Ju nuk keni gjithmonë kohën dhe gjendjen e duhur të humorit për të qenë argëtuesi i vetëm i fëmijëve tuaj. Çfarë mund të bëni?
Mërzia është diçka e mirë për zhvillimin e fëmijëve. Fëmijët që mërziten me raste ndiejnë një paqe të brendshme më të madhe që promovon aftësitë e tyre sociale. Ata mësojnë më mirë që të ndjekin krijmtarinë e tyre.
Psikoterapeutët rekomandojnë që të mendoni një lloj plani ditor me fëmijët tuaj së bashku. Kur ata mund të luajnë vetëm dhe cilat detyra të vockla mund t’i bëjnë vet? Gjatë kohës që jeni bashkë, për shembull, mund të përgatisni një vakt të shëndetshëm për fëmijët tuaj? Për të plotësuar të gjitha dëshirat, ju mund t’i pyesni të gjithë në mëngjes se çfarë do të dëshironin që të bëjnë sot? Dhe pastaj të gjitha këto mund t’i hidhini në një program të koordinuar.
Është shumë e rëndësishme që të argëtoheni
Nëse dëshironi që të ndiqni interesat tuaja më vonë gjatë ditës, është e nevojshme që t’i mësoni më të vegjëlve mjaftueshëm herët që të mësojnë se si të merren me veten. Ju mund ta arrini këtë për më të vegjlit duke i dhënë atye, për shembull, për të ndërtuar një kullë sa më të lartë që të jetë e mundur, ose për të pikturuar diçka specifike. Nëse në këtë fazë ju do të diferenconi vetveten dhe do t’i lejoni fëmijët tuaj t’i bëjnë gjërat vet gjatë gjithë kohës, ky është gjithashtu një hap për të fituar një pavarësi më të madhe.
Një këshillë tjetër që na ofrojnë ekspertët është se, në ditë të gjata, ju mund të krijoni gjithashtu përvoja të cilat në kushte të tjera nuk do të lejoheshin. Bëni torta apo supa magjike me të gjithë përbërësit e mundur dhe të pamundur apo një dush me fllucka. Shumë e rëndësishme: humori nuk duhet të mungojë. Nëse do të bëni shaka, do të argëtoheni sepse këtu hyn në lëvizje cikli i vetpërforcmimit të fëmijëve. Kur fëmijët argëtohen, ata gjejnë gjëra që janë më argëtuese për ta! Vetëm: duhet të bëni durim kur fëmijët nuk janë gjithmonë në humor të mirë. Por kjo nuk do të thotë se ju do të jeni gjithmonë përgjegjës për inkurajimin e tyre.
Lufta me jastëk dhe me makarona
Kur fëmijët dalin jashtë kontrollit dhe duket e nevojshme çlirimi i energjisë së tepërt nga ana e tyre, psikologët klinikë na këshillojnë që t’i ndihmojmë fëmijët që të mësojnë të relaksohen. Kjo mund të ndodhë nga një aromë e mirë me të cilën ata janë mësuar dhe që fal mesazhe të shkurtra kënaqësie. Prekja gjithashtu rregullon ndienjat e stresit. Kërceni me një muzikë të çmendur! Dhe këtu mund të marrin pjesë të gjithë.
Adoleshentët fjalëpak dhe të mërzitur janë shpesh më të vështirë. Në këto raste, ju si prindër duhet të krijoni sfida për të zgjuar shpirtin e tyre rinor. Kjo mund të përfshijë gjithçka që është më e përshtatshme për ju dhe familjen tuaj. Për shembull, kush mëson që ta pjeki më mirë bukën etj., këtu nuk ka asnjë kufizim ndaj imagjinatës suaj.
Kerko ne SIGAL
Të Fundit
- “Sigurimet ndihmojnë në krijimin e një qytetari të pavarur, të lirë e të qetë”
- Në Shqipëri për festat e fundvitit? Kombinimi “Polica Kufitare + Autosos”, zgjidhja më e mirë për pushime të qeta
- VIDEO/ Blini online çdo siguracion që ju duhet, si Fjoralba
- Festa të bukura, në një shtëpi të siguruar
- “Karton Jeshil + Asistencë Rrugore”/ Shëtit botën pa shqetësime me SIGAL
Arkivat
SIGAL UNIQA ju ofron paketa të ndryshme sigurimi për ...
Individe
Dëshironi të siguroni shëndetin, makinen apo pronën tuaj. Tani ju mund te blini siguracionin tuaj online.
Biznes Micro / SME
Të kesh një biznes të vogël apo të mesëm ka sfidat e veta ndaj në SIGAL UNIQA kemi ndërtuar paketa sigurimi për ju.
Korporate
Cdo biznes i cili ka xhiro vjetore mbi 250 milione lek te reja konsiderohet biznes V.I.P ose Biznes Korporate.