Blog

AUTOMJETET AUTONOME

Shumica e prodhuesve të automjeteve kanë të paktën një program eksperimental automjetesh autonome me shpresën që të jenë gati për kohën kur shoferët do të fillojnë të kthehen thjesht në pasagjerë. Fordi, GM, Toyota, Fiati, Mercedes-Benzi, BMW, Volkswageni dhe shumë prodhues të tjerë kryesor të automjeteve që të gjithë po tregojnë automjete autonome dhe po hyjnë në partneritet zhvillimi me njëri-tjetrin, me universitetet, me zhvilluesit e Inteligjencës Artificiale dhe me start-up-et e vogla specialiste.

Por janë të huajt ata që po na tregojnë rrugën. Kompani të tilla si Waymo, Apple dhe Uber mesa duket janë shumë më përpara në zhvillimin e automjeteve autonome sesa prodhuesit tradicional të makinave.

Këto zhvillime lidhur me lëvizshmërinë na tregojnë gjithashtu për ndryshime më të mëdha në modelet e zotërimit të makinës dhe të operimit të tyre. Me rritjen e komunikimit online dhe ndarjen e rrugës/makinës me pasagjerë të tjerë dhe aplikacionet e tyre mbështetëse, është përhapur përdorimi i tyre në shumë qytete, dhe tendenca e zotërimit të makinës personale po bie tek gjenerata e mijëvjeçarit (ata që janë të moshës 18-35). Ndërmjet viteve 2010 dhe 2014, vetëm 37% e 17 vjeçarëve dhe e 29 vjeçarëve raportuan drejtimin e makinës në një javë tipike, ndërkohë që kjo shifër ka qenë 46% në vitet 1995 dhe 1999.

Por nuk është vetëm përqindja e të rinjve që ngasin makinën që po ndryshon – ka ndryshime të modeleve të zotërimit dhe përdorimit për të gjithë shoferët e makinave. Deri në fillim të këtij shekulli, shumica e shoferëve i blinin makinat e tyre të reja ose të dorës së dytë, me kesh ose me financim.

Por vitet e fundit, prodhuesit e makinave nuk janë përpjekur që t’ia shesin makinat e tyre shoferëve, ata kanë dashur që shoferët të anëtarësohen për të provuar përvojën e ngarjes së një Mercedesi, Fordi apo një Volvoje. Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, 25% e makinave të reja merren me qira dhe nuk blihen, dhe kjo është një tandencë që po vazhdon të rritet.

Arkivat

SIGAL UNIQA ju ofron paketa të ndryshme sigurimi për ...

Individe

Dëshironi të siguroni shëndetin, makinen apo pronën tuaj. Tani ju mund te blini siguracionin tuaj online.

Lexo më shumë

pr_interpr_s213_t1067_i1632

Biznes Micro / SME

Të kesh një biznes të vogël apo të mesëm ka sfidat e veta ndaj në SIGAL UNIQA kemi ndërtuar paketa sigurimi për ju.

Lexo më shumë

despre-cariere-small_s44_t494_i491_s213_t1065_i1618

Korporate

Cdo biznes i cili ka xhiro vjetore mbi 250 milione lek te reja konsiderohet biznes V.I.P ose Biznes Korporate.

Lexo më shumë