
Por janë të huajt ata që po na tregojnë rrugën. Kompani të tilla si Waymo, Apple dhe Uber mesa duket janë shumë më përpara në zhvillimin e automjeteve autonome sesa prodhuesit tradicional të makinave.
Këto zhvillime lidhur me lëvizshmërinë na tregojnë gjithashtu për ndryshime më të mëdha në modelet e zotërimit të makinës dhe të operimit të tyre. Me rritjen e komunikimit online dhe ndarjen e rrugës/makinës me pasagjerë të tjerë dhe aplikacionet e tyre mbështetëse, është përhapur përdorimi i tyre në shumë qytete, dhe tendenca e zotërimit të makinës personale po bie tek gjenerata e mijëvjeçarit (ata që janë të moshës 18-35). Ndërmjet viteve 2010 dhe 2014, vetëm 37% e 17 vjeçarëve dhe e 29 vjeçarëve raportuan drejtimin e makinës në një javë tipike, ndërkohë që kjo shifër ka qenë 46% në vitet 1995 dhe 1999.
Por nuk është vetëm përqindja e të rinjve që ngasin makinën që po ndryshon – ka ndryshime të modeleve të zotërimit dhe përdorimit për të gjithë shoferët e makinave. Deri në fillim të këtij shekulli, shumica e shoferëve i blinin makinat e tyre të reja ose të dorës së dytë, me kesh ose me financim.
Por vitet e fundit, prodhuesit e makinave nuk janë përpjekur që t’ia shesin makinat e tyre shoferëve, ata kanë dashur që shoferët të anëtarësohen për të provuar përvojën e ngarjes së një Mercedesi, Fordi apo një Volvoje. Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, 25% e makinave të reja merren me qira dhe nuk blihen, dhe kjo është një tandencë që po vazhdon të rritet.