Mendo për shëndetin! Mendo për familjen tënde! Mendo SIGAL UNIQA! Siguro veten dhe familjen tënde!
SIGAL UNIQA GROUP AUSTRIA ofron dy (2) paketa 1-vjeçare për individë & familje për sigurimi për shëndetin tuaj dhe të familjes suaj: COMFORT, KM0 dhe MULTICENTRIKE – të cilat promovojnë kujdesin e hershëm shëndetësor, siguri edhe për shërbimet e marra në spital publik si edhe diagnozë të hershme e shërim i shpejtë. Zgjidhni paketën që funksionon më mirë për ju:
Zgjidh dhe BLI ONLINE 1 nga 3 paketat INDIVIDUALE të sigurimit të shëndetit që ju përshtatet më shumë duke klikuar në:
https://sigal.com.al/paketat-e-shendetit/#1560408035956-525028a5-311f
OSE,
Zgjidh dhe BLI ONLINE 1 nga 3 paketat FAMILJARE të sigurimit të shëndetit që ju përshtatet më shumë duke klikuar në:
https://sigal.com.al/paketat-e-shendetit/#1560408036019-710cda3d-3cb9
PIRAMIDA E USHQIMIT
7 hapat e një diete të shëndetshme
Çfarë e bën një dietë e shëndetshme dhe të ekuilibruar?
6 gota ujë
Uji është jetësor për të gjitha proceset në trupin tonë. Ai ndihmon për të menduarin dhe për eliminimin e toksinave. Rrjedhimisht, rekomandimi i përgjithshëm është që të pini të paktën 1.5 ose 2 litra ujë, në sasi të vogla, përgjatë gjithë ditës. Uji ideal do të ishte ujë natyral rubineti ose uji mineral, çaj me fruta por pa ëmbëlsues dhe lëngje frutash të holluara (njëra pjesë lëng, dy deri në tre pjesë ujë). Gjithashtu deri në tre filxhanë kafeje ose çaj të zi në ditë është në rregull. Pijet për të mbuluar kërkesat ditore për lëngje nuk duhet të përmbajnë sheqer ose alkool.
5 herë fruta dhe perime
Optimale është që të konsumoni tre herë perime ose fasule dhe dy herë ftuta në ditë. Për fëmijët, racione më të vogla janë të mjaftueshme për të përmbushur kërkesat e trupit për vitamina dhe minerale dhe, tek të rriturit, një racion ditor pesëfish me fruta dhe perime. Për shembull, një frut në mëngjes, feta domatesh në vend të sallamit, supë me perime apo sallatë në pdrekë ose pasdrekë, një frut në drekë dhe në darkë speca dhe kunguj të skuqur në tigan.
4 dorë drithëra
Karbohidrate të tilla si orizi, misri, patatet, makaronat dhe buka janë hapi tjetër në piramidën ushqimore. Drithëra të pasura me fibra kanë shumë avantazhe: tretje më të mirë, vitamina dhe minerale që zgjasin më gjatë. Me brumërat dhe pastiçeritë, një dorë është masa e duhur. Për orizin, makaronat, çerealet ose patatet nga një dorë në vakt. Për shembull, çereale ose bukë të bërë në shtëpi për mëngjes, patate për drekë dhe makarona në darkë.
3 herë qumësht, kos dhe djathë
Produktet e qumështit dhe të djathit ofrojnë proteinë dhe kalçium të vlefshëm. Tre herë në ditë është e mjaftueshme. Kini kujdes ndaj yndyrnave të ulta dhe përmbajtjes së sheqerit tek produktet e djathit. Kërkesat ditore mund, për shembull, të përfshijë një gotë të madhe me qumësht (200 ml), një gotë kos (250 gr) dhe dy feta djathë (60 gr).
Mish dhe peshk çdo javë
Shtresa e pestë e Piramidës Ushqimore rekomandon një ose dy peshq gjatë dietës javore, por vetëm tre herë mish (150 gr). Mishi përmban hekur, ndërsa peshku acide yndyre omega-3 të shëndetshme. Rekomandohet peshk vendas, si troftë, ndërsa si peshk deti rekomandohet salmon dhe harengë. Toni dhe peshku shtizë kanë një ngarkesë relativisht të lartë metali dhe, rrjedhimisht duhet të konsumohen rrallë. Gjithashtu tre vezë në javë është e lejueshme.
Vaj vegjetal, arra dhe fara: cilësi përmbi sasi
Vajërat vegjetal ofrojnë acide yndyrore të velfshme, por për shkak të densitetit të energjisë së lartë ato duhet të përdoren me masë. Është e rëndësishme që t’i kushtojmë vëmendje cilësisë së vajërave. Vaji ullirit është i përshtatshëm për vakte të ftohta dhe për sallatat. Rekomandimi ditor është 1-2 lugë vaj. Gjalpi ose margarina duhet të përdoren vetëm me masë.
Sheqer dhe yndyrna me masë
Ushqimet e ëmbla dhe të yndyrshme të tilla si pastiçeritë, ‘fast food-et’ dhe sodat duhet të konsumohen rrallë. Për shembull, në pushim hani një copë çokollatë herë pas here dhe me këtë kënaqësia kalon në plan të parë.
Kerko ne SIGAL
Të Fundit
- “Sigurimet ndihmojnë në krijimin e një qytetari të pavarur, të lirë e të qetë”
- Në Shqipëri për festat e fundvitit? Kombinimi “Polica Kufitare + Autosos”, zgjidhja më e mirë për pushime të qeta
- VIDEO/ Blini online çdo siguracion që ju duhet, si Fjoralba
- Festa të bukura, në një shtëpi të siguruar
- “Karton Jeshil + Asistencë Rrugore”/ Shëtit botën pa shqetësime me SIGAL
Arkivat
SIGAL UNIQA ju ofron paketa të ndryshme sigurimi për ...
Individe
Dëshironi të siguroni shëndetin, makinen apo pronën tuaj. Tani ju mund te blini siguracionin tuaj online.
Biznes Micro / SME
Të kesh një biznes të vogël apo të mesëm ka sfidat e veta ndaj në SIGAL UNIQA kemi ndërtuar paketa sigurimi për ju.
Korporate
Cdo biznes i cili ka xhiro vjetore mbi 250 milione lek te reja konsiderohet biznes V.I.P ose Biznes Korporate.