5 MINUTA SHPJEGIM MBI ’FUNERAILLES’ TË LISZT
Nga Daniel Barenboim
Pa Liszt, nuk do të kishim Wagner.
Liszt, ishte ai që shpiku idenë e recitalëve.
Franz Liszt, së bashku me Chopin, ndoshta, ishin kompozitorët më pianistikë të shekullit të XIX-të. Ai vetë, ishte një virtuoz i madh. Ai shpiku idenë e recitalëve. Deri përpara shfaqjes së tij në skenë, kompozitorët luanin vetëm veprat e tyre. Ai filloi të luante në recitale me pjesë nga veprat e njerëzve të tjerë.
Liszt, ishte ai që rigjeneroi interesin për Beethoven, Schubert, Bach; pra gjithë muzikën e mrekullueshme të së shkuarës.
Ai ka qenë, gjithashtu një kompzitor i shkëlqyer, i cili ka kontribuar shumë në muzikën e kompozitorëve të tjerë. Pa të nuk do të kishim pasur Wagner. Liszt, ishte ai që hapi rrugën për muzikën e së ardhmes në mes të shekullit të XIX-të.
***
Daniel Barenboim (1942) është një pianist dhe dirigjent argjentinas. Aktualisht, ai është dirigjent i Operas Shtetërore të Berlinit dhe Staatskapelle Berlin (Orkestër gjermane dhe orkestër residente e operas së Berlinit, që i ka rrënjët që në vitin 1570.) Barenboim mban titullin ’Dirigjent për jetë’ që nga viti 2000. Më parë ai ka shërbyer si dirigjent i Orkestrës Simfonike të Çikagos, Orkestrës së Parisit dhe La Scala në Milano.