Për shumë, shumë, shumë vite Chopin ka qenë një nga kompozitorët më të njohur të të gjitha kohëve.
Praktikisht, ai ka shkruar vetëm për piano. Sigurisht që ka edhe ca koncerte për orkestër dhe shumë pjesë për muzikë dhome, por në thelb ai ka kompozuar ekskluzivisht vetëm për piano. Ai arriti të zhvillonte një botë totalisht të re tingulli.
Një nga gjërat më të vështira për të bërë në piano, është lidhja e notave. Nëse do të kisha një violinë që t’jua tregoja këtë…një violinë me hark e realizon lidhjen e notave me lehtësi, ose atë që ne në muzikë e quajmë ‘legato’. Legato nuk do të thotë as më shumë dhe as më pak, sesa i lidhur, të lidhura bashkë.
Ndërsa, ‘staccato’, nga italishtja, është diçka e palidhur. Të luash legato në piano, është shumë e vështirë sepse tingulli vdes. dhe, legato këtu në piano, do të thotë që ta vazhdosh linjën, ta mbash të lidhur (1:49) dhe kjo është një nga gjërat më të vështira kur luan Chopin.
Dora e majtë është duke shoqëruara, ndërsa dora e djathtë, praktikisht këndon mbi piano.
Chopin ka pasur një mënyrë shumë të veçantë për modulimin, rregullimin e notave gjatë ndryshimit të harmonisë. Dhe, kështu duke ndryshuar edhe gjendjen e humorit të muzikës. Muzika ecën, pastaj ka një klimaks të madh, dhe përfundon në gjendje shumë të qetë, në paqe (3:05). Dhe, pastaj mbyllet (3:17).
***
Daniel Barenboim (1942) është një pianist dhe dirigjent argjentinas. Aktualisht, ai është dirigjent i Operas Shtetërore të Berlinit dhe Staatskapelle Berlin (Orkestër gjermane dhe orkestër residente e operas së Berlinit, që i ka rrënjët që në vitin 1570.) Barenboim mban titullin ’Dirigjent për jetë’ që nga viti 2000. Më parë ai ka shërbyer si dirigjent i Orkestrës Simfonike të Çikagos, Orkestrës së Parisit dhe La Scala në Milano.