- Është një Fond Pensioni me kontribute individuale të përcaktuara.
- Një zgjedhje dhe zgjidhje e sigurt në një moment mjaft të rëndësishëm të problemeve që po përballet sot sistemi i pensioneve në Shqipëri.
- Mundësia për një alternative të qetë dhe të garantuar në moshën e tretë.
- Operon dhe është aktiv në të gjithë Shqipërinë.
- Të drejtën për tu anëtarësuar e kanë të gjithë personat, pavarësissht nga mosha, vendndodhja dhe punësimi.
- Kontributi minimal është 1,000 lekë në muaj.
- Kontributet për pension privat mund ti paguajnë individët anëtarë të Fondit, punëdhënësit e tyre, ose çdo person i tretë ne emër të tyre në lekë.
- Në rastet kur kontributi paguhet në një monedhë tjetër, shuma e paguar konvertohet në monedhën lekë me kursin zyrtar të konvertimit valutor, të asaj dite kur bëhet pagesa.
- Kontributi për pension mund të paguhet në baza mujore, 3-mujore, 6-mujore dhe vjetore.
- Kontributet mund të paguhen edhe si shumë e menjëhershme ‘single payment’.
- Fondi i Pensionit Privat SIGAL zë 50% të vlerës së aseteve në këtë treg (sipas të dhënave zyrtare të AMF –së 2018).
- 7,067 anëtarë (sipas të dhënave zyrtare Prospekti 2019).
- Ju pajis me Kartën e Anëtarësimit që në momentin e nënshkrimit të kontratës.
- 57,028,800 lekë kapital të regjistruar (sipas të dhënave zyrtare Prospekti 2019).
- 1,085,645,724 lekë asete të anëtarëve (sipas të dhënave zyrtare Prospekti 2019).
- Astetet e Fondit investohen më synim rritjen e kthimit nga investimi për anëtarët e tij dhe për t’i siguruar atyre një të ardhme të sigurt.
- Investimet e Fondit bëhen në instrumenta me kredibilitet të fortë, të llojeve dhe karakteristikave të ndryshme dhe mbi bazën e parimit të ruajtjes së nivelit të mjaftueshëm të likuiditetit.
- Kontributi ose investimi juaj në Fondin e Pensioneve Private NUK i nënshtrohet tatimit mbi të ardhurat, ose taksës mbi vlerën e shtuar.
- Pagesa e përfitimeve ofrohet për anëtarët e Fondit në format e: 1) Pension Pleqërie të Parakohshëm; 2) Pension Pleqërie; 3) Pension Invaliditeti; 4) Pension familjar trashëgimie; 5) Pagesa të parakohshme.
- Madhësia e pensionit do të varet nga madhësia e kontributit të përmuajshëm që ju do të vendosni për të kontribuar.
- Si anëtarë të Fondit ju do të jeni të lirë të zgjdhin mënyrën e tërheqjes së aseteve nga llogaria juaj personale në tre forma: 1) në mënyrë të menjëhereshme; 2) në mënyrë periodike si pension; c) në mënyrë të parakohshme.
- Pensioni paguhet nga Banka e Depozitave në Lekë.
- Në rast humbje jete si anëtar të Fondit, asetet e mbetura në llogarinë tuaj do t’u shpërndahen trashëgimtarëve sipas aktit të trashëgimisë.
- Si anëtar ju do të keni gjithashtu të drejtën, që në çdo kohë, të transferoni asetet tuaja nga një fond pensioni në një tjetër, i cili administrohet nga e njëjta ose nga një shoqëri tjetër administrimi.
- Informimi i anëtarëve për gjendjen e aseteve bëhet në intervale të rregullta kohore në formë elektronike nëpërmjet faqes së internetit fppsigal.com.al dhe një herë në vit me shkresë zyrtare.
- Klientët aktualë vijnë nga kompanitë dhe insitucionet më të mëdha publike dhe private në Shqipëri, si edhe nga invidividë të çdo moshe, profesioni, vendndodhje etj.
- Fondi vepron me ndershmëri, kujdes dhe profesionalizëm, në zbatim të kuadrit ligjor ekzistues dhe praktikave më të mira.
- Mbikqyret nga Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare (AMF).
- Përcakto vet se sa pension do që të marrësh dhe llogarit online duke klikuar në: http://fppsigal.com.al/llogaritje-e-pensionit-te-programuar/
Kerko ne SIGAL
Të Fundit
- “Sigurimet ndihmojnë në krijimin e një qytetari të pavarur, të lirë e të qetë”
- Në Shqipëri për festat e fundvitit? Kombinimi “Polica Kufitare + Autosos”, zgjidhja më e mirë për pushime të qeta
- VIDEO/ Blini online çdo siguracion që ju duhet, si Fjoralba
- Festa të bukura, në një shtëpi të siguruar
- “Karton Jeshil + Asistencë Rrugore”/ Shëtit botën pa shqetësime me SIGAL
Arkivat
SIGAL UNIQA ju ofron paketa të ndryshme sigurimi për ...
Individe
Dëshironi të siguroni shëndetin, makinen apo pronën tuaj. Tani ju mund te blini siguracionin tuaj online.
Biznes Micro / SME
Të kesh një biznes të vogël apo të mesëm ka sfidat e veta ndaj në SIGAL UNIQA kemi ndërtuar paketa sigurimi për ju.
Korporate
Cdo biznes i cili ka xhiro vjetore mbi 250 milione lek te reja konsiderohet biznes V.I.P ose Biznes Korporate.