Blog Top

Vala ekstreme e të nxehtit/ Si ndikon thatësira në industrinë siguruese? Nevoja për Sigurimin Blegtoral dhe Bujqësor në SIGAL

Toka është përfshirë nga një valë e fortë e të nxehtit. Në disa vende, temperaturat kanë kaluar 50°C dhe kjo është cilësuar si java më e nxehtë e vitit. Për shkak të vapës dhe mungesës së ujit, në disa shtete qeveria po u kërkon njerëzve të kursejnë ujin.

Ministri i Energjisë tha se Irani po përpiqet të blejë ujë nga vendet fqinje, si Turkmenistani, Afganistani, Taxhikistani dhe Uzbekistani. Në disa qytete, uji mungon për më shumë se 12 orë në ditë.

Përtej rastit të Iranit, kjo thatësirë tregon sa e rëndësishme është sigurimi bujqësor dhe sigurimi nga fatkeqësitë natyrore.

Sigurimi mund të ndihmojë fermerët dhe bizneset që preken nga këto ngjarje ekstreme.

Me sigurim, dëmet mund të zhdëmtohen dhe jeta të vazhdojë më lehtë.

1. Thatësira shkakton dëme të mëdha në bujqësi.

2. Sigurimi bujqësor mbron fermerët nga këto humbje.
Nëse një fermer ka siguruar prodhimin e tij kundër thatësirës, kompania e sigurimeve i jep dëmshpërblim. Edhe nëse nuk korr gjë, ai merr para për të mbuluar humbjet.

3. Sigurimi ndihmon që fermeri të mos falimentojë.

4. Sigurimi mbron edhe bankat dhe shtetin.
Shumë fermerë kanë kredi. Nëse nuk prodhojnë për shkak të thatësirës, nuk mund të paguajnë. Me sigurim, ata marrin para dhe i shlyejnë detyrimet.

5. Thatësira po ndodh gjithnjë e më shpesh për shkak të ndryshimeve klimatike.

6. Sigurimi i thatësirës nuk bazohet te inspektimi fizik, por te të dhënat.

Në nivel teorik, ende jo praktik, edhe qeveritë mund të ndihmojnë duke subvencionuar këtë sigurim. Në shumë vende, shteti ndihmon që sigurimi të jetë i përballueshëm për fermerin. Kjo është më mirë sesa të japë ndihma emergjente pas dëmit.

SIGAL ofron disa nënprodukte të SIGURIMEVE NË BUJQËSI E BLEGTORI ku përfshihet edhe prodhimi i munguar, si pasojë e thatësirave.