Blog

VAJZA ME VËTH PERLE / MONA LIZA E VERIUT

Koha e leximit: 3 minuta

Përse është kaq magjepsëse kjo pikturë? Nga James Earle, TED-ED, 2016

A është duke u kthyer ajo nga ne apo larg nesh?

Askush nuk bie dakord mbi këtë. Ajo është subjekti mistreioz i mjeshtrit holandez Johannes Vermeer ‘Vajza me vëth perle,’ një pikturë të cilës shpesh i referohen si ‘Mona Liza e Veriut.’ Duke qenë pjesë e stilit holandez të pikturave të idealizuara, ndonjehërë tejet shprehëse të njohura si ‘fytyrat’, ‘Vajza me vëth perle’ ka joshjen dhe finesën karakteristike të veprave të Vermeer-it. Por kjo pikturë veçohet nga skenat e qeta narrative që i vëmë re nga larg në shumë nga pikturat e Vermeer-it.

Një vajzë që lexon një letër…

Një mësim pianoje…

Portreti i artistit duke punuar…

Këto piktura na japin një ndjesi intimiteti, ndërkohë që, ato ende e mbajnë largësinë e tyre, një perde e vizatuar në krah të pikturës, shpesh thekson një lloj ndarje. Ne mund të shikojmë një mjelëse teksa derdh qetësisht një qyp me qumësht, por ai qumësh nuk është për ne. Ne jemi vetëm spektatorë. Kompozimi i studiuar i pikturave të Vermeer-it, përfshin një harmoni të ekuilibruar. Me një dysheme me katrorë që vihet re në shumë prej veprave të tij, Vermeer-i shpalos mjeshtërinë e tij në lidhje me perspektivën dhe largpamësinë. Kjo është një teknikë që përdor shtrembërimin për të dhënë iluzionin e një objekti që tërhiqet, apo zmbrapset në largësi.

Elementë të tjerë si linjat e shikimit, pasqyrat dhe burimet e dritës, përshkruajnë çastet nëpërmjet hapësirës dhe pozicionit. Gruaja që lexon një letër afër një dritareje të hapur, është vendosur saktësisht në mënyrë të tillë që, dritarja të mund të reflektojë imazhin e saj mbrapsht tek shikuesi. Madje Vermeer-i do të fshihte këmbën e një këmbaleci për hir të kompozimit të tij.

Mungesa e këtyre elementëve jetëson ‘Vajzën me vëth perle’. Trajtimi që Vermeer-i i bënte dritës dhe hijeve, ose dritëhijes në pikturë, përdor një sfond të zi, të sheshtë për të ndriçuar më tej tri-dimensionalitetin e saj. Në vend që, të jetë pjesë e një grupi në një skenë narracioni teatral, ajo kthehet në një subjekt psikologjik. Kontakti i saj me sy dhe buzët disi të hapura, që duken sikur ajo është gati të na thotë diçka, na tërheqin drejt vështrimit të saj.

Subjektet trandicionale të pikturës, shpesh ishin figura nga fisnikëria ose figura fetare.

Kështu, përse po pikturonte Vermeer-i një vajzë anonime?

Në shekullin e XVII-të, qyteti i Delfit, si Holanda në përgjithësi, ishin kthyer kundër aristokracisë sunduese dhe Kishës Katolike. Pas tetë dekadash rebelimi kundër fuqive spanjolle, holandezët filluan të favorizonin idenë e vetësundimit dhe të një republike politike. Qytete, si Delfi, ishin të pambikëqyrura nga mbretërit ose nga peshkopët, kështu, shumë artistë si Vermeer-i u mbetën pa patronët tradicionalë.

Fatmirësisht, novacionet në biznes të kryesuara nga Kompania Holandeze India Lindore, e transformuan peisazhin ekonomik në Holandë. Ajo krijoi një klasë tregëtarësh dhe një lloj të ri patronësh. Duke dëshiruar që të përfaqësoheshin në pikturat për të cilat ata financonin, këta tregtarë prefronin subjektet e klasës së mesme, të paraqitura në hapësira të ngjashme me vet shtëpitë e tyre dhe të rrethuar nga objekte të njohura. Hartat që shfaqen në pikturat e Vermeer-it, për shembull, konsideroheshin të kohës dhe të sofistikuara nga klasa e tregtarëve që njihet si Epoka e Artë Holandeze.

Çallma orientale e veshur nga ‘Vajza më vëth perle’ gjithashtu, thekson natyrën materialiste të klasës së tregtarëve, dhe vet perla, një simbol i pasurisë, që në fakt është një ekzagjerim. Vermeer nuk do të mund ta përballonte dot vet një perlë të vërtetë të asaj përmase. Me shumë mundësi ajo ka qenë xham ose një copë e vogël metali e lustruar për t’u dukur si perlë. Ky mirazh pasurie pasqyrohet në vet këtë pikturë.

Në një kontekst më të madh, perla shfaqet e rrumbullakët dhe e rëndë, por një vështrim i detajuar tregon se ajo është një njollë pluskuese boje. Nga një inspektim të afërt, ne na kujtohet fuqia e Vermeer-it si një krijues iluzionesh.

Ndonëse, ne mund të mos ta dime kurrë se cili ishte identiteti i vërtetë i ‘Vajzës me vëth perle,’ ne mund të angazhohemi me portretin e saj në një mënyrë të paharrueshme. Ndërsa, qëndron varur në shtëpinë e saj të përhershme, në Muzeun Mauritshuis në Hagë, prania e saj është në të njejtën kohë penetruese dhe fine. Në mënyrën e saj enigmatike, ajo përfaqëson lindjen e perspektivës moderne mbi ekonominë, politikën dhe dashurinë.

Arkivat