Blog

ZERO VDEKJE NE RRUGE NE VENDET E ZHVILLUARA

Deri në vitin 2040, numri i vdekjeve në vendet e zhvilluara do të jetë afër zeros.

Argëtimet virtuale brenda automjeteve do të jenë kaq përthithëse dhe tërheqëse, saqë shumë pak njerëz do të shqetësohen se më çfarë do t’a mbushin kohën e lirë nga udhëtimi në automjetet autonome.

Harrojini bllokimet në trafik në qytete ose në autostrada, duke qenë se, të gjitha lëvizjet në trafik do të jenë nën kontrollin e rrjetit dhe ku aksesi në automjete dhe shpejtësisë së udhëtimit do të menaxhohen për të lehtësuar trafikun sa më shumë që të jetë e mundur.

Dhe lajmi më i mirë është se do të ketë shumë pak aksidente rrugore dhe pak plagosje serioze dhe vdekje në rrugë. Afërsisht 1.35 milionë njerëz vdesin nga përplasjet rrugore çdo vit, mesatarisht 3,287 vdekje në ditë.

Dhe si për të mos mjaftuar, edhe 20-50 milionë njerëz të tjerë plagosen ose paaftësohen dhe më shumë sesa gjysma e vdekjeve në trafikun rrugor ndodhin tek grupmosha ndërmjet 15-44 vjeç.

Aksidentet që mund të ndodhin ka shumë të ngjarë që të jenë ndodhi minore, si përplasje me biçikletë, motorçikletë, ose ato të shkaktuara nga problemet mekanike dhe ngjarjet natyrore, p.sh., shpimi i gomave ose rënia e dëgëve të pemëve.

Peisazhi urban do të transformohet, qytetet do t’i nënshtrohen programeve të ridizenjimit dhe të rigjenerimit dhe dominimi urban gjysëmshekullor nga automjetetet motorrike do të ketë përfunduar. Shumë qytete të Botës së Re u dizenjuan rreth automjeteve motorrike. Ndërsa qytetet e së ardhmes dhe qytetet e rizhvilluara do të ndërtohen rreth njerëzve.

Arkivat

SIGAL UNIQA ju ofron paketa të ndryshme sigurimi për ...

Individe

Dëshironi të siguroni shëndetin, makinen apo pronën tuaj. Tani ju mund te blini siguracionin tuaj online.

Lexo më shumë

pr_interpr_s213_t1067_i1632

Biznes Micro / SME

Të kesh një biznes të vogël apo të mesëm ka sfidat e veta ndaj në SIGAL UNIQA kemi ndërtuar paketa sigurimi për ju.

Lexo më shumë

despre-cariere-small_s44_t494_i491_s213_t1065_i1618

Korporate

Cdo biznes i cili ka xhiro vjetore mbi 250 milione lek te reja konsiderohet biznes V.I.P ose Biznes Korporate.

Lexo më shumë