Të pesta revolucionet e shkencës së mjekësisë të përshkruuara më herët në serinë tonë të artikujve mbi të ardhmen e shëndetësisë në të gjithë botën me shumë gjasa do ta bëjnë shkencën e mjekësisë dhe ofrimin e kujdesit shëndetësor më efektiv në mirëmbajtjen e një popullate të shëndetshme.
Por, në të njëjtën kohë, katër metodologjitë e reja mjekësore – mjekësia e ADN-së së personalizuar, trajtimi i qelizave burimore, nanoteknologjia në mjekësi dhe korrektimi gjenetik – me shumë gjasa do ta rrisin jashtëzakonisht shumë numrin e gjendjeve të ndryshme shëndetësore që mund të trajtohen me sukses. Disa prej këtyre trajtimeve mund të nënkuptojnë që pacientët nuk do të kërkojnë më kujdes shëndetësor për atë gjendje të veçantë shëndetësore por, pashmangshmërisht, trajtimet dhe kurat që do të vijnë si rezultat i këtyre sukseseve në mjekësi do të rrisin jetëgjatësinë e njerëzve dhe rritjen e kërkesave të popullatave mbi shërbimet shëndetësore. Aktualisht, shërbimet shëndetësore në botën e zhvilluar do të vazhdojnë të shikojnë një rritje të kërkesës, duke qenë se njerëzit po jetojnë më gjatë dhe shumë e më shumë sëmundje të reja po i ofrohen për studim mjekësisë së bazuar tek shkenca. Si rezultat, kostot e kujdesit shëndetësor do të vazhdojnë të rriten.
Por revolucioni i pesët – Shëndetësia Dixhitale – me shumë gjasa do ta përmirësojë mirëqenien e përgjithshme të popllatave në të gjithë botën. Fuqizimi i pacientëve nëpërmjet përdorimit të internetit, teknologjisë dixhitale, bio-sensorëve me kosto të ulta, dhe analizat e ADN-së të marra direkt nga konsumatorë,t do të ndihmojnë në lehtësim e barrës mbi sistemet shëndetësore kombëtare.
Edhe nëse vetëm 20 për qind e pacientëve do të përdorin këto teknologji të reja për të marrë më shumë përgjegjësi për mirëqenien e tyre në 10 vitet e ardhshme, pesha mbi zyrat e doktorëve dhe spitaleve do të reduktohet konsiderueshëm.
Për më tepër, këto teknologji mund të shërbejnë si një përbërës kyç në furinizimin e revolucionit të parandalimit, duke ndihmuar në nxitjen e kulturës së vetëdijes shëndetësore në nivel global.
Por përtejt teknologjive të kujdesit personal, përgjigjja ndaj shumë problemeve me të cilat përballen sistemet shëndetësore kombëtare, thuajse çdo njeri në kujdesin shëndetësor është dakord se, duhet të vazjdojë të ketë inovacione konstante brenda sistemeve të menaxhimit shëndetësor. Nga zhvillimi i ilaçeve të përmirësuara dhe diagnostikimi i sëmundjeve deri tek mënyra se si ofrohet kujdesi shëndetësor, mënyrat e reja dhe më të mira të menaxhimit të shërbimeve të shëndetit publik duhet të vazhdojnë të zhvillohen edhe më tej.
Një nga mënyrat më të mira për të siguruar që inovacioni në shpërndarjen e kujdesit shëndetësor të ruajë momentumin e tij është që, menaxhimi të shikojë nga afër teknikat e reja që po shpërndahen në sistemet e kujdesit shëndetësor në vende të tjera.
Për shembull, mjekët indian janë të detyruar që të ofrojnë përqajse inovative dhe sipërmarrëse në shpërndarjen e kujdesit shëndetësor sepse popullsia është kaq e madhe dhe varfëria shumë e përhapur. Menaxhimi i kujdesit shëndetësor në perëndim mund të mësojë nga këto shembuj. Është gjithashtu edhe nevoja për t’i kushtuar më shumë vëmëndje rezultateve të studimeve ndërkombëtare të praktikave më të mira nëse shërbimet e kujdesit shëndetësor nëpër botë do të duan që të ofrojnë kujdesin më të mirë të mundshëm për pacientët e viteve 2040.
Kerko ne SIGAL
Të Fundit
- “Sigurimet ndihmojnë në krijimin e një qytetari të pavarur, të lirë e të qetë”
- Në Shqipëri për festat e fundvitit? Kombinimi “Polica Kufitare + Autosos”, zgjidhja më e mirë për pushime të qeta
- VIDEO/ Blini online çdo siguracion që ju duhet, si Fjoralba
- Festa të bukura, në një shtëpi të siguruar
- “Karton Jeshil + Asistencë Rrugore”/ Shëtit botën pa shqetësime me SIGAL
Arkivat
SIGAL UNIQA ju ofron paketa të ndryshme sigurimi për ...
Individe
Dëshironi të siguroni shëndetin, makinen apo pronën tuaj. Tani ju mund te blini siguracionin tuaj online.
Biznes Micro / SME
Të kesh një biznes të vogël apo të mesëm ka sfidat e veta ndaj në SIGAL UNIQA kemi ndërtuar paketa sigurimi për ju.
Korporate
Cdo biznes i cili ka xhiro vjetore mbi 250 milione lek te reja konsiderohet biznes V.I.P ose Biznes Korporate.