A e godasin ndonjëherë stuhitë zonën tuaj? A përbëjnë zjarret një kërcënim potencial për ju? Identifikoni se cilat katastrofa natyrore janë më të zakonshme në zonën tuaj dhe përcaktoni faktorët e rrezikut të biznesit tuaj. Filloni duke përgatitur kërcënimin e parë të menjëhershëm e lidhur me kushtet e motit dhe parapërgatituni për to.
2. Këshillohuni me burimet eksperte
Pronarët e bizneseve mund të informohen për kushtet e ardhshme të motit tek faqja zyrtare e internetit e Institutit të Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit në: www.geo.edu.al.
3. Kryeni një analizë të impaktit të biznesit
Kryerja e analizës së impaktit të biznesit do t’ju ndihmojë që të parashikoni efektin potencial të një katastrofe natyrore në biznesi tuaj, duke përfshirë shitjet e humbura apo të vonuara dhe të ardhurat, rritjen e shpenzimeve për riparimin dhe vonesat në zbatimin e planeve të biznesit. Përpilimi i analizës së impaktit të biznesit, do t’ju ndihmojë që të identifikoni hendeqet potenciale në planin tuaj parapërgatitor ekzistues ndaj katastrofave, të tilla si komunikimi me klientët, menaxhimi i inventarit apo siguria e ruajtjes së të dhënave. Përpilimi i këtij plani do t’ju ndihmojë që të krijoni dhe përpunoni përgjigjen tuaj në raste emergjencash, komunikimin në kohë krizash, dhe planin e vazhdimit të biznesit.
4. Zhvilloni dhe praktikoni një plan përgjigjjeje në rast emergjencash
Plani i përgjigjes në rast emergjencash është çka do të zbatoj biznesi juaj në rast se ndodh një katastrofë natyrore. Ky plan duhet të përfshijë se si do t’i mbroni ju punonjësit dhe klientët tuaj, si do t’i menaxhoni operacionet e biznesit dhe se si do të komunikoni gjatë dhe pas katastrofës. Praktikojeni këtë plan.
5. Përgatisni një plan komunikimi në kohë emergjencash
Plani i komunikimit në kohë krizash është mënyra se si ju do të qëndroni në kontakt me punonjësit dhe me klientët tuaj. PlKy plan do të ndihmojë biznesin tuaj që të përgjigjet menjëherë dhe në mënyrë të përshtatshme gjatë dhe pas një katastrofe. Përcaktoni përpara kohe se kush do të jetë personi përgjegjës për një audiencë të caktuar. Për shembull, ju mund të caktoni një person për të komunikuar me stafin dhe një tjetër për të komunikuar me klientët tuaj.
6. Mbroni të dhënat financiare
Nëse zyra apo dyqani juaj shkatërrohet, çfarë do të ndodhte me të dhënat financiare të biznesin tuaj? Po të dhënat e klientëve apo ndonjë informacin tjetër i ndjeshëm i kompanisë suaj? Për këtë ju duhet të keni një sistem rezervë të brendshëm dhe të jashtëm për ruajtjen e të dhënave për t’ju ndihmuar që të mbroni të dhënat e kompanisë suaj. Kujtojin punonjësve tuaj që të rujanë të dhënat e kompjuterit në kompaninë tuaj në një sistem të jashtëm dhe jo vetëm në serverin e kompanisë, në mënyrë që ato të mos humbasin pavarësisht se çfarë do t’i ndodhë mjediseve fizike të biznesit tuaj.
7. Krijoni një plan për vazhdimsinë e biznesit
Si do të vazhdoj të operojë biznesi juaj në rastin e ndodhjes së një katastrfoe natyrore? Për shembull, nëse biznesi juaj shet mallra apo shërbime online, ju mund të vazhdoni ende që të merrni porosi, edhe nëse, në fakt, dyqani juaj është mbyllur. Një plan vazhdimësie përfshin se si do të menaxhoni komunikimin me klientët dhe me furnizuesit tuaj, si do t’i përmbushni porositë e marra apo kontratat e shërbimit dhe se si do t’i rikuperoni të dhënat e kompanisë suaj?
8. Flisni me agjentin apo kompaninë tuaj të sigurimeve
Sigurimi i biznesit mund ta ndihmojë kompaninë tuaj nga humbjet substanciale në rast të një dëmi të mbuluar. Përveç mbulmit të pronës, ju mund të merrni gjithashtu në shqyrtim mbulimin nga ndërprerja e biznesit që mund t’ju ndihmojë me dëmshpërblimin e humbjeve në rast se biznesi juaj do të jetë përkohësisht jofunksional pas një humbjeje të mbuluar. Sigurisht që, sigurimi i biznesit varion në varësi të llojit të biznesit që ju keni dhe se cilat mbulime sigurimi do të ishin më të përshtatshme për kompaninë apo biznesin tuaj.
A jeni gati për të blerë?
➡️? I SIGURIMI I PRONËS DHE BIZNESIT
➡️? II SIGURIMI I PËRGJEGJËSIVE
https://sigal.com.al/pasuri-dhe-garanci/sigurimi-i-pergjegjesive/
#sigal #sigaluniqa #SigalUniqaBlog #SigurimiBiznesit
Kerko ne SIGAL
Të Fundit
- Rreziqet që mbart stina e dimrit/ Sigurimi i Pronës, për të mos shkuar drejt rrënimit financiar
- Kriza e pensioneve, Ponari ofron zgjidhjen: Kombinimi i shtetërorit me atë privat
- VIDEO/ Flasin përfituesit e pensionit më SIGAL: Shumë e leverdisshme dhe e domosdoshme
- Ponari propozon zgjidhjen për pensionet: Sigurim i detyrueshëm me dy pjesë
- Siguracionet që na nevojiten për tu mbrojtur financiarisht nga fatkeqësitë natyrore
Arkivat
SIGAL UNIQA ju ofron paketa të ndryshme sigurimi për ...
Individe
Dëshironi të siguroni shëndetin, makinen apo pronën tuaj. Tani ju mund te blini siguracionin tuaj online.
Biznes Micro / SME
Të kesh një biznes të vogël apo të mesëm ka sfidat e veta ndaj në SIGAL UNIQA kemi ndërtuar paketa sigurimi për ju.
Korporate
Cdo biznes i cili ka xhiro vjetore mbi 250 milione lek te reja konsiderohet biznes V.I.P ose Biznes Korporate.