Me të gjitha teknologjitë shtesë kohë-kursyese që do të jenë të disponueshme në vitin 2040, shpesh mendojmë se, çfarë do të bëjmë ne me kohën shtesë të fituar në jetët tona.
Përgjigjja është se, argëtimi dhe përvojat mësim-nxënëse do të jenë kaq intensive saqë ne do të shpenzojmë një sasi të konsiderueshme kohe në përvoja virtuale. Personat e apasionuar pas teknologjisë së sotshme dhe hyrja në këtë botë virtuale përfshijnë një shumëllojshmëri lojrash online dhe një varietet të pasur argëtimi që mundësohen nga Netflix, Amazon Prime dhe Hulu. Deri në vitin 2040, këto përvoja virtuale do të bazohen në rrjetet 7G dhe do të jenë super të pasura dhe plotësisht përthithësëse të vëmendjes sonë, por jo vetëm.
Me një fjalë të vetme si komandë, banorët e një shtëpie të zgjuar të vitit 2040 do të jenë në gjendje që t’a kthejnë mjedisin e tyre të ndenjes në një hapësirë shumëdimensionale kinemaje holografike.
Ky lloj teatri do të kombinojë realitetin virtual, realitetin e zmadhuar dhe teknologjitë holografike për të krijuar lojra, udhëtime, mundësi mësimi, sporti dhe përvojash argëtimi që do të jenë magjepsëse dhe ‘zhytësëse’. Njerëzit do të kenë nevojë që të mbajnë syze ose kësula speciale dhe do të qëndrojnë ose ulen brenda këtyre ngjarjeve virtuale ndërsa ato do të jenë duke ndodhur rreth tyre.
Në to do të përfshihen të gjitha shqisat njerëzore, si edhe të parit, dëgjuarit, ndjesia e aromave, prekja dhe shijimi të cilat do të jenë sipas kërkesave të skenarit të përvojave që do të na ofrohen.
Për arsye argëtimi dhe mësimi, njerëzit do të jenë të aftë që të intervistojnë dhe ndërveprojnë me holograme me përmasa njerëzore të yjeve të famshëm të pop-it, sportit dhe figurave të famshme historike.
Sistemet e inteligjencës artificiale do të mundësojnë ‘praninë e personaliteteve nëpërmjet realitetit virtual’ ose “hologramve të personaliteteteve’, të cilat do të flasin sipas gjuhës natyrale dhe që do të jenë kaq të fuqishme saqë këto personalitete virtuale do të jenë të afta të reagojnë edhe ndaj marrjes në pyetje në mënyrë të pastrukturuar thuajse në çdo gjuhë. Kur të flasim me figurat historike, do të duket sikur të vdekurit do të ringjallen sërish, madje do të jemi të aftë që edhe të ndërveprojmë me to në faza të ndryshme të jetëve tona. Ju mund të zgjidhni që të pyesni Winston Churchill rreth jetës së tij si korrespondent lufte dhe dhe të pyesin një Winstom më të moshuar rreth lidershipit të tij gjatë Luftës së Dytë Botërore (sistemet e Inteligjencës Artificiale do t’i marrin përgjigjet nga artikujt dhe librat e tij të botuar). Ose ju mund të dëshironi që Elvis Presley i ri, Judy Garland ose Amy Winehouse të këndojnë për ju.
Ata që adhurojnë të luajnë lojërat virtuale mund të shtojnë shkallë lojrash të mundësuar me energjinë hidraulike për kinemanë e tyre holografike për ti dhuruar atyre lëvizjet dhe ndjesitë fizike të shoqëruara me çdo lojë ose përvojë. Një udhëtim në hapësirë ose një fluturim me vampirët virtual mund të duket kaq realist saqë paralajmërimet e shëndetshme duhet të dërgohen duke qenë se lojëtarët mund të mos duan të dalin nga këto vende. Padyshim që, do të ketë shqetësime mbi sasinë e kohës që ne do të shpenzojmë në këto përvoja virtuale.
Deri në vitin 2040, të gjitha lojrat, filmat, dramat në serial, udhëtimet, dokumentarët dhe programet edukative do të shpërndahen sipas kërkesës. Vetëm lajmet dhe sporti do të transmetohen live.
Kerko ne SIGAL
Të Fundit
- VIDEO/ Blini online çdo siguracion që ju duhet, si Fjoralba
- Festa të bukura, në një shtëpi të siguruar
- “Karton Jeshil + Asistencë Rrugore”/ Shëtit botën pa shqetësime me SIGAL
- Si të përgatiteni për festat e fundvitit: Këshilla praktike për një sezon magjik
- Sigurimi i Shëndetit në sezonin e festave, “Babagjyshi” për kostot e papritura mjekësore
Arkivat
SIGAL UNIQA ju ofron paketa të ndryshme sigurimi për ...
Individe
Dëshironi të siguroni shëndetin, makinen apo pronën tuaj. Tani ju mund te blini siguracionin tuaj online.
Biznes Micro / SME
Të kesh një biznes të vogël apo të mesëm ka sfidat e veta ndaj në SIGAL UNIQA kemi ndërtuar paketa sigurimi për ju.
Korporate
Cdo biznes i cili ka xhiro vjetore mbi 250 milione lek te reja konsiderohet biznes V.I.P ose Biznes Korporate.