Blog

YOGA ËSHTË KAQ E SHËNDETSHME

Koha e leximit: 3 minuta

Yoga funksionon kundër stresit dhe dhimbjes së mesit, forcon nervat dhe ju ndihmon që të bini në peshë

Qoftë yoga ‘Ashtanga’, ‘Hatha’ ose yoga ‘Bikram’, yoga është unike midis sporteve. Sepse yoga është më shumë sesa ushtrimi dhe kontrolli i trupit tuaj. Për shkak të frymëmarrjes së vetëdijshme, të thellë dhe të rregullt, yoga ka një element meditues që i mungon sporteve të tjera.

Arti aziatik i trupit është 5000 vjeçar i vjetër dhe e ka origjinën e tij tek nënkontinenti indian. Yoga është përdorur për ndriçimin shpirtëror dhe për një kohë të gjatë ka qenë e rezervuar ekskluzivisht për burrat. Ndërkohë, sot yoga është kthyer në një lëvizje tendencë në të gjithë botën. Variantet e ndryshme tv saj janë të vështira për t’u studiuar. Thuhet se, ka deri në 1500 pozicione yoge të quajtura ‘asanans’. Në shumicën e stileve të yoga-s, megjithatë, vështirë se, praktikohen më shumë sesa 100 pozicione.

Çfarë mund të bëjë yoga?

Yoga funksionon për dhimbjen e mesit

Një klasë specifike yoge për dhimbjet e mesit ka të njëjtin sukses për dhimbjet e mesit si fizioterapia. Pacientët përjetojnë konsiderueshëm më pak dhimbje dhe kanë nevojë për më pak ilaç.

Yoga është e mirë për shpirtin

Yoga ndihmon me depresionin. Pas sesioneve të yoga-s, janë matur ngritje të nivelit të substancave mesazhprurëse që tregojnë rritje të gjendjes së humorit në tru.

Yoga redukton stresin dhe përmirëson cilësinë e gjumit

Frymëmarrja në yoga stimulon nervat ‘vagus’. Këto janë nervat më të mëdha në sistemin nervor parasimpatik dhe që vijnë nga qelizat e trurit nëpërmjet qafës në bark, ku furnizohen thuajse të gjitha organet e brendshme. Sistemi nervor parasimpatik ofron relaksim, aktivizon tretjen dhe çliron zemrën: rrahjet e zemrës ngadalësohen, presioni i gjakut bie, stresi reduktohet dhe përhapet paqja e brendshme.

Yoga ju ndihmon që të bini në peshë

Dy sesione yoga në javë reduktojnë peshën e tepërt dhe zonat e barkut, dhe ndihmon në ndërtimin masës muskulore. Vetëdija e trupit dhe mirëqenia forcohen.

Yoga për gratë

Në shtatëzani, yoga ndihmon kundër tensionit, zgjeron legenin dhe përgatit muskujt e legenit për lindjen e fëmijës.

Pas lindjes, yoga ndihmon nënat e reja për të rigjetur një ndjesi të mirë në trupin e tyre dhe për t’u relaksuar. Legeni është ende shumë i dobët për sportet tradicionale në muajt e parë pas lindjes. Megjithatë, ushtrimet e thjeshta të yoga-s mund të fillohen gjashtë javë përpara lindjes.

Në menopauzë, yoga ka një efekt pozitiv në sistemin hormonal të femrës: duke çliruar simptomat në menopauzë dhe ka një efekt stabilizues mbi ekuilibrin hormonal.

Yoga: çfarë duhet marrë në konsideratë?

Yoga përmirëson lëvizshmërinë e të gjithë trupit. Forcon muskujt, zgjeron vizionin dhe indet lidhëse dhe promovon qarkullimin e gjakut.

Për ushtrime të shëndetshme yoge, të sapo ardhurit, në fillim duhet të mësojnë pozicionet bazë dhe të ndërtojnë muskujt. Muskujt e fortë nuk mund të reduktojnë presionin tek kyçet dhe në shpinë, por mund t’i drejtojnë ato për tek vendet e duhura. Njerëzit që ushtrohen në yoga rregullisht mund të pozicionohen më mirë gjatë yoga-s dhe pesha e trupit të tyre shpërndahet në mënyrë të ekuilibruar.

Por një ambicie e ekzagjeruar mund të çojë në dëmtim. Shpina, shpatullat, gjunjët dhe qafa preken shpesh. Pozicionet kryesore të yoga-s praktikohen më mirë vetëm me udhëzimet e duhura dhe me vetëdijen e nevojshme. Nëse i kushtoni vëmendje kufizimeve tuaja fizike dhe shenjave paralajmëruese të trupit tuaj, ju do të minimizoni rrezikun nga dëmtimi dhe parandalimin e dhimbjeve.

Arkivat

SIGAL UNIQA ju ofron paketa të ndryshme sigurimi për ...

Individe

Dëshironi të siguroni shëndetin, makinen apo pronën tuaj. Tani ju mund te blini siguracionin tuaj online.

Lexo më shumë

pr_interpr_s213_t1067_i1632

Biznes Micro / SME

Të kesh një biznes të vogël apo të mesëm ka sfidat e veta ndaj në SIGAL UNIQA kemi ndërtuar paketa sigurimi për ju.

Lexo më shumë

despre-cariere-small_s44_t494_i491_s213_t1065_i1618

Korporate

Cdo biznes i cili ka xhiro vjetore mbi 250 milione lek te reja konsiderohet biznes V.I.P ose Biznes Korporate.

Lexo më shumë