Blog

8 Këshilla: Më shumë energji, më pak lodhje

Koha e leximit: 2 minuta

Më këto këshilla të thjeshta ju do të keni më shumë energji në jetën tuaj të përditshme gjatë gjithë kohës

1.       Substanca jetësore nga natyra

Konsumoni perime dhe fruta të freskëta, erëza, fara dhe arra të cilat do t’ju sigurojnë substanca të mira jetësore duke ju furnizuar me energji përgjatë gjithë ditës.

2.       Pini shumë ujë

Është optimale që të pini 2-3 litra ujë në ditë. Të pirit shumë pak ujë kontribuon në një  përqëndrim të dobët dhe lodhje.

3.       Sheqeri dhe përbërësit artificial

Sheqeri ofron vetëm kalori boshe dhe është një kursyes i panevojshëm energjish.

4.       Merrni frymë thellë

Merrni frymë në mënyrë të vetëdijshme, të thellë dhe të qetë disa herë në ditë dhe ju do të relaksoheni automatikisht.

5.       Pushime të shkurtra në mëngjes

Jepini kohë vetes tuaj në mëngjes dhe trajtojeni vetveten me pushime të shkurtra në mëngjes. Mblidhni paqen tuaj të brendshme, qoftë duke u shtrirë, ose duke pirë një kafe ose çaj mbi divan.

6.       Ushtrohuni rregullisht

Ushtrohuni rregullisht duke qënë aktiv për disa minuta. Përdorini pushimet e shkurtra nga jeta juaj e përditshme dhe bëni një ecje të shkurtër gjatë pushimit të drekës, ngjisni shkallët, mos përdorni ashensorin ose thjesht tendosuni pak.

7.       Mendoni pozitivisht

Mirëqenia jonë e brendshme luan një rol të madh në nivelin tonë të energjive. Shpenzojeni kohën tuaj me njerëz pozitiv dhe shmangni “vampirët e energjisë”.

8.       Sigurohuni që sasia e gjumt tuaj të jetë e përshtatshme dhe shplodhëse

Edhe ndryshimet më të vogla mund të përmirësojnë në mënyrë radikale të dyja, sasinë dhe cilësinë e gjumit tuaj.

Arkivat

SIGAL UNIQA ju ofron paketa të ndryshme sigurimi për ...

Individe

Dëshironi të siguroni shëndetin, makinen apo pronën tuaj. Tani ju mund te blini siguracionin tuaj online.

Lexo më shumë

pr_interpr_s213_t1067_i1632

Biznes Micro / SME

Të kesh një biznes të vogël apo të mesëm ka sfidat e veta ndaj në SIGAL UNIQA kemi ndërtuar paketa sigurimi për ju.

Lexo më shumë

despre-cariere-small_s44_t494_i491_s213_t1065_i1618

Korporate

Cdo biznes i cili ka xhiro vjetore mbi 250 milione lek te reja konsiderohet biznes V.I.P ose Biznes Korporate.

Lexo më shumë