Titaniku u sigurua për 5 milionë Dollarë vetëm 15 ditë përpara ngjarjes tragjike
në muajin mars të 1912-ës, por u ndalua për shkak të mungesës së siguracionit.
Një nga ngjarjet më të bujshme, ku humbën jetën 1512 persona, ishte mbytja e anijes gjigande “Titanik”, në 10 prill 1912. Në mëngjesin e 10 prillit, gjigandi britanik u nis nga SouthHampton
dhe përgjatë lundrimin u përplas me një akullnajë, ku u përmbys në Newfoundland.
Shumë pak persona e dinë që anija “Titanik” ishte e siguruar dhe kontrata e sigurimit ishte firmosur vetëm 15 ditë përpara se të ndodhte përmbytja. Certefikata origjinale e sigurimit, u bë publike vetëm në vitin 2013, ku duken qartë të dhënat dhe shifra e mbulimit të sigurimit dhe primit. Titaniku ishte siguruar për një shumë prej 5 milionë Dollarësh për “humbje totale”, ndaj kompanive të sigurimit iu desh të paguanin si për dëmet materiale të anijes, ashtu edhe për jetët e humbura të pasagjerëve.
Pronari i anijes kompania Oqeanic Steam Navigation Company, u dëmshpërblye nga grupi prej 77 partnerësh që paguan brenda 30 ditëve shumën e dëmshpërblimit prej 5 milionë Dollarësh.
Kompania më e madhe britanike e sigurimeve, Lloyd’s of London, pagoi dhe dëmet më të mëdha të anijes gjigande Titanic. Gjithashtu, Atlantik Mutual Insurance Company ishte një nga 77 parteneret më të mëdha të grupit të sigurimeve, e cial pagoi 100 mijë Dollarë të dëmit që iu shkaktua anijes Titanik në oqeanin Atlantik. Kjo kompani falimentoi në vitin 2011, për shkak të dëmeve të mëdha që iu desh të paguante për shkatërrimet që sollën 9 nga 11 shpërthimet në New York dhe Washington DC.
Sigurimi i anijes qe bërë falë brokerit tepër të suksesshëm të asaj kohe, Willis Faber.
Nga analizat e mëvonshme, rezultoi se shumica e viktimave të anijes, vdiqën si pasojë e mungesës së varkave të shpëtimit. Madje u tha që edhe ato varka që ekzistonin dhe që u përdorën për të shpëtuar pasagjerët ishin gjysmë-bosh.
Thuhet që anija do të nisej në mars të 1912, por lundrimi është shtyrë pikërisht prej faktit se nuk qe bërë sigurimi, ndaj u shty për muajin prill, 15 ditë pasi u firmos kontrata e sigurimit.
I gjithë dëmi i anijes kapte shifrën e 16 milionë Paundë ose 1.7 miliardë Paundë britanikë me
vlerën e ditëve të sotme. Dëmi më i madh i paguar për humbjen e jetëve ishte, dëmi që u pagua për humbjen e jetës së një biznesmeni tepër të njohur dhe të fuqishëm nga Filadelfia, John Thayer, i cili vdiq gjatë përmbytjes së anijes. Për jetën e tij u pagua 31 mijë Paundë britanikë.
Një tjetër fakt interesant i kësaj ngjarjeje tragjike, është se për herë të pare u dëmshpërblye një automjet tip “Reanult” i pasagjerit William Carter. Vetë William mbijetoi nga përmbytja, por makina e tij përfundoi në fund të oqeanit, ndaj edhe u dëmshpërblye me 3100 Paundë.
Kerko ne SIGAL
Të Fundit
- VIDEO/ Blini online çdo siguracion që ju duhet, si Fjoralba
- Festa të bukura, në një shtëpi të siguruar
- “Karton Jeshil + Asistencë Rrugore”/ Shëtit botën pa shqetësime me SIGAL
- Si të përgatiteni për festat e fundvitit: Këshilla praktike për një sezon magjik
- Sigurimi i Shëndetit në sezonin e festave, “Babagjyshi” për kostot e papritura mjekësore
Arkivat
SIGAL UNIQA ju ofron paketa të ndryshme sigurimi për ...
Individe
Dëshironi të siguroni shëndetin, makinen apo pronën tuaj. Tani ju mund te blini siguracionin tuaj online.
Biznes Micro / SME
Të kesh një biznes të vogël apo të mesëm ka sfidat e veta ndaj në SIGAL UNIQA kemi ndërtuar paketa sigurimi për ju.
Korporate
Cdo biznes i cili ka xhiro vjetore mbi 250 milione lek te reja konsiderohet biznes V.I.P ose Biznes Korporate.