Nuk është vetëm nga goja e adhuruesve të verës së kuqe që ne dëgjojmë sërish dhe sërish se sa e shëndetshme është që të shijoni pak lëng rrushi të kuq çdo ditë. Por çfarë mund të bëjë, në fakt, një gotë kaq e famshme e kuqe si një eliksir i shëndetit?
“Pini një gotë verë çdo ditë për të mbrojtur veten nga infarktet në zemër apo nga goditjet në kokë,” është kredo e shumë adhuruesve të verës. Por nuk është edhe aq e lehtë për të zbuluar se çfarë kjo do të thotë. Veçanërisht sepse industria e verës prej një kohe të gjatë tashmë është e shqetësuar për ta pozicionuar verën e kuqe si një eliksir të shëndetshëm, si edhe janë duke financuar studime që të korresponojnë me këtë. Ndoshta ju do të qeshni paksa, kur të shikoni origjinën e vendeve të këtyre studimeve që e sjellin vet verën e kuqe në jetë: Italia, Franca, Afrika e Jugut, Kalifornia…
Çfarë është substanca ‘resveratrol’?
Substanca e mrekullisë që supozohet se siguron që të kemi një zemër të shëndetshme është ‘resveratrol-i’ që përmban vera e kuqe. Ajo nxirret nga lëkura e rrushit të kuq dhe jo vetëm që supozohet se, vepron si anti-oksidant dhe anti-inflamator, por që ndihmon gjithashtu edhe me obezitetin.
Jetoni nëntë vite më gjatë
Shkencëtarët e shkollës së Mjekësisë së Harvard-it në Boston kanë kryer një studim tek minjtë rreth dhjetë vite më parë ku doli se “brejtësit e resveratrol-it” jetonin tre deri në katër muaj më gjatë. Kjo kohë korrespondon me rreth nëntë vite jetë tek një person. Ata gjithashtu kërkonin që të provonin se kjo substancë na mbron kundër diabetit, kancerit dhe problemeve të zemrës. Duke supozuar se, njerëzit do të funksionojnë si minjtë.
Në vitin 2011, Universiteti Calgary (në Alberta të Shteteve të Bashkuara të Amerikës), e studiuan këtë subjekt në një meta-analizë të 84 studimeve. Rezultati: Në fakt, njerëzit me konsumim të moderuar të alkoolit vuajnë 1/3 më pak nga sëmundjet kardiovaskulare sesa ata që nuk konsumojnë fare alkool. Gjithashtu përshkruhej edhe se si ndodh ky efekt: kolesteroli i mirë HDL rritet dhe kështu gjaku ynë hollohet. Diçka e tillë çon në uljen e shpeshtësisë së mpiksjes së gjakut.
Pijeni alkoolin me ushqim
Megjithatë, specialistë dhe kërkues të tjerë tregojnë se, edhe konsumimi i moderuar i alkoolit mund ta dëmtojë shëndetin. Sasi edhe më të vogla sulmojnë ezofagun dhe stomakun, duke shkaktuar ulçër dhe rritjen e rrezikut ndaj tumoreve. Rekomandim i tyre: nëse alkooli, konsumohet me ushqim kjo është mënyra se si mund t’i fusni në grackë acidet.
Publikime të ndryshme deklarojnë se, 1/3 e të gjitha kancereve mund të lidhen me konsumimin e alkoolit, madje edhe me më pak sesa 20 gram në ditë. Shpjegimi: Mëlçia fillimisht ndan/shpërbën alkoolin. Kështu, ajo neglizhon që më pas të ndajë edhe substancat kancerogjene.
Shijojeni dhe mbetshi me shëndet
Siç ndodh shpesh në jetë dhe veçanërisht kur vjen fjala për ushqyerjen: nuk ka asnjë përgjigje të qartë. E vetmja gjë që na mbetet është që të shijojmë një ose dy gota verë të kuqe në humor të mirë, por me vetëdije. Sepse, siç dihet mirë, asnjë studim nuk ka asgjë kundër shijimit të mirë.
Kerko ne SIGAL
Të Fundit
- VIDEO/ Blini online çdo siguracion që ju duhet, si Fjoralba
- Festa të bukura, në një shtëpi të siguruar
- “Karton Jeshil + Asistencë Rrugore”/ Shëtit botën pa shqetësime me SIGAL
- Si të përgatiteni për festat e fundvitit: Këshilla praktike për një sezon magjik
- Sigurimi i Shëndetit në sezonin e festave, “Babagjyshi” për kostot e papritura mjekësore