Qoftë nëse udhëtari i vitit 2040 do të zgjedhë të udhëtojë me avion, me tren të shpejtësisë së lartë apo me anije, përvoja e argëtimit në bord do të transformohet. Lidhjet në rrjete me shpejtësi ultra të lartë do të thotë se përvojat e mundësuara nga realiteti virtual do të jenë mahnitëse.
Në avionë dhe në trenat ndërkufitar, vendet ekonomike të pasagjerëve do të jenë të detyruar të përdorin pajisjet e realitetit virtual për shkak të hapësirës dhe privatësisë së kufizuar, por pasagjërët e avionëve dhe të trenave në kategorinë premium do të jenë në gjendje të shijojnë përvoja shumëshqisore të realitetit virtual pa qenë nevoja të mbajnë pajisje të çuditshme.
Të ulur në vende me realitet virtual në udhëtimin tuaj për në Rio de Janeiro, ju do të jeni gjithashtu në gjendje të përjetoni pamjet, tingujt, aromat, shijen dhe atmosferën e karnavaleve më të famshme të qytetit shumë më përpara se të shkelni në tokën braziliane.
Ndërsa për linjat e udhëtimeve me anije, pasagjerët do të jenë në gjendje të shijojnë sporte virtuale të tilla si golf, ose gjuajtje me hark si një përvojë brenda përvojës.
Në vendmbërritje
Brenda hollit të hotelit të viteve 2040, të ftuarit do të mirëpriten fillimisht nga një asistent kompjuterik. Në mjedise më luksoze, të sapoardhurit do të udhëhiqen nga një fytyrë miqësore njerëzore për të përfunduar procesin e ‘check-in-it’ të tyre. Por në një numër më të madh biznesesh dhe buxhetet e hoteleve, ‘check-in-‘i dhe drejtimi për në dhomë do të jenë tërësisht të automatizuara dhe të ofruara nga asistentë kompjuterik.
Disa hotele do të ofrojnë robotë për transportimin e bagazheve për lëvizjen dhe mbajtjen e bagazheve të pasagjerëve. (AirBnB dhe aplikacione të tjera për rezervimin e akomodimit do të ofrojnë gjithashtu asistencë të pajisur me inteligjencë artificiale për të udhëhequr udhëtarët në vendndodhjen e tyre dhe për t’i ofruar atyre atë që ata kanë nevojë gjatë gjithë udhëtimit të tyre).
Njofja e modeleve të fytyrave të udhëtarëve, gjurmët e gishtërinjve, orat e zgjuara ose pajisjet e tjera elektronike do të shërbejnë si çelsi i dhomës dhe sapo të jenë futur në dhomë të ftuarit do të ribashkohen me bagazhet e tyre.
Brenda dhomës, të gjitha shërbimet e hotelit për të ftuarit do të kontrollohen nga një asistent i përkushtuar kompjuterik. Nëse të ftuarit dëshrojnë që t’u pastrohet dhoma apo që t’u hekurosen veshjet, apo për të kryer shërbimin në dhomë, ata thjesht do t’i kërkojnë asistentit të tyre që t’i bëjnë të gjitha këto detyra në vend të tyre. Asistentët kompjuterik do të jenë portierë konstant, të disponueshëm. Shërbime të tjera që do të jenë në ofrim në shumë hotele të vitit 2040 do të jetë, për shembull, printimi i veshjeve nëpërmjet teknologjisë 3D.
Disa vite më vonë do të jetë e mundur dërgimi i përmasave (me shumë mundësi në formën e një manekini virtual të trupit tuaj) hotelit përpara mbërritjes suaj në atë hotel dhe veshjet e rënda të tilla si pallto apo këpucë dimri, për shembull, do të jenë printuar në 3D përpara mbërritjes suaj në atë hotel. Të gjitha këto do të kushtojnë një fraksion të çmimit të veshtjeve të bëra sot nga njeriu dhe që të gjitha do të jenë fiks sipas përmasave të të ftuarve.
Printimi i veshjeve në 3D në vend do të reduktojë konsiderueshëm edhe sasinë e bagazheve që udhëtarët do të transportojnë në vitet 2040, dhe kosto e printimi të veshjeve 3D do të jetë aq të përballueshme saqë udhëtarët do të jenë në gjendje që këto veshje t’i lënë aty për riciklim pas udhëtimit të tyre.
Kerko ne SIGAL
Të Fundit
- Në Shqipëri për festat e fundvitit? Kombinimi “Polica Kufitare + Autosos”, zgjidhja më e mirë për pushime të qeta
- VIDEO/ Blini online çdo siguracion që ju duhet, si Fjoralba
- Festa të bukura, në një shtëpi të siguruar
- “Karton Jeshil + Asistencë Rrugore”/ Shëtit botën pa shqetësime me SIGAL
- Si të përgatiteni për festat e fundvitit: Këshilla praktike për një sezon magjik
Arkivat
SIGAL UNIQA ju ofron paketa të ndryshme sigurimi për ...
Individe
Dëshironi të siguroni shëndetin, makinen apo pronën tuaj. Tani ju mund te blini siguracionin tuaj online.
Biznes Micro / SME
Të kesh një biznes të vogël apo të mesëm ka sfidat e veta ndaj në SIGAL UNIQA kemi ndërtuar paketa sigurimi për ju.
Korporate
Cdo biznes i cili ka xhiro vjetore mbi 250 milione lek te reja konsiderohet biznes V.I.P ose Biznes Korporate.