1. Substanca jetësore nga natyra
Konsumoni perime dhe fruta të freskëta, erëza, fara dhe arra të cilat do t’ju sigurojnë substanca të mira jetësore duke ju furnizuar me energji përgjatë gjithë ditës.
2. Pini shumë ujë
Është optimale që të pini 2-3 litra ujë në ditë. Të pirit shumë pak ujë kontribuon në një përqëndrim të dobët dhe lodhje.
3. Sheqeri dhe përbërësit artificial
Sheqeri ofron vetëm kalori boshe dhe është një kursyes i panevojshëm energjish.
4. Merrni frymë thellë
Merrni frymë në mënyrë të vetëdijshme, të thellë dhe të qetë disa herë në ditë dhe ju do të relaksoheni automatikisht.
5. Pushime të shkurtra në mëngjes
Jepini kohë vetes tuaj në mëngjes dhe trajtojeni vetveten me pushime të shkurtra në mëngjes. Mblidhni paqen tuaj të brendshme, qoftë duke u shtrirë, ose duke pirë një kafe ose çaj mbi divan.
6. Ushtrohuni rregullisht
Ushtrohuni rregullisht duke qënë aktiv për disa minuta. Përdorini pushimet e shkurtra nga jeta juaj e përditshme dhe bëni një ecje të shkurtër gjatë pushimit të drekës, ngjisni shkallët, mos përdorni ashensorin ose thjesht tendosuni pak.
7. Mendoni pozitivisht
Mirëqenia jonë e brendshme luan një rol të madh në nivelin tonë të energjive. Shpenzojeni kohën tuaj me njerëz pozitiv dhe shmangni “vampirët e energjisë”.
8. Sigurohuni që sasia e gjumt tuaj të jetë e përshtatshme dhe shplodhëse
Edhe ndryshimet më të vogla mund të përmirësojnë në mënyrë radikale të dyja, sasinë dhe cilësinë e gjumit tuaj.