Një udhëtim ‘hiking’ është më shumë sesa një pushim nga jeta e përditshme në fshat apo në male. ‘Hiking’ forcon sistemin kardiovaskular, muskujt e këmbëve dhe redukton hormonet e stresit. Me këto 9 këshilla ju do të jeni të përgatitur në mënyrë optimale për udhëtimin e rradhës.
1. Pajisjet e koordinimit
Këpucët e mira janë thelbësore gjatë ‘hiking’ për të reduktuar të dyja flluckat në këmbë dhe tendosjen e nyjeve. Në fillim rekomandohet testimi i këpucëve të ‘hiking’ përpara udhëtimit të planifikuar dhe zëvendësimi i tyre nëse është e nevojshme. Për udhëtime më të gjata është veçanërisht e dobishme edhe një çantë shpine e këndshme. E rëndësishme: Rripat e shpatullave të çantës nuk duhet t’ju presin dhe gjatësia e çantës në shpinë duhet të përshtatet sipas trupit të atij që do ta mbajë çantët, në mënyrë që rripi i belit të jetë në vendin e duhur.
Çfarë duhet të jetë domosdoshmërisht sa më shumë që të jetë e mundur në çantën tuaj:
- Shishe me ujë
- Ushqime
- Veshje për ‘hiking’ për t’u ndërruar
- Xhaketë ere dhe shiu
- Syze, kapele, krem
- Një kutize e vogël e ndihmës së shpejtë
- Mjekimet personale të nevojshme
- Celular
- Elektrik dore
- Thika xhepi, shami, peceta
2. Kontrolloni parashikimin e motit
Gjatë ‘hiking’ një mot i keq i papritur shumë shpejt mund të kthehet në një fatkeqësi. Është mirë që të kontrolloni më parë se si do të jetë moti në ditët në vijim. Çdo bujtinar do të jetë mëse i gëzuar që t’ju japë parashikimet e fundit të motit për zonën ku ju keni vendosur që të shkoni për ‘hiking’.
3. Filloni ngadalë
Fillojeni ‘hiking’ në mënyrë sa më të rehatshme që të jetë e mundur për 15 minutat e parë që të fillojë qarkullimi i gjakut. Më pas përcaktoni një shpejtësi të rehatshme për pjesën e mbetur. Diçka e tillë do ta mbajë frymëmarrjen, zemrën dhe qarkullimin e gjakut tuaj në ekuilibër dhe që të mos lodheni shumë shpejt.
4. Pini mjaftueshëm
Sq më e nxehtë që të jetë dita dhe sa më e lartë që të jetë rruga që do të bëni, aq më e rendësishme bëhet që të keni me vete mjaftueshëm lëngje për udhëtimin tuaj për të parandaluar problemet e qarkullimit. Duke djersirë trupi humbet jo vetëm ujë, por gjithashtu edhe minerale dhe elementë të tjerë. Për të kompensuar këtë humbje, për shembull, lëngu i mollës ose i rrushit pa fara përzihet me ujë, por gjithashtuju mund të konsumoni edhe ujë dhe çaj. Në anën tjetër, pijet alkoolike reduktojnë performancën dhe përkeqësojnë aftësinë tuaj të koordinimit dhe të reagimit që çon në nxitjen e aksidenteve dhe në lëndimin tuaj gjatë udhëtimit. Edhe ushqime të tjera të vogla fuqizuese të tilla si fruta, çokollatë apo bukë integrale me perime nuk duhet të mungojnë në çantën tuaj të shpinës. Sepse konsumimi i energjisë gjatë ‘hiking’ me 350-550 kalori në orë (në varësi të bagazhit, peshës, intensitetit dhe të gjatësisë) nuk duhet të nënvlerësohen.
5. Gjatësi të arsyeshme udhëtimi
Gjeni përpara udhëtimit tuaj rreth gjatësisë dhe shkallës së vështirësisë së udhëtimit të planifikuar dhe vlerësoni se sa të përshtatshme janë aftësitë dhe forma juaj fizike për udhëtimin. Udhëtimet shumë të gjata dhe të shoqëruara me lodhje dhe hutim rrisin riskun e lëndimit. Gjithashtu ju duhet të planifikoni edhe disa pushime.
6. ‘Hiking’ me ngjitje dhe zbritje çliron gjunjët
Për ‘hiking’ rekomandohen dy pole (ngjitje dhe zbritje). Sepse gjatë ngjitjes ju e shtyni veten për sipër me shkopinjtë nëse i përdorni ato ose me trupin tuaj. Kjo çliron muskujt e këmbëve, ndërsa gjatë zbritjes ju do të largoni peshën nga nyjet e gjunjëve.
7. Zbritja tëposhtë
Gjatë zbritjes hidhni hapa të vegjël dhe, nëse është e mundur, vendoseni të gjithë thembrën në tokë për të shpërndarë peshën në mënyrë të barabartë.
8. Qëndroni në formë
Ata që ushtrohen rregullisht kanë ligamente më elastike, një muskulaturë më mirë të zhvilluar dhe sistemi kardiovaskular i tyre është i përgatitur më mirë për stresin. Kjo mund të ndihmojë që një aksident të përballohet më mirë apo madje edhe të shmanget. Kështu, ju mund ta shijoni udhëtimin tuaj edhe më shumë.
Kerko ne SIGAL
Të Fundit
- VIDEO/ Blini online çdo siguracion që ju duhet, si Fjoralba
- Festa të bukura, në një shtëpi të siguruar
- “Karton Jeshil + Asistencë Rrugore”/ Shëtit botën pa shqetësime me SIGAL
- Si të përgatiteni për festat e fundvitit: Këshilla praktike për një sezon magjik
- Sigurimi i Shëndetit në sezonin e festave, “Babagjyshi” për kostot e papritura mjekësore
Arkivat
SIGAL UNIQA ju ofron paketa të ndryshme sigurimi për ...
Individe
Dëshironi të siguroni shëndetin, makinen apo pronën tuaj. Tani ju mund te blini siguracionin tuaj online.
Biznes Micro / SME
Të kesh një biznes të vogël apo të mesëm ka sfidat e veta ndaj në SIGAL UNIQA kemi ndërtuar paketa sigurimi për ju.
Korporate
Cdo biznes i cili ka xhiro vjetore mbi 250 milione lek te reja konsiderohet biznes V.I.P ose Biznes Korporate.