Të gjendur në rrugë, udhëtarët do të jenë në gjendje të identifikojnë menjëherë pikat që janë në interesin e tyre rreth vendit ku ata ndodhen duke përdorur syze, lente kontakti elektrike ose pajisje elektronike të mbajtura në dorë dhe që do të jenë të pajisura me realitet të zmadhuar. Përvoja e turistëve në rrugët e viteve 2040 do të ofrohet nga rrjete ‘wireless-i’ me shpejtësi ultra të lartë dhe nga një teknologji jashtëzakonisht të pasur.
Realiteti i zmadhuar, është një teknologji dixhitale, e cila ndryshon perceptimin e një personi lidhur me mjedisin e tyre rrethues fizik kur ai mjedis shikohet nga një pajisje e veçantë. Kjo teknologji ngjan me realitetin virtual, por realiteti i zmadhuar nuk e zëvendëson mjedisin e botës së vërtetë, por e përplotëson atë duke shtuar disa përbërës të tjerë dixhital.
Në një mjedis rruge, ndërsa një udhëtar shikon një restorant, emri dhe përshkrimi i tij do të dalë përpara syve të tyre nëpërmjet syzeve apo pajisjeve të tjera të disponueshme. Nëse turisti dëshiron, është gjithashtu e mundur që ai të shikojë gjithashtu edhe menutë dhe çmimet e atij restoranti.
Informacioni që do t’i ofrohet udhëtarëve dhe përdoruesve të tjerë të realitetit të zmadhuar vijnë nga interneti dhe nga interneti i gjërave në atë vend lokal ku ata kanë shkuar, nga sistemi global i pozicionimit (GPS-i) dhe nga shërbime lokale të rrjetit të celularëve.
Në vendet e interesit, realitet i zmadhuar do të ofrojë gjithashtu përshkrimin dhe historinë e monumenteve dhe të muzeve, të kishave dhe të vendeve të tjera me interes kulturor. Këto sisteme të realitetit të zmadhuar gjithashtu mund të identifikojnë dhe përshkruajnë objekte, vepra arti dhe ekspozita të tjera.
Udhëtarët e viteve 2040, do të jenë gjithashtu në gjendje që të kuptojnë menjëherë gjuhët e folura rreth tyre.
Shumë nga udhëtarët e së sotshmes mund të flasin vetëm gjuhën e tyre amtare dhe bëhen nervoz kur vizitojnë destinacione të huaja ku zotërimi i gjuhës së tyre mund t’i shkaktojëatyre vështirësi. Deri në vitin 2040, kjo pengesë nuk do të ekzistojë më, duke qenë se pajisjet e mbajtura në vesh dhe me ‘wireless’ me kosto të ulët do të ofrojnë përkthim të menjëhershëm ndërmjet të gjitha gjuhëve kryesore të botës.
Kjo aftësi për të folur gjuhët e vendit në kohë reale do të jetë një nga përparimet kryesore në përvojat e udhëtimeve dhe të turistëve të cilat me shumë gjasë do ta rrisin kërkesën për udhëtime.
Kerko ne SIGAL
Të Fundit
- “Bankat të forcojnë sigurinë kibernetike”/ Produkti unik nga SIGAL UNIQA dhe çfarë ofron ai
- Pse është i rëndësishëm Sigurimi i Shtëpisë
- Këshilla për parandalimin e Kancerit të Gjirit: Si të kujdesemi për shëndetin tonë
- Keni vendosur të studioni jashtë Shqipërisë? SIGAL UNIQA, mbrojtja e duhur shëndetësore për çdo student shqiptar
- Si të kujdeseni për shëndetin gjatë ditëve vjeshtës dhe periudhës së virozave