Lajme

UNIQA: Fitimet përpara tatimeve në tremujorin e parë 2022 të forta, në nivelet e mëprashme prej 112.8 milionë euro

Koha e leximit: 4 minuta

  • Rritja e fitimeve neto të konsoliduara me 19.0 për qind në 106.4 milionë euro
  • Raporti i kombinuar pas risigurimeve në 92.8 për qind
  • Primet e shkruara janë rritur me 4.3% në 1,859.3 milionë euro
  • Raporti i Aftësisë Paguese II në 208 për qind
  • Pamja e përgjithshme për të gjithë vitin: Stabilitet i vazhduar në biznesin kyç të marrjes në sigurim, luhatshmëri e lartë në tregjet e kapitalit për shkak të luftës së Rusisë kundër Ukrainës.

UNIQA Insurance Group AG (UNIQA) ka vazhduar me zhvillimin shumë të mirë të vitit 2021 në tremujorin e parë 2022. Rritja e primeve prej 4.3%, fitime neto të konsoliduara prej 106.4 milionë euro dhe të ardhura nga investimet prej 169.6 milionë euro, tregojnë mbi momentumin pozitiv të vazhduar në performancën e biznesit në tremujorin e parë 2022.

Duke qenë se, biznesi i sigurimeve ka treguar fleksibilitet të lartë gjatë pandemisë, Grupi vazhdon të vlerësojë zhvillimin e mëtejshëm në biznesin kyç të marrjes në sigurim si të qëndrueshëm dhe vazhdon të presë rritje të vazhdueshme në volumin e primeve për vitin 2022. “Aktualisht ajo që shtrihet brenda përgjegjësisë sonë po vazhdon sipas planit. Ajo që është përtej kontrollit tonë, të tilla si pasojat afatgjata të luftës shkatërruese të Rusisë me agresionin e saj kundër Ukrainës, ne po përpiqemi të menaxhojmë në mënyrën më të mirë të mundshme,” thotë Andreas Brandstetter, CEO i UNIQA Insurance Group. Si pasojë e akteve të luftës, Grupi UNIQA në shkurt vendosi të ndalonte të gjitha investimet në tregun rus të sigurimeve. Aktualisht, Grupi po rishikon të gjitha opsionet për të ardhmen në tregun rus të sigurimeve, duke përfshirë edhe atë të daljes totale.

Me fillimin e luftës në Ukrainë dhe sanksionet kundër Rusisë që erdhën si pasojë e kësaj, kishte pasiguri të konsiderueshme dhe rrëmujë në tregjet e kapitalit. Në shifrat e pblikuara nga UNIQA në tremujorin e parë 2022, zhivillimet negative të tregut reflektohen tek kapitali, por humbjet nga dëmtimet mbi investimet e lëshuesve ukrainas apo rus nuk njihen tek fitimet apo humbjet. UNIQA do të rivlerësojë situatën për raportin financiar të gjysmëvitit që do të përgatitet deri më 30 qershor 2022. Pamja e përgjithshme për vitin si një të tërë është subjekt i pasigurive të konsiderueshme për shkak të pasojave të kësaj lufte, veçanërisht në fushën e investimeve, pandemisë, zhvillimeve të inflacionit dhe reagimeve të lidhura me bankat qëndrore.

Si një sigurues, UNIQA është veçanërisht e vetëdijshme për rreziqet dhe efektet e ndryshimeve klimatike. Përveç rritjes së fatkeqësive natyrore, rritja e çcmimeve të energjisë elektrike dhe ndërprerjet e zinxhirit të furnizimit për materialet bruto tregojnë mbi urgjencën e transformimeve të gjelbra. Qëllimi i qartë i strategjisë së qëndrueshmërisë së UNIQA është që ta bëjë mbrojtjen e klimës pjesë të biznesit kyç, për të formësuar qëllimet e kompanisë në një linjë me targetin e 1.5 gradë të Marrëveshjes së Parisit dhe për të zbatuar në mënyrë të vazhdueshme masat e përshtatshme. Fokusi i UNIQA është tek fushat kyçe të investimeve, marrja në sigurim, menaxhimi operacional dhe konsultimet. Pas bashkimit me Aleancan Globale të Pronarëve të Aseteve Net Zero, UNIQA në Austri ka qenë gjithashtu një anëtare themeluese e Aleancës së Financave të Gjelbra e ndërmarrë nga Ministria Federale për Mbrojtjen e Klimës, Mjedisin, Energjinë, Lëvizshmërinë, Inovacionin dhe Teknologjinë që në maj 2022.

Primet totale të shkruara nga Grupi UNIQA (duke përfshirë pjesën e kursimeve) janë rritur me 4.3 për qind në 1,859.3 milionë euro në tremujorin e parë 2022. Primet e shkruara nga segmenti i UNIQA Austri u rrit me 3.9 për qind në 1,197.1 milionë euro në tremujorin e parë 2022. Në segmentin e UNIQA Ndërkombëtare, primet e shkruara u rritën me 5.6 për qind në 662.2 milionë euro. Kjo rritje në prime në tremujorin e parë 2022 kontraston me një rritje më të ulët të shumës totale të përfitimeve të mbajtura të sigurimeve të Grupit UNIQA prej 3.8 për qind në 1,063.1 milionë euro. Raporti i kombinuar pas risigurimeve qëndroi në një nivel shumë të mirë prej 92.8 për qind për shkak të një rritjeje të lehtë të raportit të kosotve në sigurimet e pasurisë dhe aksidenteve.

Arkivat

SIGAL UNIQA ju ofron paketa të ndryshme sigurimi për ...

Individe

Dëshironi të siguroni shëndetin, makinen apo pronën tuaj. Tani ju mund te blini siguracionin tuaj online.

Lexo më shumë

pr_interpr_s213_t1067_i1632

Biznes Micro / SME

Të kesh një biznes të vogël apo të mesëm ka sfidat e veta ndaj në SIGAL UNIQA kemi ndërtuar paketa sigurimi për ju.

Lexo më shumë

despre-cariere-small_s44_t494_i491_s213_t1065_i1618

Korporate

Cdo biznes i cili ka xhiro vjetore mbi 250 milione lek te reja konsiderohet biznes V.I.P ose Biznes Korporate.

Lexo më shumë