UDHËZUES PËR UDHËTIMIN NË KOHËN E PANDEMISË COVID-19
Udhëtimet rrisin mundësinë e infektimit dh të përhapjes së COVID-19. Qëndrimi në shtëpi është masa më e mirë për të mbrojtur veten dhe të tjerët nga COVID-19. Ju mund të infektoheni me COVID-19 gjatë udhëtimit tuaj. Ju mund të ndjeheni mirë dhe të mos keni asnjë simptomë, por ju ende mund ta përhapni COVID-19 tek të tjerët. Ju dhe shoqëruesit tuaj të udhëtimit (duke përfshirë edhe fëmijët) mund ta përhapni COVID-19 tek njerëzit e tjerë, duke përfshirë familjen, miqtë tuaj, dhe komunitetin për 14 ditë pas ekspozimit tuaj ndaj COVID-19. Mos udhëtoni nëse jeni të sëmurë apo nëse keni afër një personi që ka qenë i infektuar me COVID-19 në 14 ditët e fundit. Mos udhëtoni me një person që është i sëmurë.
Përpara udhëtimit
Përpara se të udhëtoni, ju duhet të shqyrtoni me kujdes:
- A po përhapet COVID-19 në destinacionin tuaj?
- Sa më shumë raste që të ketë në destinacionin tuaj, aq më shumë të ngjarë ka që ju të infektoheni gjatë udhëtimit dhe që më pas ta përhapni virusin tek njerëzit e tjerë kur të ktheheni.
- Kontrolloni të dhënat shtetërore të raportimit të rasteve në 7 ditët e fundit.
- A jetoni ju me dikë që mund të jetë në rrezik të lartë për shkak të sëmundjeve të tjera që ata mund të kenë nga COVID-19?
- Nëse infektoheni gjatë udhëtimit, ju mund ta përhapni virusin tek të dashurit tuaj kur të ktheheni, edhe nëse ju vet nuk keni simptoma.
- A jeni ju vet të rrezikuar nga sëmundje të tjera të rënda, të cilat mund të përkeqësohen për shkak të COVID-19?
- Çdo njeri mund të sëmuret nga sëmundjet që shkakton virusi COVID-19, por të moshuarit dhe çdo njeri i një moshe të caktuar që vuan nga kushte të caktuara mjekësore, është i/e rrezikuar nga COVID-19.
- A ka destinacioni juaj kufizime apo kërkesa që duhet të zbatohen nga udhëtarët?
Nëse do të udhëtoni
Gjatë udhëtimit tuaj, kujdesuni që të mbroni veten dhe të tjerët nga COVID-19:
- Mbani një maskë për të mbajtur gojën dhe hundën tuaj të mbuluara në vendet publike.
- Shmangni kontaktin e ngushtë me njerëz të tjerë, duke qëndruar të paktën 2 metra larg nga kushdo që nuk është nga familja juaj.
- Lani duart shpesh ose përdorni dezifektant (me të paktën 60% alkool).
- Shmangni kontaktin me këdo që është i/e sëmurë.
- Shmangni prekjen e syve, të hundës dhe të gojës.
Kujdesi ndaj llojeve të udhëtimeve
Aeroportet, stacionet e autobuzëve, dhe vendet për t’u shplodhur janë që të gjitha vende ndaj të cilave ekspozohen udhëtarët ndaj virusit në ajër apo në sipërfaqe. Këto janë gjithashtu vende ku mund të jetë e vështirë të ruash distancën sociale. Në përgjithësi, sa më gjatë që të jeni afër një personi me COVID-19, aq më të larta janë mundësitë që ju të infektoheni.
Udhëtimi nga ajri
Udhëtimi nga ajri do të thotë një kohë më e gjatë qëndrimi në linjat e kontrolleve të sigurisë dhe në terminalet e aeroporteve, të cilat ju vendosin në kontakt të afërt me njerëzit e tjerë, si edhe me rritjen e shpeshtësisë së prekjes së sipërfaqeve të ndryshme. Shumica e viruseve dhe mikrobeve të tjera nuk përhapen lehtësisht gjatë fluturimeve për shkak të mënyrës së si qarkullon ajri dhe filtrimit të tij në aeroplane. Megjithatë, distancimi social është i vështirë në fluturimet e populluara, dhe ulja 2 metra larg njerëzve të tjerë, nodnjëherë për orë të tëra, këto rrisin rrezikun e infektimit nga COVID-19. Gjithashtu, duhet të shqyrtoni me kujdes mënyrën tuaj të udhëtimit për në dhe nga aeroporti, duke qenë se transporti publik, dhe ndarja e udhëtimit me të tjerë, gjithashtu rrisin mundësitë e ekspozimit ndaj virusit.
Udhëtimi me autobuz apo me tren
Udhëtimi në autobuz dhe në trena për çdo gjatësi kohore mund të përfshijë uljen apo qëndrimin shumë afër me njerëzit e tjerë, të cilët mund të rrisin rrezikun e infektimit me COVID-19. Nëse ju zgjidhni që të udhëtoni me autobuz apo me tren, mësoni se si të mbroni veten nëse do të përdorni transportin publik.
Udhëtimi me makinë
Ndalesat me makinë në stacionet e karburanteve për karburant, ushqim apo për të shkuar në tualet, do të thotë që ju dhe shoqëruesit tuaj të udhëtimit do të jeni në kontakt me njerëz të tjerë dhe që do të prekni sipërfaqe të ndryshme më shpesh.
Si po veprojnë kompanitë për mbrojtjen e klientëve nga COVID-19?
Gjatë planifikimit të një udhëtimi, kontrolloni faqet e internetit të kompanive për të mësuar se çfarë po bëjnë ato për mbrojtjen e klientëve nga COVID-19. Gjërat që duhet të kontrolloni përfshijnë:
- Kërkesa që njerëzit duhet të mbajnë një maskë
- Promovimi i distancimit social
- Përdorimi i rezervimeve dhe të ‘check-in’ online
- Përdorimi i metodave të pagesës online dhe jo ballë për ballë
- Përforcimi i procedurave të pastrimit
Këshilla për të shmangur infektimin me dhe përhapjen e COVID-19 në situata të zakonshme udhëtimi:
Në publik:
- Mbani një maskë në vendet publike.
- Qëndroni të paktën 2 metra larg nga kushdo që nuk është nga familja juaj.
Në tualete dhe në vendet e shplodhjeve:
- Lani duart me sapu dhe me ujë të paktën për 20 sekonda pas përdorimit të tualetit dhe pasi keni qenë në një vend publik.
- Nëse nuk keni ujë apo sapu, përdorini një dezinfektant që përmban të paktën 60% alkool. Mbuloni të gjitha supërfaqet e duarve tuaja dhe fërkojini ato deri sa të jenë tharë.
Në stacionet e furnizimit me karburant:
- Përdorni peceta me dezifektant për dorezat në stacionet e karburanteve përpara se t’i prekni ato (nëse janët të disponueshme).
- Pas furnizimit, përdorni një dezifektant me të paktën 60% alkool. Kur të mbërrini në destinacionin tuaj, lani duart me sapu dhe ujë për të paktën 20 sekonda.
Në hotele dhe vendet e akomodimit:
- Lexoni këshillat për qëndrimin me fjetje për udhëtimin tuaj.
Në vendet e ndalimit për ushqim:
- Opsioni më i sigurt është që të merrni me vete ushqimin të përgatitur nga ju. Nëse nuk keni marrë ushqim me vete, përdorni porositjen e ushqimeve të paketuara.
Paraprijini nevojave tuaja të udhëtimit
- Merrni me vete një maskë për ta vendosur në vendet publike.
- Mbani me vete një dezifektant me të paktën 60% alkool. Mbajeni këtë sa më afër vetes që të jetë e mundur.
- Merrni me vete mjaftueshëm nga medikametet që përdorni për t’i pasur me vete gjatë gjithë udhëtimit tuaj.
Kontrolloni kufizimet vendeve mbi udhëtimet
Qeveritë qëndrore dhe ato vendore mund të kenë përcaktuar tashmë kufizimet lidhur me udhëtimet, duke përfshirë kërkesat e testimit, urdhrat për të qëndruar në shtëpi, dhe kërkesat e karantinimit pas mbërritjes suaj. Për informacionin e përditësuar dhe udhëzimet e udhëtimit, kontrolloni informacionin e publikuar nga institucionet shëndetësore të vendit të destinacionit tuaj. Përgatituni që të jeni fleksibël gjatë udhëtimit, duke qenë se kufizimet dhe politikat për t’u zbatuar mund të ndryshojnë gjatë udhëtimit tuaj.
Aktivitetet me rrezik të lartë
Disa lloje udhëtimi dhe aktivitetesh mund të përbëjnë një rrezik më të lartë për ekspozimin ndaj COVID-19 (shikoni më poshtë listën). Nëse ju keni marrë pjesë në aktivitete me rrezik të lartë apo mendoni se, mund të jeni ekspozuar përpara apo gjatë udhëtimit tuaj, merrni masa shtesë (përveç atyre të renditura më sipër) për të mbrojtur të tjerët për 14 ditë pas mbërritjes suaj.
- Qëndroni në shtëpi sa më shumë që të jetë e mundur.
- Shmangni qëndrimin afër njerëzve që mund të jenë në rrezik më të lartë për shkak të sëmundjeve të tjera të rënda nga COVID-19.
- Shqyrtoni mundësinë e testimit për COVID-19.
Cilat aktivitete konsiderohen me rrezik të lartë?
- Të qenit në një vend që po kalon nivele të larta të infektimit me COVID-19, kontrolloni Njoftimet e Shëndetit në Udhëtim për rekomandimet për vendet ku keni udhëtuar.
- Të shkuarit në vendet ku ka grumbullime të mëdha sociale, si në një martesë, varrim apo festë.
- Pjesëmarrja në grumbullime masive, si në një event sportiv, koncert apo paradë.
- Qëndrimi në turma njerëzish, për shembull, në restorante, bare, aeroporte, autobuzë dhe stacione treni, apo në kinema, teatër etj.
- Udhëtimi me anije.
Nëse e dini që keni qenë të ekspozuar ndaj dikujt me COVID-19, shtyjeni udhëtimin tuaj për më vonë. Nëse keni ndonjë simptomë të COVID-19, telefononi në numrin 127 për të mësuar se si të veproni më tej.
Çfarë ofron SIGAL UNIQA?
Në një kohë ku COVID19 është kudo dhe, në rast se, sëmureni nga ky virus me rrezik për jetën, SIGAL UNIQA sjell e para në tregun shqiptar PAKETËN E SIGURIMIT TË SHËNDETIT DHE TË JETËS ANTI-COVID19 për të përballuar së bashku këtë betejë shëndetësore.
➡KU MUND TA BLINI KËTË PAKETË?
- ✅Në zyrat e SIGAL UNIQA në të gjithë SHQIPËRINË, KOSOVËN dhe MAQEDONINË E VERIUT
OSE,
- ✅Aplikoni online për çdo anëtar të familjes
- ✅Prisni aprovimin dhe linkun e pagesës
- ✅Polica 1 vjeçare e sigurimit do të dërgohet me e-mail dhe do të ketë datë fillimi 15 ditë pas pagesë së primit
JEMI KËTU PËR TË PËRBALLUAR SË BASHKU ÇDO BETEJË PËR DIJEN DHE JETËN!
➡PLOTËSO FORMULARIN për paketën COVID-19 dhe POROSIT ONLINE?:
https://sigal.com.al/shendet-dhe-aksidente/sigurimi-privat-i-shendetit/sigurohu-nga-covid-19/
Kerko ne SIGAL
Të Fundit
- “Sigurimet ndihmojnë në krijimin e një qytetari të pavarur, të lirë e të qetë”
- Në Shqipëri për festat e fundvitit? Kombinimi “Polica Kufitare + Autosos”, zgjidhja më e mirë për pushime të qeta
- VIDEO/ Blini online çdo siguracion që ju duhet, si Fjoralba
- Festa të bukura, në një shtëpi të siguruar
- “Karton Jeshil + Asistencë Rrugore”/ Shëtit botën pa shqetësime me SIGAL
Arkivat
SIGAL UNIQA ju ofron paketa të ndryshme sigurimi për ...
Individe
Dëshironi të siguroni shëndetin, makinen apo pronën tuaj. Tani ju mund te blini siguracionin tuaj online.
Biznes Micro / SME
Të kesh një biznes të vogël apo të mesëm ka sfidat e veta ndaj në SIGAL UNIQA kemi ndërtuar paketa sigurimi për ju.
Korporate
Cdo biznes i cili ka xhiro vjetore mbi 250 milione lek te reja konsiderohet biznes V.I.P ose Biznes Korporate.