Lajme

Zjarret përfshijnë disa biznese në Gramsh, Librazhd dhe Brezovicë. Sigurimi i Biznesit, rëndësia, mbulimet dhe kostot

Në orët e fundit, tre biznese në qytete të ndryshme të Shqipërisë dhe Kosovës janë përfshirë nga zjarri, duke shkaktuar dëme të mëdha materiale.

Ngjarjet e ndodhura në Gramsh, Librazhd dhe Brezovicë tregojnë rrezikun që përbëjnë incidentet e tilla për bizneset dhe rëndësinë e masave mbrojtëse.

Një servis i pajisjeve elektroshtëpiake në qytetin e Gramshit u përfshi nga flakët gjatë natës së dielës, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme. Sipas burimeve, zjarri ka nisur brenda ambienteve të servisit dhe është përhapur me shpejtësi, duke shkrumbuar pothuajse të gjitha pajisjet dhe materialet që ndodheshin brenda. Pavarësisht ndërhyrjes së menjëhershme të zjarrfikësve, për shkak të përhapjes së shpejtë të flakëve, objekti ka pësuar dëmtime të mëdha.

Një tjetër zjarr u regjistrua në një minimarket në qytetin e Librazhdit, ku flakët shkatërruan një sasi të konsiderueshme artikujsh ushqimorë. Pas njoftimit për zjarrin, shërbimi zjarrfikës ndërhyri menjëherë, duke arritur të izolojë dhe të shuajë flakët përpara se ato të përhapeshin në banesat pranë biznesit. Ende nuk dihen shkaqet e rënies së zjarrit, ndërsa autoritetet kanë nisur hetimet për të zbuluar arsyet e këtij incidenti.

Një tjetër ngjarje e rëndë ndodhi në Brezovicë, ku hoteli dhe restoranti “PINE” u përfshi nga zjarri rreth orës 10:15 të mëngjesit të së dielës. Zëdhënësi i policisë për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli, konfirmoi se fatmirësisht nuk ka pasur të lënduar, por dëmet materiale janë të konsiderueshme.

Zjarrfikësit dhe policia u mobilizuan menjëherë për të neutralizuar flakët dhe për të siguruar zonën përreth, duke parandaluar përhapjen e mëtejshme të zjarrit.

 

Sigurimi i pronës, një nevojë e domosdoshme për bizneset

Ngjarjet e fundit tregojnë se rreziqet që vijnë nga zjarret janë gjithmonë të pranishme dhe mund të shkaktojnë dëme të mëdha për bizneset. Për këtë arsye, sigurimi i pronës nga zjarret është një masë e domosdoshme mbrojtëse, duke garantuar kompensim financiar në rastet e fatkeqësive të tilla. Mungesa e një sigurimi mund ta bëjë të vështirë rikuperimin e humbjeve dhe rihapjen e biznesit pas një incidenti të tillë.

Investimi në një policë sigurimi për mbrojtjen nga zjarri dhe fatkeqësitë natyrore është jo vetëm një domosdoshmëri për çdo biznes, por edhe një garanci për vazhdimësinë e aktivitetit ekonomik, pavarësisht situatave të papritura.

 

Sigurimi i biznesit, tepër i rëndesishëm

Pavarësisht nëse keni një biznes të konsoliduar, apo jeni në hapat e para të ngritjes së aktivitetit tuaj; nëse nuk jeni te siguruar, si pronar, mund të përballeni me rrezikun real që të paguani nga xhepi për dëmet e kushtueshme dhe pretendimet ligjore kundër kompanisë suaj. Në varësi te demit ju mund të rrezikoni mbylljen e  biznesit tuaj.

Megjithëse ju mund të mos keni nevojë të përfitoni shpesh nga polica e sigurimit, vetëm një përdorim i saj mund të garantojë menjëherë mbulimin e kostove, duke ju shpëtuar nga rreziku i falimentimit.

Sigurimi i pronës së Biznesit

Sigurimi i pronës së biznesit mbron pronat e një kompanie dhe asetet fizike kundër dëmtimit për shkak të zjarrit, apo rreziqeve të tjera.

Ky lloj sigurimi ndihmon në minimizimin e dëmit financiar, duke mbuluar kostot e riparimerve, apo të zëvendësimit të aseteve të biznesit tuaj.

Sigurimi i Biznesit ju mbulon në rast:

Zjarri

Eksplozioni

Tërmeti

Stuhie

Përmbytje

Goditje nga rrufeja

Ndërprerje e biznesit, etj…

Llojet e pronave: Sigurimi mund të mbrojë lloje të ndryshme të pronave komerciale, të tilla si ndërtesat e zyrave, dyqanet me pakicë, magazinat, objektet e prodhimit dhe hotele, restorante etj.

Vlerësimi i pronës: Polica e sigurimit do të specifikojë metodën e përdorur për të përcaktuar vlerën e pronës, e cila mund të përfshijë vlerën aktuale të parave (ACV) ose vlerën e kostos së zëvendësimit (RCV). ACV merr parasysh amortizimin, ndërsa RCV mbulon koston e zëvendësimit të pronës së dëmtuar me artikuj të rinj.

Kufijtë e mbulimit: Policat e sigurimit kanë kufij mbulimi, të cilët përfaqësojnë shumën maksimale që siguruesi do të paguajë në rast të një dëmi të lidhur me zjarrin. Është thelbësore të siguroheni që kufiri i mbulimit të jetë adekuat për të rindërtuar ose zëvendësuar pronën dhe asetet tuaja.

Masat e parandalimit dhe sigurisë: Kompanitë e sigurimeve mund t’u kërkojnë bizneseve të zbatojnë masa specifike parandalimi dhe sigurie nga zjarri, të tilla si instalimi i alarmeve të zjarrit, sistemeve spërkatës, aparateve të zjarrit dhe kryerja e inspektimeve të rregullta. Pajtueshmëria me këto kërkesa mund të ndihmojë në uljen e primeve ose sigurimin e përshtatshmërisë së mbulimit.

SIGAL, kompania më e madhe dhe më e besuar e sigurimeve në Shqipëri, përveç produkteve më të mira të sigurimit, vë në dispozicion ekspertizë profesionale për të vlerësuar në mënyrë të efektshme rreziqet, duke ju mundësuar mbulimin më të përshtatshëm për bizinesin tuaj.

Merr mbulimin që të nevojitet duke filluar nga vetëm 1 Euro/m2!

BLI ONLINE:

https://sigal.com.al/pasuri-dhe-garanci/sigurimi-i-prones-dhe-pergjegjesise/

MERR NJË OFERTË:

WhatsApp: 068 60 62 829

E-mail: [email protected]