Blog

ZBRAZINI TË GJITHA

Koha e leximit: 3 minuta

Zemërimi nuk është një ndjenjë pozitive, por gjithsesi është mirë që ta shprehni atë. Mënyra më e mirë është që mjedisi juaj rrethues të kuptojë se çfarë po ndodh pa thyer ndonjë gjë😊

“Çdo njeri mund të zemërohet, kjo është e lehtë. Por të zemërohesh me njeriun e duhur, në masën e duhur, në kohën e duhur, për qëllimin e duhur dhe në mënyrën e duhur, është e vështirë,” ka thënë filozofi grek Aristoteli. Por nga buron zemërimi?

Psikologjia mbështetet në gjashtë ndjenja thelbësore: dashurinë, sigurinë, gëzimin, frikën, urrejtjen dhe dhimbjen. Edhe foshnjat mund ta perceptojnë zemërimin dhe të reagojnë ndaj tij. Ato janë pjesë e aftësive tona sociale të mësuara, që do të thotë, ndjenjat e lashta plus mendimet tona plus idetë dhe pritshmëritë. Shfaqja e frikës dhe e dhimbjes shpesh është e papranueshme, por shkarkimi i zemërimit është një mënyrë për ta transformuar atë.

Ndjenjat dhe perceptimi

Një hap i parë në trajtimin e vet zemërimit tuaj rrjedhimisht është të kuptoni nëse ai është, në fakt, zemërim apo ndonjë ndjenjë tjetër. Ju mund të pyesni gjithashtu veten tuaj se ku e ndjeni zemërimin në trupin tuaj, çfarë ju shkakton kjo ndjenjë? Ndoshta ju jeni zemëruar se një kolegu juaj është me vonesë. Më pas shikoni nga afër. Ju mund të shikoni se pas tij ka frikë. Për shembull, frika e të mos qenit në gjendje për të bërë çdo gjë sepse keni shumë gjëra për të bërë.

Komunikimi konstruktiv

Të arrijmë të shprehim zemërimin në një mënyrë të tillë saqë personi tjetër të mund ta pranojë kritikën konsiderohet një akt heroik i vërtetë. Si fjalët GJITHMONË dhe KURRË, ka fjalë të cilat janë helmuese për një bashkëbisedim konstruktiv dhe që ne duhet ta shmangim. Për shembull, duke akuzuar se dikush është gjithmonë me vonesë. Mënyra më e mirë është të thoni se sa të mërzitur jeni nga pritja për një gjysëm ore, dhe se nuk keni kohë për të bërë pjesën tjetër të mbetur të punëse tuaja.

Nxirreni zemërimin jashtë

Vet frymëmarrja jonë është një mënyrë e mrekullueshme për të nxjerrë jashtë zemërimin dhe që ne e kemi në dispozicion në çdo situatë. Thjesht uluni dhe merrni frymë dy herë dhe pastaj nxirreni atë jashtë, dhe pastaj rriteni shpeshtësinë me ngadalë: tre, katër dhe kështu me rradhë. Ju mund ta bëni këtë ushtrim edhe duke ecur.

Përdorni burimet e fuqisë

Nëse jeni të zemëruar, kjo ju ndihmon për të rifituar ekuilibrin nëpërmjet ndjenjave pozitive. Nëse nga një anë keni zemërim, atëherë mbusheni anën tjetër me diçka të mrekullueshme. Për disa mund të jetë muzikë, këngë ose vallëzimi. Për të tjerë vrapi ose yoga dhe e treta një bashkëbisedim me një mik të mirë. Të gjitha këto e largojnë zemërimin.

Ruani distancën tuaj

Nëse do t’ju duhet që të ekspozoheni ndaj një situate që ju mërzit gjithmonë, kjo mund t’ju ndihmojë për të mbajtur distancën, për shembull, kur shkoni në tualet në një takim ose kur largoheni për një ecje gjatë një feste familjare. Nëse kjo nuk është e mundur fizikisht për ju, do t’ju ndihmojë gjithashtu vetëm nëse do të vizualizoni distancën dhe të ruani këtë distancë së brendshme me veten tuaj. Një këshillë tjetër veçanërisht e zgjuar vjen nga kërkimet mbi trurin: bëni një xhest me dorë sikur kërkoni që të dilni nga një situatë. Sepse qëndrimi dhe lëvizjet gjithashtu kanë një ndikim mbi gjendjen tuaj aktuale të humorit, në mënyrë që të mund të krijoni një ndjesi distance nëpërmjet një lëvizje specifike.

Sa më shpesh që t’i bëni ushtrime të tilla, aq më e lehtë do të jetë që t’i nxirrni jashtë ndjenjat  negative si zemërimi.

Arkivat

SIGAL UNIQA ju ofron paketa të ndryshme sigurimi për ...

Individe

Dëshironi të siguroni shëndetin, makinen apo pronën tuaj. Tani ju mund te blini siguracionin tuaj online.

Lexo më shumë

pr_interpr_s213_t1067_i1632

Biznes Micro / SME

Të kesh një biznes të vogël apo të mesëm ka sfidat e veta ndaj në SIGAL UNIQA kemi ndërtuar paketa sigurimi për ju.

Lexo më shumë

despre-cariere-small_s44_t494_i491_s213_t1065_i1618

Korporate

Cdo biznes i cili ka xhiro vjetore mbi 250 milione lek te reja konsiderohet biznes V.I.P ose Biznes Korporate.

Lexo më shumë