Qoftë një intervistë pune, negociim page, prezantim, duhet një lloj vetbesimi për t’u dukur sa më të patrembur që të jetë e mundur.
Vetbesimi nuk është domosdoshmërisht diçka që na e kanë dhënë që në djep. Por, ne mund ta mësojmë vetbesimin në jetë.
5 strategji për një pamje bindëse
Për të fituar fuqi të brendshme dhe të jashtme, ekspertët rekomandojnë një plan me 5 pika:
Hapi 1: njihuni dhe mësohuni me frikën
Para së gjithash, ju duhet të kuptoni se frika nga ekspozimi është diçka plotësisht natyrale. Ju nuk jeni pjesë e një grupi, ju nuk jeni të mbrojtur, ju jeni, si për të thënë, në një situatë të rrezikshme. Dhe, ju duhet ta pranoni këtë. Kështu që, mos u largoni nga frika, mos e shtypni atë, por ndjejeni atë si diçka tërësisht normale dhe natyrale. Më pas, ju mund të pranoni gjithashtu ndihmën dhe të mësoni instrumentet që do t’ju falin më shumë siguri.
Hapi 2: praktikoni një qëndrim të efektshëm
Ulja dhe qëndimi siç duhet është gjysma e betejës. Kushdo që qëndron drejt së jashtmi, qëndron drejt edhe së brendshmi. Nëse do të praktikoheni për një farë kohe, trupi mund të brendësojë qëndimin e saktë dhe do ta bëjë atë gjithashtu pjesë të pavetëdijes.
Hapi 3: merrni frymë lirshëm
Fryma kontrollon sistemin nervor autonom: ai mund t’ju qetësojë, p.sh., të stimulojë sistemin nervor parasimpatik ose të aktivizojë sistemin nervor simaptik. Për t’u qetësuar: Nxirrni frymë pesë herë sa më gjatë, me një “Fffff” të fortë deri sa trupi të marrë frymë sërish. Për t’u aktivizuar: Gjithashtu merrni pesë herë frymë dhe nxirreni atë jashtë.
Hapi 4: çlirojeni zërin
Çdo njeri që flet me një zë të ulët apo të lartë duket i pasigurt. Megjithatë, të folurit e fuqishëm mund të praktikohet shumë mirë. Është e rëndësishme që të hapni kafazin e frymëmarrjes, gjoksin tuaj për zërin. Ja se si funskionon: Me gojën e hapur, çlironi buzët, dhe rrotulloni ngadalë kokën tuaj. Mbajeni nofullën të palëvizur dhe nxirrni tinguj të fuqishëm të tillë si “Haaa!”
Hapi 5: përgatitja mendore
Një nga gjërat më të rëndësishme është përgatitja e mirë mendore gjithashtu. Ju duhet t’i përgjigjeni këtyre pyetjeve: Cila është tema ime, cilat janë mesazhet e mia kyçe? Çfarë është veçanërisht e rëndësishme dhe kush është pala tjetër? Gjetja më e rëndësishme duhet të jetë që dëgjuesi duhet të ofrojë vlerë të shtuar. Nëse ju vet jeni të qartë mbi përfitimet që të tjerët do të kenë nga biseda, prezantimi dhe pamja, do t’ju ndihmojnë që të dilni nga pozicioni i perceptuar i “lutësit”. Ky do të jetë një takim në nivel sysh.
Kerko ne SIGAL
Të Fundit
- “Sigurimet ndihmojnë në krijimin e një qytetari të pavarur, të lirë e të qetë”
- Në Shqipëri për festat e fundvitit? Kombinimi “Polica Kufitare + Autosos”, zgjidhja më e mirë për pushime të qeta
- VIDEO/ Blini online çdo siguracion që ju duhet, si Fjoralba
- Festa të bukura, në një shtëpi të siguruar
- “Karton Jeshil + Asistencë Rrugore”/ Shëtit botën pa shqetësime me SIGAL
Arkivat
SIGAL UNIQA ju ofron paketa të ndryshme sigurimi për ...
Individe
Dëshironi të siguroni shëndetin, makinen apo pronën tuaj. Tani ju mund te blini siguracionin tuaj online.
Biznes Micro / SME
Të kesh një biznes të vogël apo të mesëm ka sfidat e veta ndaj në SIGAL UNIQA kemi ndërtuar paketa sigurimi për ju.
Korporate
Cdo biznes i cili ka xhiro vjetore mbi 250 milione lek te reja konsiderohet biznes V.I.P ose Biznes Korporate.