Çarë do t’ju ndihmonte të flinit mirë kur është nxehtë? Ne kemi disa ide të mira
Dhjetë vite më parë ne mendonim se netët tropikale ndodhnin vetëm, siç sugjeron edhe vetë emri, në tropik. Tani ne dimë më shumë dhe kjo tendencë është në rritje. Si mund të bini në gjumë dhe të flini mirë në netë të tilla?
Në mbrëmje temperatura e trupit bie dhe ky është gjithashtu një nga sinjalet që truri të prodhojë hormonin e gjumit melatoninën. Nëse temperatura e ambientit është e lartë, natyrisht që është më e vështirë për organizmin që të arrijë temperaturën e duhur të gjumit dhe është edhe më e vështirë për të rënë në gjumë. Kështu, ta ndihmojmë trupin që të freskohet është një nga qasjet për ta zgjidhur këtë problem.
KËSHILLA 1: Uji i ftohtë
Shplani këmbët e poshtme me ujë të ftohtë. Shumë e rëndësishme: mos i thani! Shtrihuni dhe mbuloni vetëm pjesën e sipërme të trupit, duke i lënë këmbët të lira. Kjo metodë mund të ndihmojë gjithashtu kur ndjeni lodhje të këmbëve sepse i ftohti qetëson sistemin nervor, të paktën kjo është ajo çka na thonë psikologët dhe ekspertët e gjumit.
KËSHILLA 2: ‘Spray’ freskues për fytyrën
‘Spray’ për fytyrën nga farmacitë apo parfumeritë jo vëtëm që ndihmon për ta mbajtur lëkurën të freskët kur udhëtoni, por ato ju mbajnë gjithashtu të freskët edhe gjatë netëve tropikale. Nëse dëshironi që të bëni vet një ‘spray’ freskues, mund të përdorni ujë me lule. Ky ujë, më i mirë nga të cilët është uji më trëndafil, krijohet gjatë distilimit të vajrave kryesore dhe ka një aromë delikate të llojit përkatës të lules. Vaji i trëndafilit në veçanti ka një efekt qetësues mbi trupin dhe shpirtin. Nëse e mbani ‘spray-n’ në frigrifer, ju do të keni gjithmonë gati diçka freskuese për ta përdorur ndërmjet vakteve apo kur të shtriheni për të fjetur.
KËSHILLA 3: Koka e freskët
Aksesorët e bukurisë të tilla si maskë me xhel apo fashë për relaksimin e syve, që vendosen të freskëta mbi sy dhe në ballë, gjithashtu ju ndihmojnë që të freskoheni dhe të ‘hidheni’ në ëndrra. Nëse nuk keni asnjë nga këto në shtëpi, ju mund të përdorni gjithashtu maska cope për fytyrën, të cilën mund ta vendosni tek ngrirësi 30 minuta përpara përdorimit.
KËSHILLA 4: Akulli
A do t’ju pëlqente një udhëtim i shkurtër mbi akull? Për ta bërë këtë, mbushni një tas të vogël me ujë të ftohtë dhe shtoni një ose dy pika vaj menteje. Tani lagini paksa gishtërinjtë tuaj, dhe prekni shpatullat dhe qafën tuaj dhe, kështu do të shijoni efektin e tyre freskues.
KËSHILLA 5: Udhëtimi me mendje
Një natë me gjumë të mirë fillon gjatë ditës. Nëse ia dilni që të bëni disa pushime të vogla të shkurtra relaksimi gjatë ditës, do ta keni më të lehtë që të bini në gjumë natën, madje edhe në netët tropikale.
Kerko ne SIGAL
Të Fundit
- “Sigurimet ndihmojnë në krijimin e një qytetari të pavarur, të lirë e të qetë”
- Në Shqipëri për festat e fundvitit? Kombinimi “Polica Kufitare + Autosos”, zgjidhja më e mirë për pushime të qeta
- VIDEO/ Blini online çdo siguracion që ju duhet, si Fjoralba
- Festa të bukura, në një shtëpi të siguruar
- “Karton Jeshil + Asistencë Rrugore”/ Shëtit botën pa shqetësime me SIGAL
Arkivat
SIGAL UNIQA ju ofron paketa të ndryshme sigurimi për ...
Individe
Dëshironi të siguroni shëndetin, makinen apo pronën tuaj. Tani ju mund te blini siguracionin tuaj online.
Biznes Micro / SME
Të kesh një biznes të vogël apo të mesëm ka sfidat e veta ndaj në SIGAL UNIQA kemi ndërtuar paketa sigurimi për ju.
Korporate
Cdo biznes i cili ka xhiro vjetore mbi 250 milione lek te reja konsiderohet biznes V.I.P ose Biznes Korporate.