuar përvojën tuaj në faqen tonë të internetit. Duke shfletuar këtë faqe interneti, ju pranoni përdorimin tonë të cookies.