Blog

BIMËT NË MJEDISET E BRENDSHME

Bimët në mjediset e brendshme jo vetëmn që gjelbërojnë dhomën, por ato kanë gjithashtu një efekt pozitiv shëndetësor dhe psikologjik.

Bimët në mjediset e brendshme jo vetëm që zbukurojnë dhe përmirësojnë dhomat, por ato gjithashtu përmirësojnë edhe klimën e brendshme: ato absorbojmë pluhurin dhe nikotinën, ndotësit nga mobiliet, materialet e ndërtimet apo tapetet. Për njerëzit që janë të ndjeshëm ndaj këtyre ndotësve, diçka e tillë është një çlirim i madh, sepse simptoma të tilla si marrje mendsh apo dhimbje koke do të largohen dukshëm nga miqtë e gjelbër.

Dioksidi i karbonit që ne thithim, gjithashtu konvertohet në oksigjen nga vetë fotosinteza e bimëve – nga klorofili dhe drita e diellit që përmbajnë gjethet.

Sa më të mëdhaja gjethet, aq më mirë

Nëse kërkoni që të merrni maksimumin e mundur, ju duhet të përdorni bimë që janë sa më të mëdha që të jetë e mundur. Sa më e madhe fleta e gjethes, sa më shumë mund të absorbojë dhe të ngurtësohet, aq më shumë substanca pozitive çlirohen.

Bimët e gjelbra kanë gjithashtu efekte shumë pozitive për psikologjinë tonë. Sipas kërkimeve të kryera nga psikologët, ngjyra e gjelbër na relakson dhe vetë sytë tanë shplodhen nën efektet e hijes së të gjelbrës.

Kujdesi, më pak është shumë  

Gjëja e këndshme rreth bimëve në mjediset e brendshme: Sipas ekspertëve, Bima është një organizëm që mësohet me një ritëm të rregullt dhe ashtu ajo kënaqet dhe lulëzon. Sa i takon sasisë, nuk duhet të mbetet ujë në pjatë, por uji duhet të absorbohet kur ju e hidhni atë tek dheu i bimës. Kur bimët infektohen me insekte, kjo ndodh për shkak se bimët janë mbajtur shumë të ngrohta dhe të thata, apo janë ujitur më shumë seç duhet. Me rregullin – një herë në javë, ju mund ta shmangni shumë mirë diçka të tillë. Kopshtarët rekomandojnë ujitësit me vrima të imta për të shmangur ekspozimin direkt ndaj nxhetësisë.

I vetmi disavantazh nme mjediset e brendshme është problemi i hapësirës. Sepse bimët në dhomë nuk pëlqejnë shumë diell dhe shumë afri me të nxehtin. Kështu që, duhet të gjeni një vend sa më të përshtatshëm për vendosjen e tyre.

Arkivat

SIGAL UNIQA ju ofron paketa të ndryshme sigurimi për ...

Individe

Dëshironi të siguroni shëndetin, makinen apo pronën tuaj. Tani ju mund te blini siguracionin tuaj online.

Lexo më shumë

pr_interpr_s213_t1067_i1632

Biznes Micro / SME

Të kesh një biznes të vogël apo të mesëm ka sfidat e veta ndaj në SIGAL UNIQA kemi ndërtuar paketa sigurimi për ju.

Lexo më shumë

despre-cariere-small_s44_t494_i491_s213_t1065_i1618

Korporate

Cdo biznes i cili ka xhiro vjetore mbi 250 milione lek te reja konsiderohet biznes V.I.P ose Biznes Korporate.

Lexo më shumë