UNIQA përmbyll blerjen e degëve të AXA-s në Poloni, në Republikën Çeke, dhe në Sllovaki, dhe rrjedhimisht, blerjen më të madhe në historinë e kompanisë.
- Tani UNIQA renditet mes top 5 Grupeve në Rajonin e EQL
- 5 milion klientë të rinj me 800 milionë euro prime
- Do të vazhdojë strategjia e suksesshme e brand-it në një të vetme
Në fillim të muajit shkurt, UNIQA shpalli blerjen e degëve të AXA-s në Poloni, në Republikën Çeke dhe në Sllovaki, subjekt e rregullatorëve dhe të miratimeve zyrtare.
Me një çmim blerjeje prej 1 miliardë euro, kjo është njëherësh, blerja më e madhe në historinë e ‘UNIQA Insurance Group AG’ (UNIQA) dhe blerja më e madhe deri më sot në industrinë e sigurimeve austriake në rajonin e EQL. Pas marrjes së të gjitha miratimeve të domosdoshme, ky transaksion është formalisht i mbyllur. Pavarësisht situatës sfiduese dhe kufizimit të udhëtimeve në fuqi, kjo mbyllja u zbatua brenda tetë muajve.
Fuqizimi i pozicionit të tregut në tregjet në rritje në EQL
Me këtë blerje, UNIQA fuqizoi pozicionin e saj në treg, në tregjet me rritje tejet konkurruese të EQL. Jo vetëm në Poloni, por gjithashtu në Republikën Çeke dhe në Sllovaki, Grupi UNIQA tani mban pozicionin e 5-të dhe, rrjedhimisht po rrit në mënyrë të qëndrueshme praninë e saj në treg dhe brand-in në të gjithë rajonin EQL. 5 milionë klientë të rinj me një volum primesh prej 800 milionë euro, kanë rritur bazën e klientëve të Grupit UNIQA në më shumë se sa 15 milionë.
“Ne kemi operuar me sukses në rajonin EQL për 20 vjet. Për ne, tregjet në rritje në Evropën Qëndrore dhe Lindore janë tregu ynë i dytë vendas. Me blerjen e kompanive të AXA-s, bizneset fitimprurëse të shitjeve me pakicë dhe përzierja e ekuilibruar e produkteve, përputhen përsosmërisht me strategjinë tonë afatgjatë të rritjes, dhe ne jemi tani një nga grupet lidere të sigurimeve në rajonin EQL,” ka komentuar Andreas Brandstetter, CEO i UNIQA Group.
Stabiliteti financiar i UNIQA – Blerje pa rritjen e kapitalit
Për këtë blerje nuk u kërkua asnjë rritje e kapitalit. Blerja u financua nga vetë fondet e kompanisë, si edhe nga lëshimi i një bondi/obligacioni 10 vjeçar me një volum prej 600 milionë euro.
Edhe pas blerjes, Grupi UNIQA vazhdon të jetë i mirëkapitalizuar. Renditja e Agjencisë nga ‘Standard & Poor’ është konfirmuar të jetë renditja “A-” për kredibilitetin afatgjatë dhe fuqinë financiare të UNIQA-s.
Pavarësisht COVID-19 – Fokusi mbi integrimin e shpejtë dhe rritjen e fitimeve
Pavarësisht krizës aktuale të COVID-19 dhe, faktit se, aktualisht kompanitë po punojnë së bashku kryesisht nëpërmjet medias dixhitale, fokusin mbi shkrirjen e shpejtë të kompanive vendore në një çati të përbashkët.
“Integrimi i kompniave të reja do të përfundohet shpejt. Ne kemi hartuar plane të detajuara të integruara në muajt e fundit dhe do t’i zbatojmë ato sa më shpejt që të jetë e mundur. Në përputhje me strategjinë tonë nën një brand të vetëm, ne do të fillojmë ri-brand-imin e kompanive të reja në muajt në vijim për të mirëpritur njëherësh, klientët dhe punonjësit në botën e UNIQA-s sa më shpejt që të jetë e mundur. Ne kemi gjithashtu kënaqësinë nga përftimi i ekspertizës dhe talenteve më të mira shtesë për të gjithë Grupin UNIQA nëpërmjet kësaj blerje. Së bashku me kolegët tanë të rinj, ne jemi tani duke filluar arritjen e rritjes potenciale shtesë në tregjet dhe rritjen e mëtejshme të fitimeve të UNIQA-s në rajonin e EQL,” ka komentuar Wolfgang Kindl, Anëtar i Bordit të Menaxhimit të Klientëve dhe të Tregjeve Ndërkombëtare të Grupit UNIQA.
UNIQA
Grupi UNIQA është një nga grupet lidere të sigurimit për tregjet e saj kyçe në Austri dhe në Evropën Qëndrore dhe Lindore. Rreth 21,300 punonjës dhe partnerë ekskluzivë shitjesh i shërbejnë rreth 15.5 milionë klientëve në 18 vende. UNIQA është grupi i dytë më i madh i sigurimeve në Austri, ku zë më shumë se sa 21 përqind të tregut. UNIQA operon në 15 tregje në rajonin në rritje të EQL në: Shqipëri, Bosnje dhe Hercegovinë, Bullgari, Kroaci, Çeki, Hungari, Kosovë, Mal të Zi, Maqedoninë Veriore, Poloni, Rumani, Rusi, Serbi, Sllovaki dhe Ukrainë. Grupi UNIQA përfshin gjithashtu kompanitë në Zvicër dhe Lihtejnshtajn.
Kerko ne SIGAL
Të Fundit
- 16 VJET UNIQA NË SHQIPËRI
- NJOFTIM PËR VEND TË LIRË PUNE NË POGRADEC / Specialist i Marrjes në Sigurim, Pogradec
- Udhëtimet gjatë festave të Marsit/ Me AutoSOS e TeleShëndet, mjekun dhe mekanikun kudo me vete
- NJOFTIM PËR VEND TË LIRË PUNE NË ELBASAN / Specialist i Marrjes në Sigurim produktet e Shëndetit, Elbasan
- 7-8 Marsi/ Tregoni dashurinë që keni për mësuesen, nënën, bashkëshorten dhe motrën me dhuratën e duhur. Ja propozimi ynë për ju
Arkivat
SIGAL UNIQA ju ofron paketa të ndryshme sigurimi për ...

Individe
Dëshironi të siguroni shëndetin, makinen apo pronën tuaj. Tani ju mund te blini siguracionin tuaj online.

Biznes Micro / SME
Të kesh një biznes të vogël apo të mesëm ka sfidat e veta ndaj në SIGAL UNIQA kemi ndërtuar paketa sigurimi për ju.

Korporate
Cdo biznes i cili ka xhiro vjetore mbi 250 milione lek te reja konsiderohet biznes V.I.P ose Biznes Korporate.