Këtu do të gjeni disa këshilla se si të jetoni duke prodhuar sa më pak mbetje, duke bërë diçka të mirë për mjedisin dhe ndoshta gjithashtu edhe për kluetën tuaj.
1. Çanta prej cope në vend të çantave plastike dhe shmangia e përdorimit të qeseve njëpërdorimshe
Plastika na rrethon kudo dhe shpesh ato përfundojnë në pelhra, sepse cilësia e tyre nuk na e mundëson ripërdorimin. Duke përdorur çanta prej cope, ju do të reduktoni përdorimin e qeseve plastike. Megjithatë, është e rëndësishme që, në fakt, ju ta ripërdorni #antët prej cope. Përndryshe, ju jo vetëm që do të krijoni mbetje të tjera, por gjithashtu nga ato që janë shumë më komplekse për t’u prodhuar.
2. Kafe pluhur në vend të kafe me kapsulë
…ose përdorni, si kompromis, kapsulat që mund të rimbushen. Ato mund t’i ripërdorni.
3. Blini fruta dhe perime pa paketim
Dorën mbi zemër: A ju nevojiten me të vërtetë çantat e vogla për perimet në supermarket? Zakonisht jo. Dhe nëse duhet të jenë 72 kërpurdha që ju nuk dëshironi që të flutrojnë aty kuturu, ju mund të përdroni një çantë të ripërdorshme si një këshillë.
4. Shmangni paketimin për produktet e higjienës
Shampot e flokëve dhe shampot e dushit mund të gjenden, për shembull, si sapu i ngurtë që mund të shkumohen kur jeni jeni në dush dhe kështu nuk do të keni nevojë për produkte të paketuara.
5. Preferoni paketimet e mëdha në vend të atyre shumë më të vogla
Nëse bleni shumë nga diçka, ju do të keni nevojë në mënyrë të konsiderueshme për më pak paketim gjatë vitit, duke qenë se kërkohet relativisht më pak hapësirë. Pra, ja ku e keni: Lejen tonë për të rrëmbyer atë shufrën e madhe me çokollatë.
6. Shmangni shpërdorimin e ushqimit
Bëni një blerje të vetëdijshme, për shembull sipas një plani, ricikloni gjërat e tepruara dhe mos ngatërroni datën minimale të kohëzgjatjes me datën e përdorimit.
- Riparoni në vend që të blini pajisje të reja
Duke i riparuar pajisjet e shtëpisë suaj, ju shmangni që t’i ktheni ato në mbetje dhe që për më tepër edhe të kurseni. Një mundësi e dytë për pajisjet e shtëpisë.
8. Ndarja e pajisjeve
Sa shpesh e përdorni trapanin? Duke i ndarë pajisjet që nuk ju nevojiten shpesh nga fqinjët apo miqtë – dhe idealisht duke i ndarë gjërat tuaja në këmbim – ju do të reduktoni mbetjet.
9. Blini cilësinë
Produktet me cilësi të lartë janë zakonisht më të shtrenjta, por gjithashtu zgjasin edhe më gjatë. Në një periudhë afatgjatë, ato mund të jenë edhe më të lira – dhe kështu krijojnë më pak ndotje. Kujdes: Jo gjithçka që është më e shtrenjtë është, në fakt, me cilësi më të lartë.
10. Blerja elektronike (e-commerce) do të thotë mbetje nga paketimet
Nëse ju porosisni diçka online, porosia juaj do të vijë me paketim. Kështu, nëse është e mundur, blini në vend.
Kerko ne SIGAL
Të Fundit
- VIDEO/ Blini online çdo siguracion që ju duhet, si Fjoralba
- Festa të bukura, në një shtëpi të siguruar
- “Karton Jeshil + Asistencë Rrugore”/ Shëtit botën pa shqetësime me SIGAL
- Si të përgatiteni për festat e fundvitit: Këshilla praktike për një sezon magjik
- Sigurimi i Shëndetit në sezonin e festave, “Babagjyshi” për kostot e papritura mjekësore
Arkivat
SIGAL UNIQA ju ofron paketa të ndryshme sigurimi për ...
Individe
Dëshironi të siguroni shëndetin, makinen apo pronën tuaj. Tani ju mund te blini siguracionin tuaj online.
Biznes Micro / SME
Të kesh një biznes të vogël apo të mesëm ka sfidat e veta ndaj në SIGAL UNIQA kemi ndërtuar paketa sigurimi për ju.
Korporate
Cdo biznes i cili ka xhiro vjetore mbi 250 milione lek te reja konsiderohet biznes V.I.P ose Biznes Korporate.